Motivet e Anti/Amerikanizmit të Shpend Ahmetit

0
839
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës që nga zgjedhja e tij filloi te mos festoje 12 Qershorin dhe 4 Korrikun.
12 Qershorin këtë ditë më të rëndësishme të Kosovës e injoroi qëllimisht kryetari i Prishtinës Shpend Ahmet edhe ne vitin 2018.

Ky person kur u bë anëtar i partisë Muslimano-Komuniste Vetvendosje u konvertua nga një profesor ne Universitetin Amerikan AUK, ne nje Anti-Amerikan primitiv. Veprimet e para qe i bëri ishte injorimi i 12 Qershorit si ditë e LIRISE dhe injorimi i manifestimeve të falenderimit ndaj SHBA që bëheshin me 4 Korrik, ditën e pavarësisë Amerikane. Anti-Amerikanizmin e këtij personi jam munduar të e kuptoj si pjesë e politikës se hordhive barbare të Vetvendosjes, por kur anti-amerikanizmi vazhdoi edhe pas daljes nga VV, dhe pas krijimit të një partie tjetër Muslimano-Komuniste PSD, atëhere e kuptova se këtu ka të bëjë me qështje te lidhura me personalitetin primitiv depresiv të SH. A.

Amerika, është shteti më i zhvilluar në të gjitha aspektet që njerëzimi ka kaluar deri më sot, dhe është e lindur dhe ndërtuar mbi bazat e parimeve të lirisë që evoulojnë pozitivisht që nga 4 Korriku i vitit 1776…

Amerika e pengoi Europën perendimore në vitin 1921 që të zhduket Shqipëria dhe ti dorëzohet tre shteteve(Mbretëria SerboKroateSllovene, Greqia dhe Italia). Kjo ndodhi duke i falenderuar Amerikës dhe kryetarit të saj Woodrow Wilson që e pengoi Europën dhe vendimin e saj për zhdukjen e hqipërisë.
Amerika e qliroi Kosovën me 12 Qershor 1999, pas 540 viteve të okupimit Otoman, dhe 84 viteve të okupimit Serb që ishte në dy perioda: 1912/ 1941 dhe 1944/1999.

Amerika e mirëmbajti lirine prej 12 Qershorit 1999 deri sot, dhe në ndërkohë e pavarësoi Kosovën me 18 Shkurt 2008, dukje e pranuar shpalljen e pavaresisë të datës 17 Shkurt 2008.
Amerika është duke e zhvilluar Kosoven në 19 vitet e kaluara në përmasa të paimagjinuara para datës 12 Qershor 1999.
Konkludim është se në Kosovë dita më e rëndësishme në Historine e njohur të Kosovës , është dita madhështore e LIRISE :
12 Qershori i vitit 1999.

Ne 2.1 Milion Kosovar që jetojmë në Kosovë, dhe 1.2 Milion Kosovar që jetojmë jasht Kosovës jemi të lirë dhe jetojmë dhe e vizitojmë Kosovën, akskluzivisht duke i falenderuar Amerikës dhe ndihmës së saj madhështore. Injorimi dhe mosmirënjohja që e qfaq kryetari i Prishtines duhet të ketë motiv te cilin duhet zbërthyer.

Ndoshta ky njeri primitiv mendon që Amerika i ka fajet që në Kosovë ka një nomenklaturë të dobët dhe primitive politike që është e zgjedhur me vota të lira, njësoj sikur edhe kryetari primitiv i Prishtinës. Amerika nuk voton në Kosovë, por Amerika ua ka mundësuar Kosovarëve të votojnë dhe jetojnë te LIRE.
Ndoshta Anti-Amerikanizmi e ka bazën në adhurimin që e ka ndaj Muslimanit Shefqet Krasniq që në fakt te bënë të jesh person pa komb, pa liri dhe pa identitet SHQIPTAR. Pjesa religjioze mund të jetë një prej motiveve të Anti-Amerikanizmit që e aplikon primitivi SH.A., sepse religjioni nuk ka liri por kontroll dhe nënshtrim.

Ndoshta Anti-Amerikanizmi ka të bëjë me shkollimin e tij në një ish shtet komunist Bullgaria, në të cilin shtet ky person fitoi një edukatë të paedukatë.

Ose Anti-Amerikanizmi i këtij personi vjen nga problemet mendore të një personi depresiv me zhvillim te ngadalësuar intelektual, dhe i përket llojit të njerëzve që lexojne por nuk kuptojnë.

Po kalon viti i 5(pestë) që kur SH.A. e kryen detyrën e kryetarit të Prishtinës, të cilën detyrë po e kryen pa asnjë ndërtim apo asnjë përmirësim relevant që mund të e vërej banori i Prishtinës. I vetmi përmirësim deri sot ka qenë ndërtimi i pengesave në trotoare, në 3 deri 4 rrugë, ku pengohet parkimi i automjeteve në trotoar, por Prishtina i ka 2473 rrugë tjera ku ekziston kaosi trafikor.

Padituria ose pa-aftësia për menagjimin e qytetit konfirmohet me prononcimet e tij për qështjet të cilat nuk i takojnë me përshkrimet e të detyrës së kryetarit të Prishtinës, sikurse që janë prononcimet për problemin e Qamerisë, politikën sociale të ish presidentit Amerikan Obama, Brexiti-it, problemet e Sirisë, Burundit, Jemenit, Kubës, Erdoganit dhe qindra prononcime të tij për probleme që shqyrtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e jo nga kryetari i Prishtinës.

Pra padituria dhe demelia mund te jetë një prej motiveve të Anti-Amerikanizmit të këtij primitivi.
Unë i mirëkuptoj per disa persona qe për shkaqe gjeografike nuk kanë pasë mundësi të shkollohen në shkolla më cilësore dhe nuk kanë njohuri për rolin madhështor të Amerikës që ky shtet e bëri në periodën 1921 deri sot, por kur ndonjë person që potencon se është shkolluar në shkollat e mira fillore dhe të mesme të Prishtinës, Bullgarisë, e sidomos kur lavdërohet se ka kryer disa kurse në Harvard, dhe sërish është Anti-Amerikan… kjo është e pafalshme, kjo është zhvillim i mangët mendor. Mbipesha e SH. A. e ka bazën në zhvillim të dobët mendor.

Por njeriu me zhvillim te mangët mendor nuk bënë te fajësohet, sepse zhvillimi i mangët mendor nuk është opcion që mund të e zgjedhë njeriu, por është gjendje e zhvillimit mental në të cilën gjendje, shum pak mund të intervenohet për ndonjë përmirësim eventual.

Duke i falenderuar ndihmës madhështore të Amerikës, fëmijet në Kosovë jetojnë, shkollohen në LIRI pa frikë se në një moment do te vijë polici okupator të i dhunojë në baza kombëtare.

SH.A. mund te ketë preferenca politike me motive Komunisto-Muslimane dhe të urrej Amerikën mbi këtë bazë, por ky primitiv me veprimet e tija injoruese, e harron kujtesën për 1200 pilot Amerikan të cilët rrezikuan jetën e tyre duke bombarduar forcat okupuese. Ky injoron faktin që këta pilot ia mundësuan primitivit që t’I lindë, rritë dhe shkolloj fëmijët e tij ne LIRI, dhe të zgjedhet kryetar komune në LIRI, dhe të konsumoj edhe Coca Cola Zero në jahtë, dhe për këtë konsumim të e fajësojë Amerikën që prodhon këtë pije.

Amerika ia mundësoi këtij anti-amerikani që si kryetar hipokrit të mashtroj Prishtinasit duke ua shitur udhëtimin e tij hipokrit me autobus nga shtëpia e tij deri ne komunë kinse për kursim të bugjetit komunal, ndërsa nuk sheh asgjë të keqe apo koruptive konsumimi I Coca Colës Zero në jahtë të atyre që HOMOLOGIZOJNË dhe Z-MOBILIZOJNË shtetin e Kosovës.

Kosova ka një ditë epokale që është 12 Qershori i vitit 1999, që pasoi pas luftës monumentale mijëra vjeqare për LIRI dhe u finalizua me 12 Qershor të vitit 1999, me ndihmën e AMERIKES. Injorimi i kësaj dite është poshtërsia e nivelit më të madh që një shtetas i Kosovës mund të e bëjë gjatë jetës se tij, dhe kjo poshtërsi u aplikua shumë here nga barbari primitiv SH. A.

Dardan R. Gashi
Prishtinë
12 Qershor 2018