Më Fal, Atdheu Im! – KOSOVA IME

0
2412

*Atdheu im, nuk jemi ne fajtorë, keqbërja e ne të gjithëve ashtu deshi, me luftë, krime, dëbime, asimilim.

E gjithë kjo ishte pjesë e planit të së keqes, që prej teje të marrin gjithçka, që fëmijëve të tu t’u ndërrojnë kombin për një komb të huaj.

Fotografia e Amina Nurovic AG

Amina Nurovic (Amina Nuraj)
nga Novi Pazari, studente e trafikut rrugor në Tutin të Sanxhakut

Atdheu im, më fal.

Më fal që s’e kam ditur se jam bija jote.
Më fal që ta kthyem shpinën, por pa fajin tonë.
Na fal që lejuam mes për mes trojeve tona të vendosen kufij dhe të përdhoset gjithçka jotja, jona.
Na fal, Atdhe i dashur, për sllavizimin dhe asimilimin, na fal që lejuam me Sanxhakun të sundojë ai që ty të përdhosi.
Atdheu im, nuk jemi ne fajtorë, keqbërja e ne të gjithëve ashtu deshi, me luftë, krime, dëbime, asimilim.
E gjithë kjo ishte pjesë e planit të së keqes, që prej teje të marrin gjithçka, që fëmijëve të tu t’u ndërrojnë kombin për një komb të huaj.
Atdheu im i dashur, mua nuk më duhet atdhe tjetër, për mua ti je më e mira, më e bukura, më e pastra.
Atdheu im i dashur, u asimiluam, na grabitën nga gjiri jot, por ata harruan në gjakun tënd të pastër që na fale, o Atdheu im, gjakun që derdhe për komb, për ardhmërinë, për fëmijët e tu.
O Atdhe, ata nuk e dijnë se një ditë do të kthehet e gjitha, një ditë kur ndoshta më së paku do e mendojnë.
Atdheu im i dashur, faleminderit; faleminderit për gjakun e pastër që edhe mua gati të asimiluarën më ktheu, faleminderit për historinë tënde të pastër, FALEMINDERIT.
Sa të jem gjallë e sa të shkel mbi tokë do jem bija jote krenare dhe do përpiqem që gjithçka jotja të të kthehet një ditë: Sanxhaku, Maqedonia shqiptare, Çamëria, Presheva, Bujanoci, Medvegja, toka jote e grabitur dhe krenare, bijt’ dhe bijat e tu.
O Atdheu im, vetëm një Zot e di zemra ime sa të dëshiron, sa të dua, sa vlerë ke për mua.
Atdheu im i dashur, nuk lejoj që Ty, keqbërësit emrin të ta cenojnë, me të gjitha forcat do e mbroj emrin tënd të nderuar, nuk të jap për asgjë në botë.

Amina N.

Në shqip: G.L.


KOSOVA IME

Kosova ime, ti je dhembja e çdo Shqiptari,
dhembja dhe historia e çdo familje,
e çdo shtëpie të rrënuar,
dhembje e tokës ton’ krenare.
Kosova ime, t’i vran’ bijt’ më të mirë,
por krijuan herojt’ më të mëdhej:
Ademin, Hamzën, Shabanin, Ismetin,
Aliun, Agimin, Zahirin, Ridvanin;
i vran’ kriminelët e ndyrë,
e hakmarrja akoma jo e plotë.
I ëndërroj me net’ të tëra,
ashtu krenarë, si ecin,
në tokën tonë, larë me gjak,
tokën kosovare.
I thërras çdo natë,
ta shpëtojnë gati të humburin,
të harruarin, Sanxhakun tonë,
si ty që të shpëtuan, çliruan.
Kosova ime e dashur,
ata nisen, vijnë, vrapojnë, ashtu krenarë,
por edhe në ëndërr i pengojnë kriminelët,
armiqt’ dhe tradhtarët “tanë”.
Dije, Kosova ime,
edhe në fund të botës po shkova,
Ty thellë në zemër do të mbaj,
çdo qytet dhe fshat tëndin krenar,
çdo rrugicë tënden,
çdo familje tënden krenare.
Të jesh’ e sigurtë, Kosova ime,
se çdo heroj joti është dhe imi,
kurrë nuk do harroj
asnjë pikë të derdhur nga gjaku i tyre,
se ai është çmimi i së ardhmes,
çmimi i LIRISË tonë.
Kosova ime, më e bukura, më e dhemshura,
të mundem, të gjithën do të përqafoja
dhe çdo dhembje tënden e kisha marrë
në shpinën dhe gjirin tim,
vetëm ti të qëndrosh krenare,
vetëm ti të ndihesh mirë;
e kjo mundet vetëm nëse je e lirë
dhe e bashkuar me Nënën Shqipëri.
Dije, Kosova ime, se ti je amaneti im,
amanet si Sanxhaku dhe Maqedonia,
Çamëria dhe Malësia,
amanet si çdo pëllëmbë jotja krenare,
e tokës ton’ edhe më krenare,
Nënës ton’ të vetme,
Mëmëdheut SHQIPËRI.

Autor: AMINA NURAJ
Përktheu dhe përshtati:
Guximtar Labënishti