Miku e armikut time baras me Sulltan Erdoganin me sjellje osmanllike në shekullin e 21-të!

1
619
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Opinion nga Luan A. Dibrani

Arrestimi i gjashtë gylenistëve të cilët u depërtuan në Turqi u bë teme aktuale, pos në Kosovë dhe Turqi edhe ne arenën ndërkombëtare?
Lëvizja „Hizmet“ e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, i cili dita ditës, po e rrezikon rivalin e tij presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjeti hapësirë edhe në Kosovë!

Nga kjo situatë presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, e kërcënon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj deri me përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e depërtuar, madje edhe duke i kërkuar llogari nga ai !… Kjo quhet një abuzim dhe injorance ndaj shtetit të Kosovës!

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së, qe u pushuan nga puna me që ata me presion, apo mashtrime ranë nën ndikimin e Turqisë dhe shkelen konventën ndërkombëtare të njeriut si në situatën e tillë.

Deri sa Rusia është në krah të Serbisë dhe nuk e njeh Kosovën për ne shqiptarët është armike, prandaj rrëshqitja e Turqisë nën ndikimin e Rusisë, po e pozicionon veten qe të merr një epitet të armike… Ku nga mos ruajtja e të drejtës ndërkombëtare bënë presion në organet e Kosovës qe të jenë vegël e saj, qe në një mënyrë ti bëhemi argat pa para, spiun dhe shërbëtore e Turqisë duke e humbur Kosova imazhin pran faktorit ndërkombëtar.

Sulmi kundër kryeministrit tonë, edhe se nuk ka krijuar ndonjë bindje qe të jete i dashur për popullin tonë në ketë moment duhet ta përkrahim unanimisht dhe mos te jemi pran opinionit ndërkombëtar aq të ekspozuar ne një anarkizëm sa qe as ne veten tone nuk po e njohim!

Kërcënimet e tilla, prej atij momenti që forca speciale turke kanë arrestuar në tokën tonë qytetarë,ky “sulltan” duhet të na kërkoj neve falje, e jo të jete i spostuar në urdhërdhënës nga demek na paska ndihmuar Turqia… Çka na ndihmoj Turqia vjen pyetja e radhës?

– Me 500 vjet robëri,me miliona shqiptarë sot janë atje as klube nuk ju ka lënë e lere ma gjuhë e kulturë. Nga një Sulltan Erdogan qe në Serbinë armike vjen me 150 biznesmen për hapje fabrikash, ndërsa në Kosove, vjen me 150 hoxhallarë për ndërtime xhamish dhe çerdhe islamike qe e nxiti një pjesë të mirë kosovarësh të jetë edhe pjesëmarrëse në luftërat e huaja!…

Një Ordogan qe edhe ndonjë biznesmen i tij në Kosovë ma shume vjedhin e plaçkitin se sa ndërtojnë. Lind pyetja a thua çka na vyejnë ato shkolla turke në Kosove?…

Neve as shkollat e Ordoganve as e Gylynisteve nuk na nevojiten, se sot kemi kuadro sa të duash, por vende pune s’kanë, prandaj thefshin qafen në mes veti si ata si këta, por jo me i qëruar hesapet në tokën tonë në mes veti! Madje ky sulltan i vogël i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër institucioneve tona, jo për ta përforcuar Kosovën, qe sot edhe vet Kosova gjendet nën një qorr sokak me këto qeveri te pa vizione, por për t’ju bere vegël Turqisë…

1 KOMENT

  1. Luan,

    kur te shkruash per Erdoganin dhe Gulenin… trajtoj barabart]e, sepse edhe erdogani edhe guleni jane klerik]e… e jo njeri president e tjetri klerik… keta te dyte jane klerik]e pismiletik… dhe antishqiptar]e… se bashku me hajnat e tyre ne Kosove…

    Orangutani don me dhune korruptive shkollat qenefike islamike te Gulenit me i zavendesuar me shkollat qenefike islamike te Orangutanit me emrin Maariff…

    Kjo arrihet me ndihmen e qenefave islamik]e te Kosoves, qe e lejojne hapjen e shkollave qenefike ERDOGANIKOGULENIKE…

Komentet janë mbyllur.