NËNËLOKE

0
612

Zymer Mehani

(Nënës Nazife, që e lindi dhe e rriti dëshmorin e kombit, Abedin Rexha-SANDOKANIN)

Nënë bujare
Nënëloke
Rrofsh sa malet
E kësaj toke
Ti që linde
Uraganin
Me shtatë zemra
SANDOKANIN
T’falem, nëno
Nënë e mbarë
Ty që linde
Legjendar
Zemërtrimin
SANDOKAN
Lavë tërmeti
Uragan
Nënë Nazife…
Rrofsh sa malet
Zemra ime
Të përfalet
Që mëkove
Djalë më t’mirin
Abedinin-
Xhevahirin
Kur atdheu
Ish n’mugëtirë
Asokohe
Të vështirë
SANDOKANI
Lidhi besën
Me Ademin
T’bëjë qëndresën
Me Zahirin
Dhe Luanin
E Shkëlzenin
Edmond djalin
S’u zmbraps trimi
S’u frikua
-Si e ka emrin
As më thua
-Ia thonë emrin
Abedin Rexha…
Do t’kujtohet
Nëpër breza
Nënë Nazife,,,
Nënëloke
Zonjë e rëndë
E kësaj toke
N’gjirin tënd
Mëkove birin
SANDOKANIN
Më të mirin
T’puthsha, nëno
Rrudhat e ballit
Ato duar
Shqipe e malit
Ty, që e rrite
SANDOKANIN
Liriasin-
Uraganin
Rrofsh sa malet
Nënëloke
Ti që rrite
Trim Epoke


JETA…

Ti, jetë –
Tren i gabuar
E unë –
udhëtari yt
Jo, s’kam frikë
Të ulem
Në kupetë e tua
Edhe pse s’e di
Ku(r) duhet të zbres