Lavdi Marrisë

0
1223
Nue Oroshi - CDU

Nue Oroshi

Kur qielli e mbanë tokën, njerëzit pyesin: Pse gjithë kjo tollovi në ketë botë?! Nuk ka tollovi por vetëm po ndërrohen lotët e nënave shqiptare për femijët e humbur. Ata janë lotë që e shpojnë edhe gurin. E bota vazhdon me ndjenjën e të bukurës dhe të madhërishmës, duke mos u mërzitur fare për luftërat dhe krizat që po sillen e mbeshtillen shekuj me radhë. Ato vetëm po e ndryshojnë formën e tyre. Pa më thuani miq të nderuar se a pati ndonjë periudhë kohore, që nuk pati luftëra në botë.

Pasiqë jeta është luftë, njeriu lufton gjithmonë gjatë kohës prej diellë jetës e deri tek djell vdekja. Po ne shqiptarët në cilën anë u gjindem? Në 90 % të periudhave historike ishim kundër vetvetës. E si duket edhe tash po i biem vetit shuplakë për arsyen se një pjesë të madhe të shqiptarëve ju kanë përzi orjentimet. Flasin për perëndimin e punojnë për lindjen. Lavdi Marrisë!… Rrnoft Shqipëria Etnike.