NË QIEJT E HARRESËS

0
707
Pëllumb Ahmeti

Pëllumb Ahmeti

TREGIM

U ula pranë vatrës, në këtë natë dimri të muajit Shkurt, ndeza zjarrin duke ngacmuar thëngjijtë e fshehur ndënë shtresën e hirit,mbasi u fryva disa herë, duke shfryrë bulçitë, disa fjolla të holla pluhuri të hirit më ranë mbi flokët e thinjura nga koha, i shkunda me gishtrinjtë dhe vendosa një dorë shkarpa të thata, të cilat morën menjëherë flakë, mbi to vendosa disa degë lisi, të prera në vjeshtën e parë…

Jashtë fishkëllente një erë e fortë hatallave të çatisë te shtëpia e vjetër ngjitur me të renë, ndërtuar disa vjet më parë, era e trazuar me rrebeshet e shiut përplasej mbi xhamat e dritares. Jashtë nxinte kudo, përveçse herë pas here zjarri i vetëtimave shpërfaqej përmes dritares dhe ndriçonte për disa sekonda retët e murrëtyera të rënduara sa nuk preknin tokën.mbas pak vinte një dridhmë gjëmimtare ku shkundte gjithë shtëpinë, bubullimat mbanin disa sekonda më gjatë. Kjo natë shkurti me shira s’mbahej mend prej kohësh,
Orë të tëra që shiu binte papushuar një sekond, përrenjtë kishin dalë nga shtrati dhe shërndanin atë zhurmën karakteristike të gurëve që rrokulliseshin pjerrësisë së shpateve të malitnga gërruerja që uji i bënte shtratit të tokës.

Ngrihem dhe mbi dritare hap perden e trashë prej cope Damasku, bërë vite e vite më parë, s’mbahej mend që kur e kishte prerë e qepur me dorë nëna në vitet shtatëdhjetë, u ktheva pranë vatrës. Në pirostin që e mbaja kujtim nga gjyshja kisha vendosur një kusi të bakërtë ku kisha hedhur disa misra të tharë për tu zier, s’mbaja mend sa kohë kisha pa ngrënë misra të zier, i kisha këputur kur kthehesha në baçen e tim kushëriri, i kishte mbjellë shoqëruar me fasule laramane që rriteshin në shkop.

Me ximithin e bërë te kovaçi prej tunxhi që e përdorim për të ngacmuar prushin në vatër, godita disa herë kërcurin e drurit të listë, ku shpërthyen xixa zjarri prej tij, duke kërcitur e rënë mbi postiqet e leshta bërë dikur me lëkur bagëtish të imtash, qengji dhe delesh. I kisha merak shumë se qenë punuar nga dorë mjeshtri, bari tërë jetën, nga im atë. Befas nga era e fortë dëgjova kanatën e portës së drurit prej ilqeje që përplasej furishëm te gardhi rrethus i baçes, llamarina e re që kisha karfosur mbi të dëgjohej si këmbanë alarmi herë pas here nga goditjet që mirrte te drunjtë.

Një kuisje qenushi ndihej në koliben e bërë prej druri panje të bardhë lyer me vernik transparent ku kishte marrë atë ngjyrën e embël si të mjaltit, ndoshta trembej nga vetëtimat që ndizeshin si litarë të zjarrtë dhe shtrembërohshin nga era aty varur diku në trupin e reve dhe shuheshin shpejt në atë vorbull marramendësë shiu, Ngrihem dhe shkoj në koridor, hap dollapin e vjetër, punuar me dru piksi shumë i fortë, me disa ornamente figurash zogjsh mbi degë bliri të sapo çelura, trashëgimi e hershme pothuaj mbi tre breza e ca, e kish kujtim nga një tregëtar shëtitës gjyshi i tim eti., e kish shkëmbyer një mbrëmje tetori në vitet 60 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me disa krerë bagëtish të imta, motake rurëza, ose si i thoshin në zonë shelege milore të pa pjella. Aty mbaja një llabane të punuar në avlëmend nga gjyshja me lesh të dhirtë, e cila të mbronte nga shiu, nga përpunimii leshit të dhirtë i bënin për ti mbajtur në kokë dhe mbronin trupin deri në vithe, sado shi të binte ato nuk e depërtonin lagështinë, mbasi e hoqa nga vërësja e dollapit e vendos në dorë, mora fenerin për drutë, se nuk shihej ku të vendosje këmbën, hap derën ku ndjeva furinë e stuhisë të përplasej në fytyrën time.

Sakaq ndjeva mornica në trup nga të ftohtit, u shtrëngova fort me llabanen dhe me fanarin në dorë shkova drejt kolibes së qenushit, vura re që ajo qe hapur nga fuqia e erës së fortë,shkelja ku mundesha pa vënë re se ku e vendosja këmbën, e mora qenushin në dorë dhe bashkë me të mes atij rrebeshi nxitova drejt shkallëve dhe hyra në koridor,e lëshova dhe e shikoja në sy, erdhi dhe u mbështet te këmbët e mia, mora nga kremastari në kridor një xhaketë të vjetër e mbështolla dhe e lashë aty mbas dere, i cili u rehatua dhe nuk kuiste më.

Jashtë gjëmonte dhe dridhej vendi nga bubullimat shurdhuese, thuaj se kishte rënë sonte qielli në tokë. Dëgjoj të lehurën e një qeni stani të cilët dallohen nga zëri i tyre i fuqishëm jo si qentë e fshatit, i cili i hakërrehej si duket ndonjë kafshe të panjohur se nuk ndalej së lehuri dhe hungërrituri, mbas pak si duket ndo nje pauz e erës lejoi të dëgjoj trokth kali ku diheshin patkonjtë kur ecte në rrugicën e shtruar e kalldrëm. Trokthin s’e dëgjova më përveç ulërimës së erës që frynte si e tërbuar sa nuk e shkulte çatinë e shtëpisë së vjetër nga vendi. Papritur u ndje një hingëllimë kali te porta e jashtëme e oborrit,mbajta vesh se mos përsëritej se nuk ndieja më trokthin e kalit, marr prap llabanen,kujtim i tim eti., e hodha në krye dhe bëra të dal jashtë, kur dëgjoj të trokitura në derë,një dorë mosbesuese trokiste si me pishmanllëk i dyzuar për atë orë të vonë, të kësaj nate dimri të muajit shkurt.

Jashtë rrebeshi me rrufe, çante qiejt, sa hapa derën, syve rrebeshi më hodhi shi me suferinë, mbylla derën shpejt dhe nxitova drejt portës së jashtme të avllisë, duke ecur pa kujdes mbi rrugicën e shtruar me pllaka guri. Nën sofatin e portës ndala dhe fola;
A ka njeri aty jashtë? kush trokiti?-Pyeta përsëri pa pritur përgjigjen e radhës,
Po, ka – dëgjova një zë burri që i kish kaluar të gjashtëdhjet e kusur vjetët a diçka më tepër se kaq, a ndoshta se dallova mirë.

Hape, jam një mik i largët – Foli përsëri zëri nga matanë portës.
Atë çast vetëtiu në qiell dhe si disa litarë varur u ndezën flakë njëherësh dhe lëviznin si gjarpërinj kur u ke prerë kokëndhe vendin e bënë dritë,në ato të qintat e sekondës, që përshkuan dallova siluetën e personit të panjohur që kisha matanë portës, pa u menduar gjatë e ftova të hyjë brënda;

Eja, urdhëroni – fola duke hapur njërin kanat duke harruar që ai kishte dhe kalin,,,vetëtimthi i thash; – Më fal, dale ta hap portën të gjithën të futësh dhe kalin.
Mbasi hapa portën dykanatëshe vura re se udhëtari i bujtur te unë, në këtë natë skëterre me stuhi e rrebeshe shiu,Vura re se ishte lagur deri në kockë dhe trupi i tij dridhej nga ai i ftohtë që te priste trupin mes atij rrebeshi shiu që binte me gjyma. Nuk e pyeta se kush ishte dhe ç’farë e kishte bërë të kalëronte në këtë natë skëterre ku koha shrynte gjithë inatet e zemëruar dhe s’po kishte ndërment te shteronte përpak momente.

Hoqa llabanen nga koka dhe ja hodha mbi shpinë mikut të pa njohur që sapo kish hyrë në oborr. I mora kapistallin e kalit nga dora dhe e lidha te hekuri ndënë sofat dhe me mikun e orës së vonë nxituam mes shiut drejt shkallëve dhe hymë në koridor.Fytyra e tij e lodhur nga rruga zuri të më buzëqeshte sikur njiheshim prej kohësh, kishim një dallim moshe jo më shumë se dhjetë a pesëmbëdhjet vjet. Nxitova në dhomën e gjumit dhe mora disa ndërresa të miat te bollshme te lirshme qe kisha kohë që nuk i vishja më, dhe me nxitim dola përsëri në koridor.

Ndërrohu i fola shpejt e shpejt duke i treguar derën e banjës. – S’ka gjë aty zhvishi dhe këpucët dhe vish një pal pantofla që të ndiesh të ngrohtin.
Ai u fut në banjë me pishmanllëk duke tundur kokën, mendova në çast se ç’farë halli do të ketë ky njeri në këtë natë sonte? Ç’e ka shtyrë që trokiti në portën time?Lloj lloj mendimesh më kalonin si rrëkeza ppërrenjsh nëpër mendje.

Kush të jetë ky ? – Fola me gjysëm zëri pa e kuptuar dhe vetë.
Nxitova hapat dhe shkova në dhomën e mdenjes me oxhak. Pranë vatrës kisha vendosur disa kërcure lisi të thata, rrëmbeva një kërcur dhe ja hodha prushit pësipër duke e ngacmuar vazhdimisht me ximithin për tu ndezur shpejt.u ngrita shkova te bufeja i hodha një sy pa hapur kanatën e saj për të parë se ç’farë pije të nxirrja. Pa u menduar gjatë e hapa dhe rrëmbeva shishen e rakisë, kishte kohë e pa ngacmuar, aty mbi një vit, mora dhe dy gota qelqi me fron të rrumbullaktë, i vura në një sini dhe i ula afër vatrës mbi postiqet e leshit.Shkova në guzhinë ku kisha të varur një sofra të rrumbullaktë, të cilin e kisha blere para disa vitesh në një udhëtim për në jug në anë të rrugës.

Mbasi e vendosa buzë vatrës vendosa sininë mbi të me gotat e rakisë ,shishen e mbajta larg të mos ngrohej nga afshi i zjarrit që dilte nga oxhaku.Shkova hapa frigoriferin dhe nxora prej andej enën e gjizës bërë me qumësht të leshtë,të dhëne,,preva dhe nja dy copa djath dhe i vendosa në një pjatancë porcelani të bardhë,pranë tyre, pjatës me gjizë dhe me djathë vendosa dhe dy kokra qepë goxha të mëdha të cilat i kisha prodhuar në bahçe dhe i mbaja varur në murin e guzhinës.

Dy gotat i mbusha me raki të nxjerrë prej rrushit me erë që bëhej jo pak në oborr, kishte mbi dyqind vjet që këtë rrush të zi që kultivohej në oborr, brez pas brezi. Skaloi shumë dhe i ftuari hyri në odën me oxhak ku ambjenti ishte ngrohur mjaftueshëm nga zjarri oxhakut, drutë e lisit çlironin nxehtësi goxha edhe pse oda ishte e madhe e bollshme.

E pashë në sy dhe duke vendosur dorën në kraharor e ftova të ulej duke i uruar shpirtërisht:
Mirë se më erdhtë në konak o mik i mirë., dhe mora gotën në dorë duke i thënë;

Gëzuar, e mirëse urdhëruat.
Gëzuar, më tha qetë, dhe mirë se të gjeta.
Dhe menjëherë gotën ktheu, duke e pirë rakinë, me fund pa ndjerë as më të voglin shqetësim,Ja mbusha rishtas gotën duke i thënë ;
Të bëftë mirë gjakë e dhjamë.
Si duket rakia e ngrohu në gjoks se vura re që u çlirua dhe e ndjeu veten më lirshëm.Mbasi u rehatua më mirë ulur këmbëkryq rreth sofrës foli;

Faleminderit dhe juve ju beftë mirë, dhe trokiti gotën e tj me timen duke ripërsëritur ritualin e zakonshëm zakonor ;
Gëzuar o bir, të më ndjesh në këtë orë të vonë, ndaloi pak dhe vazhdoi,por më zuri rrebeshi rrrugës, pa hyrë në sinoret e fshatir tuaj, sado që nxitova nuk i shpëtova dot, mbaroi ligjëratën duke hedhur syta nga vatra,psherëtiu thellë gjoksit të tij burrëror…
Zgjat dorën theu pak bukë të thekur në prushin e vatrës dhe e ngjeu te gjiza, e kafshoi pak dhe e la ndë anë të pjatës, këputi një copë te qepa e thatë dhe e shoqeëroi pa folur.

Ngadalë duke më parë në sy, kokën zuri ta lëkundte lehtë mbi ato shpatulla të mëdha që i shkonin hijshëm atij trupi të bëshëmhde pasi u mendua pak mu drejtua duke mu shprehur menduaeshëm;
Kujtimet, bir, kujtimet më sollën nga rrugë e largët. Trokita në orën e vonë, te porta e mikut të vjetër. Bashkë kemi qënë shok armësh, ishim të varfër.
mbasi mbaroi së foluri kapi gotën me atë pëllëmbën e tij të madhe dhe tha përsëri ;
– Gëzuar, gëzuar, e mirë se të gjeta, o biri i mikut tim. Mua më quajnë Ajet,jam shumë larg prej këtej, – foli qetë duke pirë këtë herë nga pak rakinë e fortë të rrushit.

Ndërsa mua,o mik i tim eti, më quajnë Laze, i thashë duke vështruar sytë e tij që i mbyllte herë pas here, sikur diçka dëshironte të fshihte,a diçka matej të tregonte,por e pengonte një pendesë që vërehej në mimikën e asaj fytyre të ashpër ,në rrudha si rrudhat në majëmalet e zonës sonë.

– Ç’farë krahasimi bëra -thashë me vetvehten time.
Ajeti, mbasi ktheu gotën duke pirë edhe këtë herë rakinë me gllënka të vogla,u kthye nga vatra mori me cimith një kongjill gjysëm të ndezur dhe u orvat të ndezë cigaren e dredhur me aq kujdes,e thithi fort dy tri herë dhe e hodhi thëngjillin në mes të vatrës, ku ishte ndezur një prush i tejskuqur i cili lëshonte herë pas here valë nxehtësie që të përvëlonte.Futi dorën në xhepin e brendshem të xhaketës, qepur me një stof të leshtë me një ngjyrë në kafe të errët dhe përdorej shumë gjatë stinës së dimrit,nxorri prej andej një zarf të vjetër, të zverdhur prej kohës së gjatë ndejtur mbyllur diku sirtarëve të ndonjë shtëpie,më pa drejt në sy dhe më foli;

– Diku kohës, më mbeti në xhep e mbyllur, një letër.- Më zgjati dorëdridhur, duke e nxjerrë ngadalë zarfin e zverdhur , dhe mbasi hodhi sytë mbi zjarrin e vatrës mendueshëm,sikur ja nxirrje fjalët me çengel,foli përsëri;
– Një peshë e rëndë, amaneti, më binte në duar,e pa emër dërgesa, sekreti brenda,rrinte fshehur.Aty,letrës gëlonte enigmë,e panjohura, e pa lexuar.
– Mbasi heshti për një cop herë foli përsëri;
– Kureshtja më shtyu,kur papritur më doli para mes gjithë atyre shkresurinave të mia futur sirtarëve dhe harruar vite e vite të pafund, ta hapja.

– Sa e hapa në krye pashë emrin e tyt eti dhe e mbylla,nuk e di se ç’far ka të shkruar brenda asaj letre.
– Duke e dëgjuar me vëmendje , ngrita gotën dhe i thashë pa i lënë kohë të fliste përsëri ;
Gëzuar o miku i tim eti,ju bëftë mirë,
E folura ime sikur e shkëputi nga kalvari i gjatë i kujtimeve të herëshme,ktheu gotën me fund dhe zgjati gishtrinjtë e gjatë e tëplasaritur tek tuk në mollza ,ku tregonte se ishte punëtor a murator,mori nje copë djathe dhe filloi ta përtypte duke e shoqëruar me një copë qepe.

Dëgjohet një krismë shurdhuese dhe një flakë verbuese hyri papritur në dhomën me oxhak ku na bëri të drithëroheshim,rrufeja kish qëlluar jo shumë larg shtëpisë,në një lis të moçëm,dhe e ndezi vendin flakë,s’kaloi shumë dhe e shoqëroi një bubullimë që mbuloi tej e mbanënë tërë zonën,sa edhe muret u drodhën nga zhurma e saj.
-E trishtë mbrëmja, si koha jashtë, ngarkuar me shi e suferinë,eh ajo natë nuk ka se si të harrohet-foli duke parë nga dritarja ku veçse goditjes së shiut në xhama nuk shihej asgjë.

Kish mbetur brenda kutis së postës,pa marrë, harruar,isha i fundit nga gjithë ushtarët e mobilizuar për luftë dhe që na kishin dërguar shumë larg prej familjeve tona,në frontin e Taraboshit., kur dola nga dera e repartit sytë befas më mbenë aty,te kutia copëtuar,letra lagur nga shiu, e rënë përtokë sikur e kishte rrëzuar me dashje ndonjë.afrohem dhe ulem ngadalë të marr letrën,ta hap të mos e hap, zemra më rrihte me nxitim,mendimet rrihnin si rrebeshet dhe s’reshtin për ato pak momente kishin nisur të kalëronin harbuar,duke stisur gjëra të aty për atyshme.

Një shkrim i bukur dore, shfaqet para syve të mi.një kaligrafi e përkryer shtrihej atyre rreshtave të kësaj letre të zverdhur por qe në atë çast për mua mori një vlerë të paimagjinueshme,,I përpiva me sy ato pak rreshta dhe mes tyre ndjeva atë ndjenjë të fortë të zjartë të një zemra femre që drithërohej prej dashurisë së saj nga e papritura ku kalonte përmes krismave të luftës.
Midis rreshtave lexova këto radhë;

– I dashur zemra ime e shtrenjtë, të prita gjatë sa dhe hëna u largua, por ti s’erdhe mbrëmë në takim, ika ndoshta edhe pak zemëruar,Skishe faj se krismat e pushkës më zgjuan nga ajo pritje e gjatë drithëruese sa zemra nuk pushoi.
– Nuk vazhdova më gjatësë lexuari, kureshtja më shtynte por miku priste se ç’farë do ti thoshja unë për atë letër.Ishte kohë lufte,dhe si krisma i ndjeva ato fjalë,të zverdhura si letra, ku kishin mbetur mbyllur dyfletëshit,nga brendësia e zarfit ku kishte qëndruar gjatë, shumë gjatë si vetë pritja e vashës fshehur papritur ra një foto e bukur e një vashe flokëzezë lëshuar deri poshtë shpatullave të brishta, ku shkëlqenin edhe pse letra nga koha kishte bërë punën e vet.¨

Histori dashurie në kohë krismash, luftrash humbur.,,mendova aty për aty.

Mes atyre rreth shtatë rreshtave, si shtatë ditët e javës rrinte fshehur e panjohur ,një dashuri e djegur,djegur si flakë, dalë në beteja ,prej grykëpushkës e zhbiroj mes mendimeve a ëndërrimeve flakërimë nga të qarët,syve të vashës,mbase edhe të enjtur.Ishte kohë lufte, aty jeta dhe vdekja, vallëzonin nën tingujt e një simfonie gjigande, me erë gjaku ku thirrjet, për mbretër me trumpeta, të shurdhonin nga topat gjëmimtarë kurse nga shërthimi i predhave prej ciflave metalike që shpërndaheshin pa e ditur se nga të vinin, në duar arrinte të të të vdiste shoku i krahut në betejat e llahtarshme që çasti fatal mund edhe të qe fshehur mbas ç’do sekonde që kalonte.

Si një lule manushaqe,dashuria e tyre kishte çelur e brishtë ndoshta edhe në një tokë që edhe s’mund ta ushqente me tërë fuqinë e mbinatyrshme që i jepte zoti,si duket ajo kohë mes atyre dimrave të egër,vrastarë me dëborë acar dhe me gjak e plumba, që vinin nga betejat mes dy fuqive jo të barabarta në fushën e luftimit,nuk arriti ta mbante të gjallë atë lule dashurie,ndoshta erërat e morën me vete mes stuhive të përgjakshme edhe pse lindte e imët,e trembur mes ngricash dhe shpirtrash dërmuar, sakatuar nga pritjet e gjata dhe dukej sikur nga etja me një currril uji do të trazohej trazohej me gjakun në mjekëra poshtë gushës ku dy sytë e saja shikonin tinëz mes atyre flokëve të gjatë të valëzuar me ndjesinë se do të zbulonin enigmën e asaj ndarje të beftë, enigmatike në ato kohra tepër të largëta.

Kjo fotografi, sëbashku me shtatë rreshta të shkruar me aq ndjenjë nga shpirti i vashës,me ato fjalë hedhur mbi letrën e zverdhur mes një jete, fliste sonte përmes, librit të kujtesës për një dashuri të vrarë të mbetur në mes të ëndrrave të prera nga krisma armësh vdekatare një dashuri e zjarrtë, si thëngjijtë që rrinë heshtur e digjen në kohën e pakuptimtë ndënë hi, djegur e shuar nga rrebeshet e kaluara,ardhur befas sonte në këtë kohë rebeshnaje si dikur, mbetur qiejve të harresës.

********Fund.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar