Nënë Tereza – rrënjët e një shenjtoreje

0
778
Mother Theresa - Calcutta, 1965

Nënë Tereza e Kalkutës, fotografuar në 1965
Foto: PA

nga Gëzim Alpion, THE TABLET, 06 Gusht 2020

Nënë Tereza ishte gjithmonë e qartë për identitetin e saj si një Katolike Romake me origjinë shqiptare. Por heshtja e saj e afërt për familjen dhe jetën private ishte pjesërisht për të bllokuar një kujtim të dhimbshëm

“Për nga gjaku dhe origjina jam e gjitha shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam një murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas tërë botës. Sa për zemrën time, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit.”

Fjalimi i Nënë Terezës para mediave botërore në Oslo, pasi ajo kishte fituar çmimin Nobel për Paqen në Dhjetor 1979, ishte një njohje e rrallë për prejardhjen e saj etnike. Në librin e tij për të, Malcom Muggeridge me nxitim përfundoi se “të përkushtuarit plotësisht si Nënë Tereza nuk kanë biografi” sepse “duke folur biografikisht, asgjë nuk u ndodh atyre“.

Vetë Nënë Tereza është pjesërisht përgjegjëse për trajtimin sipërfaqësor të prejardhjes së saj në shumë nga biografitë e saj. Disa kanë argumentuar se qëndrimi i saj i përjetshëm për atë që ajo do t’i quante “çështje private” ishte thjesht, sepse ajo dëshironte t’ia atribuonte arritjet e saj vetëm Zotit, dhe të largonte vëmendjen nga vetja dhe historia e saj ndaj atyre që kishin më shumë rëndësi për të: të varfërit.

Fëmijëra e humbur e Nënë Terezës – Gëzim Alpion

Por ka më shumë histori se çfarë e shtyu një vajzë të re shqiptare nga Shkupi të bëhej një nga ikonat shpirtërore dhe humanitare më të dashura dhe më të debatuara më së shumti të kohërave moderne, sesa amnezia e vetë-imponuar.

Ndërsa Nënë Tereza – e kanonizuar në 4 Shtator 2016 – nuk ishte në dijeni të disa gjërave për rrënjët e saj, të gjitha indikacionet janë se ajo ishte një shqiptare krenare, megjithëse e heshtur. Por identiteti i saj kryesor ishte “i krishterë” dhe ajo e kuptoi këtë identitet jo si ekskluzivist apo përçarës, por si gjithëpërfshirës dhe harmonik. Për të, secili person është i dashur nga Zoti, është i çmuar dhe është me dinjitet të barabartë. Kjo ishte kategoria e vetme e “personit”, që ajo mendonte se i përkiste vërtetë.

Shkrimi vazhdon në THE TABLET