NATA NËN RREZET E HËNËS

0
494
Voleta Kadriu

NATA NËN RREZET E HËNËS

Pas maleve te larta të rrethinës
Diell i zjarrtë vetullën fshehu
e pas pikëlave të imëta të dushqeve
shkëlqim i hënës ia behu.

Hijet e drurëve të parkut
ta ka ëndja me dëshirë për t’i parë,
herë zgjaten e herë shkurtohen
sikur ndërvete të ishin ne garë.

Aromën erëkëndëshme të blirëve
me nge e përhapë një puhi
e qytezën e zhurmshme të ditës
e mbështjell e natës qetësi.

Lumi i kthjellët i Llapit
në këtë natë është përflakur nga hëna,
ngjan në flokë të krehur mirë të një zane
e nga dorë piktori janë lyer me këna.

Gjerësa nga parku, një gjinkallë
me mallëngjim dëgjohet tek gumëzhinë,
brenda zë i ëmbël i radios
me ëmbëlsi mbushë shtëpinë.

Nata tani gjithkund ka ra
në qiell duket pak yje ka,
hëna nganjëherë fare nuk duket
plepi ngapak nga era lëkundet.

Dritat e neonit skaj rrugëve shëndrijnë
njerëzit nëpër shtëpi trupin shtrijnë,
trupin e lodhur, që të pushojë
që përsëri nesër të punojë, të jetojë.

Pa ninullë, vellezërit dhe motrat
në shtretër, si qengja flenë
e në natyrë rreze e argjendët
vazhdon ta mbushë dhenë!

Puthitë petalet edhe sonte, i qetë ti trëndafil,
mbush me aromë kopshtijet dhe ti or zambak,
se nesër na pret ditë e re, do t’ndriçojë dielli kandil
e do t’lulëzojmë me ju, S’DUAM TË PLAKEMI EDHE PAK!

VIOLETA KADRIU, PODUJEVE, KOSOVE