Nën hijen e islamofobisë

1
437
No musulmans

Janusz Bugajski, 22 shkurt 2020

Islamofobia është thellësisht e rrënjosur në Bashkimin Evropian dhe mund t’ia ketë kaluar edhe antisemitizmit si forma mbizotëruese e racizmit në shekullin XXI. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit me popullsi myslimane janë kthyer në viktima të këtij paragjykimi të manipuluar nga politika.

Në zhargonin psikologjik “fobitë” janë frikëra të paarsyeshme ose ankthe për situata të veçanta, siç janë lartësitë dhe vendet e mbyllura, ose organizmat, përfshirë merimangat dhe gjarpërinjtë. Kur këto (fobitë) iu vihen përballë individëve, ata bëhen konfliktuale, ndërsa në rastet kur grupe të tëra njerëzish vihen përballë tyre, ata kthehen në racistë të rrezikshëm.

Fobitë antinjerëzore mund të vënë në lëvizje mekanizma mbrojtëse siç janë ostrakizmi (përjashtimi shoqëror), diskriminimi dhe përjashtimi (individual), dhe të cilët në disa raste përfundojnë në dhunë të hapur ndaj grupit të shënjestruar. Një frikë e tillë ushqehet nga injoranca, idetë thjeshtëzuese dhe mendimi kolektivist, që të gjithë njerëzit e bardhë ose të gjithë të krishterët kanë të njëjtat karakteristika, ashtu edhe si të gjithë jo të bardhët apo muslimanët.

Radikalët e majtë dhe të djathtë e kanë stimuluar frikën kolektive që të dëbojnë ose eliminojnë kombe të tëra. Hitleri dhe Stalini kanë qenë praktikuesit kryesorë të politikës së fobisë në shekullin e 20-të, dhe Millosheviqi zbatoi metodat e tyre për të shënjestruar myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët e Kosovës. Në kohët e tashme, sistemi arsimor publik në shtetet e BE-së nuk ka arritur të kundërshtojë vijimin e mentalitetit racist primitiv, i cili nuk merr parasysh individualitetin (e personit) dhe identitetet e tjera që i kapërcejnë ndasitë.

Islamofobia e ditëve tona në Bashkimin Evropian bazohet në të paktën katër frika kryesore – frika nga muslimanizimi, frika nga zhdukja kulturore, frika nga zëvendësimi dhe frika nga terrorizmi. Të katra janë shfrytëzuar jo vetëm nga partitë e skajeve dhe ekstremistët, por edhe nga liderët kombëtarë, për të fituar popullaritet.

Nocioni i një Europe të krishterë mbetet mbizotërues në BE, përkundër faktit se shumica e qytetarëve ose janë jobesimtarë ose i përmbahen vetëm nominalisht ndonjë sekti të krishterë. Krishterimi Europian ashtu si Islami Europian është kryesisht laik. Sidoqoftë, ekziston një besim i fortë se Krishterimi është një themel i demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe se Islami nuk i respekton këto vlera. Provat historike se demokracia dhe barazia triumfuan në Europë shpesh duke kundërshtuar mësimet e Kishave Katolike dhe Ortodokse është harruar.

BE shfaq një mungesë të habitshme njohurish mbi Islamin e Ballkanit. Në veçanti, shumica e popullsive të Europës Perëndimore nuk janë të vetëdijshëm se feja midis shqiptarëve ose boshnjakëve nuk është një burim ndarjeje, dogmash dhe shkatërrimi, në dallim nga shumë prej rivaliteteve historike ndër-krishtere në Europë. Të gjitha, Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksia janë pranuar në Shqipëri në mënyrë tradicionale dhe jo duke u imponuar me forcë.

Frika prej myslimanizmit nga një shoqëri laike si ajo shqiptare do të ishte komike, përveç (faktit) se ajo përforcon paragjykimet e tjera. Ideja që shumica e muslimanëve i binden ligjit të Sheriatit, nuk respektojnë vlerat demokratike dhe shtypin gratë e tyre nxisin frikën e përhapur të intolerancës në rritje dhe madje atë të zhdukjes kulturore. Politikanë të ndryshëm përfitojnë nga këto ankthe të popullit, duke pretenduar se ata thjesht mbrojnë demokracinë, sekularizmin dhe liberalizmin. Paragjykime të tilla të rrënjosura thellë shpjegojnë pjesërisht deklaratat dhe politikat e liderëve të shtetit, si ato të presidentit francez Emmanuel Macron.

Edhe më e tmerrshme për disa popuj të BE-së është frika e zëvendësimit, një teori e përhapur nga ksenofobët dhe racistët ultra të djathtë. Teoria e Zëvendësimit të Madh në Francë u bë fillimisht e famshme nga autori Renaud Camus, i cili pretendonte se njerëzit e bardhë do të zëvendësoheshin gradualisht nga të huajt, qofshin ata afrikanët e zinj, muslimanët apo aziatikët. Ky proces presupozohet se drejtohet nga elitat liberale globale, të cilat manipulojnë emigracionin për të qëndruar në pushtet.

Teoria e zëvendësimit është gjithashtu e përfshirë në teorinë e komplotit “gjenocidi i bardhë”. Sipas kësaj skeme djallëzore, indigjenët e Europës presupozohet se do të zëvendësohen për shkak të rënies së nivelit të tyre të lindjeve, të nxitur nga mbështetja liberale për abortin dhe planifikimin familjar, si dhe niveli i lartë i lindjeve në mesin e një numri në rritje të emigrantëve. Kjo teori ka pasur jehonë të madhe në mesin e partive të ekstremit të djathtë dhe politikanëve populistë në BE dhe në SHBA. Millosheviqi ishte një nga të parët që trumbetoi një ide të tillë, kur ai pretendoi se liderët shqiptarë kishin një plan të qëllimshëm për të pasur më shumë fëmijë dhe për të shtënë në dorë tokat serbe.

Frika e katërt kryesore e sajuar nga ksenofobët është ajo e terrorizmit. Në të vërtetë, vetë fjala është kthyer pothuajse në sinonimin e besimtarëve islamikë në mendjen e shumë europianëve. Pas vite bombardimesh dhe sulme të tjera nga xhihadistët selefistë në një numër qytetesh të BE-së, është e lehtë të shkaktosh armiqësi duke i përshkruar emigrantët nga vendet me shumicë myslimane si terroristë të mundshëm. Në të vërtetë, Presidenti Donald Trump ka përdorur po të njëjtën gjuhë provokuese teksa kërkonte të kufizonte emigracionin nga Amerika Latine, dhe i apeloi amerikanëve që kanë frikë nga emigrantët.


Dita 57, Albania

IN THE SHADOW OF ISLAMOPHOBIA

Janusz BugajskiJanusz Bugajski, 21 February 2020

Islamophobia is deeply rooted in the European Union and may have surpassed anti-Semitism as the predominant form of 21st century racism. Albania and other Balkan countries with Muslim populations have become the victims of this politically-manipulated prejudice.

In psychological jargon “phobias” are irrational fears or anxieties over particular situations, such as heights and closed spaces, or organisms, including spiders and snakes. When such phobias are projected on to individuals they become conflictive, and when they are projected on to entire groups of people they become dangerously racist.

Anti-human phobias can trigger defensive mechanisms such as ostracism, discrimination, and exclusion, and in some cases result in outright violence against the targeted group. Such fear feeds on ignorance, simplistic ideas, and collectivist thinking that all white people or all Christians share the same characteristics, as do all non-whites or Muslims.

Leftist and rightist radicals have fanned collective fear to expel or eliminate entire nations. Hitler and Stalin were the main practitioners of phobia politics in the 20th century, and Milosevic applied their methods to target the Bosniak Muslims and Kosova Albanians. In the current era, the public education system in EU states has failed to counter the persistence of this primitive racist mindset, in which individuality and other crisscrossing identities are ignored.

Modern day Islamophobia in the European Union is based on at least four major fears – fear of Muslimization, fear of cultural extinction, fear of replacement, and fear of terrorism. All four are exploited not only by fringe parties and extremists but also by national leaders in order to gain popularity.

The notion of a Christian Europe remains pervasive in the EU, despite the fact that a majority of citizens are either non-believers or only nominally adhere to any Christian denomination. European Christianity like European Islam is predominantly secular. Nonetheless, there is a strong belief that Christianity is a foundation of democracy, liberty, and human rights, and that Islam does not respect these values. The historical record is forgotten that democracy and equality triumphed in Europe often despite the teachings of the Catholic and Orthodox Churches.

The EU displays an astonishing absence of knowledge about Balkan Islam. In particular, most West European populations are unaware that religion among Albanians or Bosniaks is not a source of division, dogma, and destruction unlike in much of Europe’s historical intra-Christian rivalries. Islam, Catholicism, and Orthodoxy were all traditionally accepted in Albania and not forcefully imposed.

The fear of Muslimization from a secular Albanian society would be comical, except that it reinforces other prejudices. The idea that most Muslims follow Sharia law, do not respect democratic values, and repress their women fosters widespread fears of growing intolerance and even cultural extinction. Various politicians capitalize on these popular anxieties, claiming that they are simply defending democracy, secularism, and liberalism. Such deeply-ingrained preconceptions partly explain the statements and policies of state leaders such as French President Emmanuel Macron.

Even more terrifying for several EU populations is the fear of replacement, a theory propounded by ultra-right xenophobes and racists. The Great Replacement theory was first popularized in France by the author Renaud Camus, and claimed that white people would be gradually replaced by outsiders, whether black Africans, Muslims, or Asians. The process is allegedly directed by globalist liberal elites who manipulate immigration to stay in power.

The replacement theory has also been subsumed in the “white genocide” conspiracy theory. In this nefarious scheme the indigenous people of Europe will allegedly be replaced because of their falling birth rates, driven by liberal support for abortion and family planning, and high birth rate among an increasing number of migrants. This theory has gained wide resonance among far-right parties and populist politicians in the EU and in the U.S. Milosevic was one of the first to trumpet such ideas when he claimed that Albanian leaders had a deliberate plan to produce more children and overrun Serbian lands.

The fourth major fear whipped up by xenophobes is that of terrorism. Indeed, the word itself has become almost synonymous with Islamic believers in the minds of many Europeans. After years of bombings and other attacks by Salafist jihadists in a number of EU cities it is easy to trigger hostility by describing immigrants from Muslim-majority countries as potential terrorists. Indeed, President Donald Trump has employed the same provocative language in seeking to limit migration from Latin America, and it appealed to Americans who fear immigrants.

1 KOMENT

  1. Ky person ia paska huq 100000%!

    ISLAMI eshte fobia ne vetvehte… dhe Islami eshte ai qe perhap urrejtje ndaj te gjithe tjereve. Europa vetem eshte duke u mbrojte nga egersirat islamike, te cilat e dhunojne Europen, por Islami dhunen me te madhe e bene ne vendet Islamike… Iran, Siri, Libi, Turqi, Jemen, dhe ne te gjitha vendet tjera me shumice islamike. Prandaj ky Bugajski absolut nuk e ka kuptuar islamin si nje filozofi e dhunes dhe terrorit.

    Shënim: Bugajski don me i tregua Europës se islami në Shqipëri e Bosnje nuk është njësoj me atë islamin atje… që Europa të mos trembet nga ne, e ma na pranua… Por ata atje, janë duke investuar në islam, edhe në Shqipëri e Kosovë, që ne shqiptarët si Coroinavirus me u shpënda nëpër Europë e me ndërtua xhamia… /AÇ

Komentet janë mbyllur.