Ligji antishpifje shumë i vonuar u aprovua, por duhet konsoliduar dhe zbatuar

0
249

Sali Leka

E theksoj shumë i vonuar. Duhej aprovuar dhe sanksionuar në vitin 2014.
E theksoj e përsëris duhet konsoliduar dhe zbatuar.

Ligje antishpifje Shqipëria kishte edhe në kohën e komunizmit dyzet e pesë vjet, por shpifësit dhe gënjeshtarët as janë ndëshkuar, as demaskuar, as nuk janë pakësuar, por akoma më shumë jabë shtuar, deri në vitin 2013, edhe në kohën e pseudodjathtizmit anarshist kaotist.

Akoma më keq, nuk kishte asnjë ligj antispekullim, antimashtrim, antifallsifikim, as anticensurim të veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe poetëve lirikë, liberalistë dhe modernist eposikë.

Nuk janë botuar librat e tyre, por janë mbyllur fshehur dhe censuruar egërsisht dhe tmerrësisht. Librat me tregime dhe poezi të mrekullueshme të dobishme të 175 shkrimtarëve dhe poetëve, por asnjë censuristë spekullantë mashtrues dhe fallsifikator zuzaristë nuk u ndëshkua , përkundrazi u burgosën, u torturuan, u persekutuan 175 shkrimtarë dramaturgë dhe poetë.
Shkrimtari Faik Ballanca vrau veten se nuk ia botuan romanet dhe novelat e mrekullueshme dhe e kërcënuan për ta pushkatuar. Faiku u tmerrua, u dëshpërua, nuk u rezistoi kërcënimeve të tmerrshme dhe vrau veten.

Edhe mua, më kanë kërcënuar me egërsi të llahtarshme “Nuk i botojmë librat e tua, Sali Leka shkrimtar dhe poet reaksionar, decadent, mikroborgjez, antimarksist, antirevolucionar dhe antikomunist i rrezikshëm. Do të pushkatojmë dhe do të groposim pa varr!”.

Kurse unë nuk u dëshpërova, nuk u tmerrova nga kërcënimet e censuristëve zuzaristë kaotistë dhe fallsifikatorëve monstruozistë.
Nuk e vrava veten, nuke vras, as nuk kam për ta vrarë, por do të shkruaj, do të demaskoj shpifësit, gënjeshtarët, zuzarët dhe censuristët e shtrembëruar.

E kam obligim të falenderoj parlamentin e Republikës së Shqipërisë që në 18 Dhjetor 2019 aprovoi dhe sanksionoi ligjin antishpifje.

E mërkurë 18 Dhjetor ditë e shënuar, por disa gazetarë u egërsuan dhe dolën në protëestë kundër ligjit, me pretekste dhe justifikime absurde, se ligji antishpifje shtyp dhe burgos fjalën e lirë të medias së shkruar dhe visive, u mbyll gojën gazetarëve most ë flasin për korrupsionin e qeverisë Edi Rama, dhe po na rikthen diktaturën komuniste.

Kurse unë argumentoj dhe vërtetoj: Ligji antishpifje, nuk e ndalon fjalët e lira mediatike nëpër televizione as nëpër gazeta. E kam fjalën për fjalën e lirë të vërtetë dhe jo për gënjeshtra, ashtu si duan gazetarët protestues, spekullnatë dhe mashtrues.

Ligji i aprovuar nuk e rikthen dikaturën komunistë, kurrë jo !
Ligji antishpifje është i drejtë i dobishëm dhe duhet konsoliduar dhe zbatuar.

Ky ligj i shkëlqyer dhe i pëlqyer nga ata qe duan të drejtën të vërtetën ka egërsuar shpifësit dhe gënjeshtarët e veterrësuar.

Ligji antishpifje i aprovuar në parlamentin socialist modernist ka dobësuar ingranazhet e maskarenjëve, spekullnatëve dhe mashtruesve të qelbëzuar. Ka ligështuar fallsifikatorët, zuzaristët dhe censuristët e vetshtrembëruar.
Sa mirë do të ishte që parlamenti socialist i merituar me kontribut të çmuar të aprovonte edhe ligje antispekullim, antimashtrim, antifallsifikim dhe anticensurim.

Ligji antishpifje ka frikësuar tërë sharlatanistët dhe narcizistët e infektuar.

Dy muaj rrjesht 200 persona gazetarë dhe analistë kanë shkruar kundër ligjit antishpifje për tu mosaprovuar. Po sikur të shkruajnë tani kundër shpifsëve, gënjeshtarëve, kundër spekullantëve, mashtruesve, fallsifikatorëve dhe kundër censorëve të tregimeve të vërteta në letërsi dhe në gazetari.

Tani që u aprovua ligji nga parlamenti gazetarët dinjitozë të betuar për të drejtën dhe të vërtetën i ndihmon dhe nuk i pengon.

Gazetarët dhe shkrimtarët ishin janë të lirë dhe do të jenë të lirë nga Edi Rama dhe qeveria. Edi Rama me qeverinë reformatore shembullore as i ka penguar gazetarët dhe shkrimtarët, as ka për ti penguar, por disa gazetarë janë vetë të palirë dhe të mbërthyer fort në kthetrat e shpifjeve, të gënjeshtrave të tyre, të spekullimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve dhe censurimeve të tyre të mënxyrshme.

Shpifësi, gënjeshtari, mashtruesi, fallsifikatori dhe censori letraro-artistik ishte dhe është më negativ, regresiv, anarshist kaotik sesa kusari, krimineli, zuzari dhe mizori despotik. Po, po, shumë regresiv dhe destruktiv sesa vampiristi antihumanist.

Mark Marku, Artur Zheji, Fatos Lubonja, Fitim Zekthi të vetshpallur analistë mediatikë dalin nëpër televizione çdo javë dhe thonë: “ Edi Rama me qeverinë duhen rrëzuar dhe larguar sa më shpejt me çdo mjet edhe me armë. Edi Rama I lidhur me oligarkët privat ka rrezikuar demokracinë dhe ka bllokuar fjalën e lirë të shtypit të shkruar.

Pa shtyp të lirë nhëpër gazeta nuk ka demokraci por diktaturë të Edi Ramës, si ajo komuniste e Enver Hoxhës. Të ngrihemi të përkrahim presidentin Iliir Meta dhe mos ta dekretojë ligjin antishpifje. Vetëm presidenti I. Meta ka mbetur i pakapur nga Edi Rama dhe oligarkët privat. Se të tëra i kanë kapur.”

Kurse unë shkruaj fakte konkrete dhe jo sajime as trillime si M. Marku, A. Zheji, F. Lubomja, F. Zekthi. Edhe televizionet ku ata flasin si analistë kanë pronar oligarkë privat, por unë nuk kërkoj me i rrëzuar nga kolltuku i oligarkit, as me i larguar nga ulluku mediatik, por i demaskoj dhe do ti demaskoj që detyrojnë pseudoanalistët M. Marku, A. Zheji, F. Lubonja, F. Zekthi që kanë shkruar çdo ditë katër vjet rrjesht nëpër gazeta gënjeshtra, trillime, mashtrime dhe spekullime me broçkulla të neveritura, dhe asnjë emër krimineli dhe mizori as kusari dhe zuzari nuk kanë publikuar.

Unë i demaskoj dhe do t’i demaskoj pronarët dhe oligarkët e atyre gazetave që kanë detyruar të shkruajnë fallsifikime të rëndomta Z. Besnik Mustafaj, Agim Baçi, Bardhyl Londo, Ylli Manjani, Agron Gjekmarkaj, Visar Zhiti që kanë mbushur faqet e gazetave me dokrra hini me shpifje meskiniste, dhe asnjë sharlatanist, shtrembaluc, asnjë fallsifikator zgërdhuc, asnjë censurist monstruozist nuk kanë demaskuar.

Këta analistë dhe censuristë të shtrembëruar janë egërsuar me ligjin e aprovuar antishpifje, por egërsinë e tyre makbethiste dhe munafikiste e llomotisin nëpër televizive si dashuri për fjalën e lirë mediatike dhe për demokracinë.

Në fakt, fjalën e lirë mediatike dhe demokracinë jetike publike as e kanë dashur as e duan, këta gënjeshtarucë dhe shtrembalucë që akoma nuk duan me u drejtuar.

SALI LEKA, CEL: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV
Falenderoj parlamentin socialist modernist dhe qeverinë shembullore me Edi Ramën, inisiatori i reformave madhështore për aprovimin dhe sanksionimin e ligjit të drejtë jetik juridik antishpifje.

Sa mirë do të ishte, sa e dobishme për lirinë dhe demokracinë e vërtetë jetësore shembullore, kur në Tiranë të funksionojnë dy gazeta dhe dy televizione antishpifarucke, antigënjeshtarucke, anti shtrembalucke, antispekullative, antikorruptive, antimashtrucke dhe antimaskarucke, antizuzariste, antimonstruoziste, anticensuriste.

Dy gazeta dhe dy televizione të betuara për të drejtën dhe të vërtetën sublime.

Me kaq për sot Dhjetor 2019. Do të shkruaj përsëri në Janar 20020.
Jam i obliguar të uroj popullin shqiptar Gëzuar dy festat, Krishtlindjet 25 Dhjetor 2019, dhe Vitin e Ri 1 Janar 2020.