Marin Mema tregon të vërtetën e luftës së Trojës, jehonë në median greke, fqinjët “sulen” me komente (video)

0
740

Revista Drini, 27 prill 2018

“E vërteta e luftës së Trojës”, ky është dokumentari më i fundit i gazetarit Marin Mema që ka ngjallur jo pak reagime nga fqinjët tanë grekë.

Gazetari Mema thotë se faktet e panjohura të kësaj lufte fshihen tek poemat e Homerit. “Faktet dhe dokumentet fshihen në Iliadën e Homerit dhe tek Odiseja, sepse në këto vepra fshihet gjithçka edhe pse dikush nuk ka dashur që ato të lexohen siç duhet”, thotë Mema.

Ky dokumentar synon të tregojë përfshirjen e shqiptarëve në Luftën e Trojës. Babai i hisorisë, Herodoti shkruante: “Boshti i luftës së Trojës ishin pellazgët dhe fiset e tyre të mëdha e luftarake. S’jam në gjendje të përcaktoj gjuhën që flisnin pellazgët, por ata kanë qenë folës të një gjuhe të ndryshme nga ajo greke”.

Historianët duke analizuar faktet që gjenden në dukumente evidentojnë edhe kuptimin e fjalës “Troje” që është si fjala shqip, troje(truall). Sipas të gjitha lidhjeve gjuhësore dhe arkeologjike, lufta e Trojës dhe heroi mitik Akili lidhen fort me ilirët.

Ky dokumentar ka ngjallur jo pak reagime te fqinjët tanë grekë. Mediat greke por edhe komentuesit në rrjete sociale janë shqetësuar jo pak nga koto fakte historike të evidentuara nga Marin Mema.

Homeri e cilëson Akilin të mallkuar, e bazuar në këtë fakt Mema nge pyetjen a mundej një hero grek të shkatërronte grekët e lashtë?

“A mundet pra të ishte ky hero mitik një grek dhe të shkatërronte po grekët e lashtë? Kjo duket e vështirë nëse i referohesh fakteve”, është ky një nga fragmentet e dokumentarit që media greke Antena citon në kronikën e saj.

Në Iliadë Akili quhet shpesh këmbëshpejti, ai thirrej “as petos” pra “asht’ i shpejt’”…A ishte heroi mitik grek Akili ilir?

Ndiqni dokumentarin për të marrë shumë përgjigjie.

Reportazhi i gazetarit Marin Mema

Lojtës Videosh

Kronika në televisioni greke