Një letër ‘tres urgent’

0
2423
Marjan Berishaj

25 qershor 2018

Ne mbremje vone, pas nje pune te gjate dhe sterlodhese ne ndriçimin e ngjarjes së rende sportive te konsumuar midis kombetares zvicerane dhe serbe, ne recepcionin e hotelit Gianni Infantino, kryetari i FIFA-es, mori korrespondencen e dites.

Pa shkuar ne dhome, shpejt e shpejt ne ashensor u hodhi nje sy zarfave dhe syri e dora e tij ndaluan mbi nje zarf te verdhe ne te cilin me shkronja te trasha ishte shkruar TRES URGENT!

E hapi zarfin. Ishte leter personale nga me i fameshmi ornitolog francez, Monsieur Piaf.

Letra e gjate fillonte me kortezite e pershtatshme drejtuar lartmadherise se tij dhe organizates qe drejton. Automatikisht shikimi i tij kaloi në fjalet e nenvizuara me flowmaster te kuq ku shkruhej qarte: “Nuk kemi te bejme me shpendin shqiponje (Aquila chrysaetos), por me shpendin HUT (Bubo bubo), shume i ngjajshem me shqiponjen”… pastaj me tej shkruhej se shqiponjat nuk largohen nga folete e tyre edhe nese u prishen krejt…

Sapo hyri ne dhome u fut ne banjo ku e dinte me siguri se ndodhej koshi i plehrave. E beri cope e grime letren dhe ne vend te shportes se berdhogut ne momentin e fundit nderroi mendje dhe e hodhi ne toalatin e shurres…

Kur u kthye ne dhomen e dites, peshertiu thelle: “Eshte shume e habitshme se sot insani me pare lexon lajme te rrejshme (fake news) sesa te verteta”. Hapi frigoriferin dhe sosi permbajtjen e shishes se fundit te Standardit Rus.

Marjan Berishaj