Mos me thuaj “Selam Alejkum“, po me thuaj shqip: “T’u ngjat jeta!”

1
963
Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell, diamante rreth e qark, e vransinën në det e hedh, vetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin, sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!

O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar. O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar, O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime. Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë, Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh’ – e zjarrtë, Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time.

Të falem ty, o gjuhë e fisit tim, siç nuk i falem asnjë perëndi – se tempull i përjetshëm më je ti, dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti, dritë e krirtë nëpër errësi, ti, perëndi, që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli.

Mos me thuaj “selam alejkum“, po me thuaj shqip: “T’u ngjat jeta !
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.” Më thuaj shqip: T’u ngjat jeta !

Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty, o fis i vendit tim: Ilir i lashtë, arbër i ri – dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri… ty, i paepur popull luftëtar, qendresë e fortë në luftë e zjarr;

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !

Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës. S’i muar, që s’i muar. Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangat. Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.

Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë! Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun; Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë. Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu, Që me shkrim t’pat lartësue. Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! |

– Më thuaj shqip: T’u ngjat jeta !
…por ti, gjuhë e bekuar, Gjuhë e shëndoshë, Gjuhë e vjetër, gjuhë e luftuar, Gjithmonë je gjallë, Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s’do të vdesë. Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.

Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,

Më thuaj shqip : T’u ngjat jeta !

Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni, Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni. Pa shihni sa ësht’e mirë. S’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë. Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre. Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T’u ngjat jeta !

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore…
Më thuaj shqip: T’u ngjat jeta !

Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ismail Kadare, LEK GJOKA, Hil Mosi, Ernest Koliqi, Karmell Kandreva, Lasgush Poradeci, Mirush Kuteli, Petro Nini LUARASI, Pashko VASA.

1 KOMENT

  1. Mos Thuaj dhe mos e mabaj emrin : FAHRI AL XHARRA…

    por mbaje emrin shqip DARDAN GJAKOVA…

    PIKË.

Komentet janë mbyllur.