Ne njihemi për besë ndaj të huajit dhe për tradhëti ndaj vetes

6
667
Nezir Kraki

Nga Nezir Kraki, 20 JANAR 2020

Besa dhe tradhëtia, dy shtyllat tona

Çuditërisht, ne që njihemi për besë njihemi edhe për tradhëti. Ose thënë ndryshe, njihemi për besë ndaj të huajit dhe për tradhëti ndaj vetës.

Historikisht i kemi tradhëtuar synimet tona si popull, jo populli por ata që gjendeshin në krye të tij. Në mesin tonë edhe pushtuesit më t’egër gjenin argatët më të zellshëm derisa përballë i kishin trimat më të mëdhenj nga i njejti popull. Çfarë çudie!

Kur na robëronin, kjo nuk ndodhte sepse armiqtë ishin të fortë por sepse ne ishim të ndarë. Të ndarë në qëllim, të ndarë në mes atyre të besës e t’atdhedashurisë dhe atyre të argatllëkut dhe tradhëtisë.

E kemi gënjyer veten dhe glorifikuar të paqenen. Sot e paqena na rri mbi krye dhe tradhëtia ndaj qytetarit e kombit është kthyer në « mënyrë mendimi » që na ofrohet herë si qasje moderne, herë si imponim i llavave me agratë të dreqit.

Ja shikoni ku jemi sot si popull. Mediat thonë se Rusia e përdorë Lulzim Bashen për ta çorientuar qëllimin evropian të Shqipërisë, derisa Edi Rama e ka institucionalizuar tashmë tradhëtinë si politikëbërje. Prehet n’besë ëndrra e shqiptarëve për shtet normal dhe me dinjitet. Prehet n’besë Kosova, prehen n’besë martirët dhe përgjakja e saj. Prehet n’besë pëpjekja jonë për liri dhe njerëzi.

A thua prapë armiku gjeti argatë në mesin tonë?!

Sigurisht që po. Sepse veç në mesin tonë një luftëtar, me besë e me qëllim, papritmas rreshtohet kundër qëllimit që kishte dhe bëhet argat i qëllimeve të armikut. Veç në mesin tonë, Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë që dikur çlironte shëndrrohet në Shtab të përgjitjshëm që tradhëton idealin e çlirimit. S’ka vend në botë ku studiot televisive vlojnë nga injoranca e argatëve të qëllimshëm apo të pacipë më shumë se ne trevat tona. Vlojnë ata që asnjë fjalë apo veprim nuk e kanë n’lidhje me qëllimin tonë si popull.

Veç ne kemi talent që të përpiqemi 100 vjet për liri e shtet dhe në fund ta rikthejmë në pazar shetin e fituar bashkë me lirinë. Dhe, për t’i qëndruar besnik historisë sonë të tradhëtisë, sapo ia falem qiellin Serbisë. Qielli i shqiponjave matanë alpeve ka kohë që i është dhënë Turqisë.
Asgjë absurde!

Veç argatë të pushtuesve.

A ka si ne? JO!
Dhe mos ma përmendni më besën ndaj të huajit, kur kemi 2000 vjet që e tradhëtojmë veten tonë.

* * *

P.S: e çmoj besën ndaj të huajit si sjellje humane dhe krenohem me faqet e bardha të historisë sonë moderne të shkruara falë pikërisht besës.

Këtu e kam fjalën për besën ndaj veten sonë, ndaj qëllimit dhe ndaj popullit tonë, si populli më i tradhëtuar i këtij kontinenti. /KultPlus.com

6 KOMENTE

  1. E tradhetaret me te medhej jane ata qe e leshojne vendin dhe ikin te jetojne me te huaj… sikurse per shembull njefar Nezir Abu Kraki, qe jeton ne vend te huaj me njerez te huaj… dhe me emer ne gjuhe te huaj…

    Shënim: Fyen shumë shqiptarë kështu, shkruaj për temën që trajtohet në shkrim, e mos i fyej autorët e shkrimeve të ndryshme, ku secili ka të drejtë të kletë opinionin e vet… Dhe bota është e lirë sot, njeriu lëviz, nuk rrin vetëm në vendlindjen e vet…

  2. Ky author po shkruan per tradheti, dhe une ia perkujtova se ai e ben nje tradheti me te madhe se ata qe ky i cileson si tradhetar. I perdora kriteriumet per tradheti, qe ky autor i perdori. Nuk po e shoh ku ofendova une ne komentin tim.

    Ky po thotë se na jemi te mire me te huaj… dhe se kjo eshte tradheti!!! Ndersa ky jeton me te huaj!!! Edhe e ka emrin e huaj Nezir!!! Ky le te jeton ku te don, por ky po ofendon dhe ofendimet e tij jane ne bazën e sjelljes te SHQIPTARVE me te huaj…!!!
    Ti e ki gabim dhe une e kam mire. Edhe autori nuk ka shkruar asnje te vertete…

    Shënim: Dardan, ky thotë një të vërtetë të përgjithshme, “Besë ndaj të huajit nga ndjenja e inferioritetit, e tradhëti ndaj vetes sonë, nga ndjenja e budallallëkut…” E unë mendoj se kjo është e vërtetë. Kurse tradhëtar është ai që nga lufta largohet, se shqiptarët janë detyruar nga regjimet e egra të largohen, kanë bërë edhe mirë një pjesë, se e ndihmuan Kosovën për t’u çliruar, me luftëtareë që erdhën edhe nga Amerika e Europa, por edhe me mjete financiare, pa të cilat ti nuk munde të bëje luftë në Kosovë! /AÇ

  3. Arben,

    Kosoven e ka qliruar AMERIKA dhe BRITANIA… te cilat bombardonin me 900-930 Aeroplana…
    Ndersa ata qe erdhen nga Amerika me brigaden Atlantiku… kane dhene nje kontribut medial… por LIRINE E EKZEKUTOI USA & UK…

    Por nuk lejoj qe njerezit si ky Abu Neziri me shit pallavra per Kosoven duke jetuar jasht Kosoves… edhe per SHQIPTART duke jetuar me beduinat e Parisit…

    Shënim: Dardan, çlirimi i Kosovës është një përpjekje disa vjeçare e shqiptarëve kudo ku kanë qenë, në Kosovë e jashtë saj. Edhe Amerika e Anglia nuk kishin ndërhyrë, pa një punë paraprake edhe nga shqiptarët në diasporë, me ndikimin e tyre dhe paratë e tyre. 3% i mbledhur në vendet e Perëndimit nga qeveria e Kosovës në ekzil, me të cilat talleshin aktivistët e LPK-së, bëri të mundur të mbaheshin shumë shërbime në Kosovë, gjatë kohës së pushtimit të egër serb, por këto fonde edhe i financuan përpjekjet politike dhe diplomatike, që përfaqësuesit e Kosovës bënë gjatë asaj kohe, për të përçuar mesazhin e duhur në kancelaritë Perëndimore. Se askush nuk vjen e të ndihmon, duke harxhuar miliardat e veta, e rrezikuar edhe ushtarët e tyre, pa patur një besim se po bën një punë të drejtë dhe për ta arritur këtë besim, Rugova me liderët e tjerë, u desh të bënin përpjekje të vazhduesme dhe në fund doli edhe UÇK, e cila duhej si komponent i luftës, dhe u mbështet edhe nga Perëndimi. Se Perëndimi të thotë, unë të ndihmoj, por ti bëj pjesën tënde! Prandaj sot nuk po ecin punët aq mirë sa duhet në Kosovë, sepse shqptarët nuk po punojnë si duhet!

  4. Arben,

    3% ka paguar çdo qytatar qe ka jetuar ne Kosove, dhe ka qene obligim, edhe per obligime s’ka çka me u lavderuar askush.

    AMERIKA DHE BRITANIA e kane mbrojte civilizimin e tyre duke ndihmuar dhe çliruar Kosoven. Europa nuk ka ndihmuar aspak… si zakonisht.
    Nuk jane ne pyetje miliardat por civilizimi AMERIKAN DHE BRITANEZ. Mos harro se edhe SHQIPERIA e funksionalizoj pavaresine duke i falenderuar AMERIKES me WOODROW WILSON si kryetar Amerikan, perndryshe kurrrrrrrë nuk do te kishte SHQIPERI, sepse AMERIKA e beri VETO POLITIKE DHE USHTARAKE, ne vendimin e kurrvës se vjeter. EUROPA… e cila mori vendim me 1919 qe SHQIPERIA te ndahet nentre shtete: Italia, Greqia dhe Jugosllavia!!!

    Prandaj nuk jane MILIARDAT por vullneti per LIRI qe keto dy shtete e perdorin per tiu ndihmuar popujve te rrezikuar.
    KOSOVA U QLIRUA PER ATA QE KURR NUK E LESHUAN KOSOVEN, e jo per qenefat komunist qe themelonin parti komuniste koti ne europe me emra FRQ MRQ KRKQ LKQFRRQ MRRRQ LPK KLP… ETJ…

    Shënim: Dardan, ke koncepte jorealiste. Atë Willsonin kush e ndikoi ta njihte Shqpërinë dhe ta mbronte, a e di? Po të mos shkonte Fan Noli në Amerikë, si prift, e të takonte të shoqen e Willsonit, të cilën ai e donte fort, e ajo ishte besimtare, mundet se Willsoni nuk do tregonte ndonjë interes të madh për hir të civilizimuit, për ta mbrojtuir Shqipërinë, jo. Bota është ndërtuar mbi bazë interesash, që duhen mbajtur, nëse ne si Shqipëri e Kosovë, nuk dimë të ruajmë interesat tona me aleatët tanë, edhe ata na lëshojnë një ditë. Prandaj duhet kujdfes, që mos i marrim gjërat për të dhëna! Gjërat janë komplekse, secili ka rolin e vet e ndikimin e vet, e nuk duhet injoruar… /AÇ

  5. Vet fakti qe per gjerat dhe interesat e perbashketa te cilat na takojne dhe perfshiejne te gjitheve kemi mendime, qendrime dhe vleresime teresisht te ndryshme, tregon qe ne mesin tone ka me shume te huaj qe punojne me ne se sa vendore qe punojne per vendin e perbashket.

    Lufta u ndez nga Enveristet e LPK-se, por edhe u nderpre nga ata te cilet çlirimi i Kosoves nuk u konvenonte. Liria e fjaleve, e levizjes, e hajnise, rrenave, vrasjeve, e droges, prostitucionit, e perdhunimit, e feve, e grave, e pakicave, e varferise, e pasigurise fizike, ekonomike dhe politike erdhi por çlirimi nuk ndodhi. Ndodhi vetem shkaterrimi i çdo interesi, deshire, perpjekje dhe pasurie njerezore dhe materiale kombetare. Ndodhi Mashtrimi i MADH ose Permbytja e MADHE e Shqiptareve ne “Demokracine” ngulfatese te Pazareve Perendim-Lindje… te cilat u dakorduan mesvedi ta ndalin luften e vrazhdet fizike e ta fusin ne perdorim luften e padukshme te bute, demokratike por shumefish me vrasese se me pare kunder shqiptareve …Luften çlirimtare, pa ndihmen e dikujt nga jashtë, asnjehere s`e fitojne ata qe e nisin.

    Vetë fakti qe eshte lufte çlirimtare tregon qarte se pala e roberuar, ajo pale qe eshte nen pushtimin e dikujt, pra ajo qe eshte me e dobet ushtarakisht dhe ekonomikisht, po fillon lufte per çlirim. Ata qe mendojne se pala e pushtuar, duke qene tere kohen nen pushtimin e pushtuesit, mund te pergaditet, organizohet dhe armatoset per lufte e para syve dhe nen thundren e pushtuesit te behet me e forte se pushtuesi, ata jane te marre. Gjithnje pala e roberuar eshte me e dobet se pushtuesi, gje qe e tregon vetë pushtimi dhe aparati i shtetit te pushtuesit nen te cilin ndodhet i pushtuari.

    Nuk dihet kush i ka filluar perpjekjet per organizim çlirimtar kunder Serbosllavise evropiane dhe ruso-sllave por nga vitet e 70-ta e gjer me 1999 kete e ka bere LPK-ja e Enver Hoxhes. Se lufta nuk behet me susta dhe qe duhet rruge e gjate dhe strategji e miremenduar gjer ke konflikti ushtarak, kete shumica e shqipfolesve, jo qe nuk e dijne por as qe e pranojne. Asnje shtet i Botes, as Shqiperia e Berishes nuk e ka lejuar organizimin politik as ushtarak te shqiptareve per luften kunder pushtuesit Serbosllav, por prapseprap, perpjekjet e pareshtura te Enveristeve ne trojet e tyre dhe ne Mergate, me deshtime dhe me gabime te shumta por asnjehere te thyer dhe te deshpruar, e sollen situaten gjer aty sa te ndizej lufta…

    Luften e kallen Enveristet sepse pjesa tjeter ishte e pajtuar te jetonte nen thundren sllave por duke qene se Jugosllavine e kishin formuar Rusia, Tturqia dhe Evropa, çlirimin s`arriten ta bejne. Dhe do ishte absurditet te mendohej qe nje grusht Enveristesh ta munde Jugosllavine serbe te Rusise dhe te Evropes… LPK-ja beri hapin e PARE qe ne luftat çlirimtare eshte dhjete here me i veshtire se sa hapi i dyte… dhe asaj i takon LAVDIA per lirine e iluzioniste, per heqjen e UNIFORMAVE serbosllave nga KOSOVA…

    E per intervenimin e SHBA-GB, qe gjoja duke i gjuajtur caqet serbe e bombarduan dhe dogjen Kosoven dhe Shqiptaret, me kasetebomba kancerogjene, ku sot ne mesin e 1,5 milione shqiptareve s`i gjene 1000 te shendoshe fizikisht, ketu duhet te shkruhet nje liber tjeter …Per fund po tregoj se:

    1.- ) Rruga me e gjate, me e rrezikshme dhe me e veshtire, kur je i pushtuar, kur ushtarin, policin, punetorin dhe spiunin e pushtuesit e ke edhe ne dhomen e fjetjes, eshte ajo per ta sjellur gjendjen gjer ke lufta e Armatosur se, kur kercet pushka atehere lufta eshte 99 here me lehte dhe
    2.-) Pasi te kercet lufta, ka gjithnje edhe te tjere qe merren me te… UÇK-ja ua mundesoi SHBA-ve, anglezeve dhe Francezeve (e tjereve) u qasen nga afer PASURIVE te pallogaritshme natyrore te Kosoves ne kembim te largimit (jo te Serbise por) te uniformave te saj…

  6. Ibis Dauti,

    Ka kohe te gjate qe nuk kam lexuar nje koment me te poshter dhe me anti-Shqiptar se i juaji.

    Kosoven e kane qliruar ata qe kurrrë nuk u larguan nga Kosova… ndersa partite komuniste qe ju i krijonit ne europen perendimore… kane qene parti koti… dhe asnje veprim kurrrrë nuk e keni ndermarrë… me trego nje perfaqesues te shtetit okupues, qe u sulmua nga keto parti koti?!!! S’ka pase asnje sulm ndaj asnje diplomati ne perendim… kurrrrrë.

    Ushtria e Kosoves u themelua ne Kosove nga SHQIPTART e Kosoves. Ndersa USA dhe UK si shtetet me te mira ne planete e ekzekutuan LIRINE dhe PAVARESINE per Kosoven.

    Po te informoj i nderuari analfabet shkavellofil se :

    Prezenca AMERIKANE ne KS deri sot shtetit AMERIKAN i kushtoi 39 Miliardë $, ndersa bombardimi 78 ditesh vetem ushtrise AMERIKANE i kushtoi 12 Miliardë $, e ti pisi i nderuar qenefik shkavellik, po thua se UÇK ia paska dhane AMERIKES dhe UK pasurite tokesore ne shfrytezim… o majmun, Bondsteel as rrymen nuk e merr prej Kosove por i harxhon 20-30 mije litra nafte per rryme… o qenef.

    I nderuari qenef shkavellik… kesi mendime sikur i juaji kam lexuar vetem neper portale shkavelle… por ti qenke 10000000 here me shkavellll.

    Njer3zit sikur ti, qe kurrrrr nuk i kane ndihmuar askujt ne planet, nuk e kuptojne AMERIKEN kur te ndihmon… sepse ai njeri sikur ti eshte mosmirenjohes dhe eshte BUDALLLLLLË…

    tphuuuuuu.

Komentet janë mbyllur.