Nexhmije Hoxha dhe Sabiha Kasimati, “koeçidenca” e vdekjes në një ditë

0
557
Sabiha Kasimati

Nga Mirela Kumbaro

Sot është 2️⃣6️⃣ shkurt 2020.

Kronikat e lajmeve lajmëruan me bujë vdekjen e një gruaje 99 vjeçare.

Nuk më intereson fundi biologjik i gruas 99 vjeçare.

👉🏻Por vazhdon më trondit fakti që jeta dhe vepra e saj publike ishin një copë thelbësore e historisë më të zezë, që ka jetuar shoqëria shqiptare. Copë të cilën e mbartim në një mënyrë a në një tjetër. Copë me të cilën ende s’i kemi bërë përfundimisht hesapet, të cilës ende s’ia kemi shkruar historinë.

Copë që për t’u kthjelluar do të kërkojë shumë vite të gjata komunikimi, rrëfimi, dokumentimi. Ky i fundit sapo ka filluar, – kam parasysh këtu dokumentimin sistemik, të organizuar, të institucionalizuar, dhe jo atë që del me mballoma të sajuara në kopertina gazetash me foto gazmore të diktatorit pa pikë përgjegjësie editoriale për mesazhet që përcjell te të rinjtë apo për lëndimin që u bën viktimave të komunizmit.

👉🏻Gruaja 99 vjeçare i jetoi vitet e veta dhe e pa se si në shoqërinë që po ndërtojmë, nuk të vrasin për idetë e ndryshme politike. Dhe paturpësisht e plot cinizëm nuk reagoi asnjëherë për mijëra të burgosurit e të vrarët për idetë e tyre edhe thjesht estetikisht të ndryshme.

👉🏻Në të njëjtën ditë si sot, 2️⃣6️⃣ shkurt të vitit 1951, një grua tjetër, një libohovite e mençur dhe e bukur, një nga shkencëtaret e para shqiptare, #SabihaKasimati, u pushkatua në moshën 3️⃣9️⃣ vjeçare nga regjimi që ngriti e kontribuoi deri në zemër të tij gruaja 99 vjeçare.

❗️Disa shifra këto, për të treguar se sa Historia është e padrejtë, por edhe se jeta të lë ca shenja rastësore, për të na kujtuar mësimin e Historisë që ende nuk është shkruar!

👉🏻Kjo gruaja vdiq. Por e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo ende as nuk ka kaluar.

📸Në foto: Sabiha Kasimati, marre nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.