Latif Demolli nga boksieri i suksesshëm në gjyqtar ndërkombëtar!

0
2562
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Të shkruash për njerëz të mëdhenj, je i nderuar dhe i privilegjuar, nga se ke të përballësh me njeriun qe ka bagazh të madh nga e cila shumë lehtë mund të formulohet një portret i tij dhe reportazhi në pika vizuale. Por ta portretesh dhe ta përmbledhësh aktivitetin, veprimtarinë dhe një mori suksesesh është vështirë siç kemi te bëjmë me Latif Demoillin, sportistin, aktivistin, lobistin dhe mjeshtrin e madh të ndarjes së drejtësisë në boks, gjyqtarin me licence ndërkombëtare. dhe veprimtarin e madh për çështjen kombëtare.

Latif Demolli u lind me 15.03.1960 në fshatin Gllogovicë “Malësia e Gollakut”. Të njëjtin vit shpërngulet me familje në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin “Xhevdet Doda”. Ai ndoqi edhe 2 vite, Fakultetin Juridik dhe e ndërpreu për shkak të shërbimit ushtarak. Latif Demolli si fëmijë ishte i zhdërvjelltë. Ai u dallonte ma i shkathet se moshatarët e vet. Me boks fillo të ushtroj si 14 vjeçar. Fillimisht në vitin 1974, si junior në” KB-Prishtina”. Në atë kohë ishte edhe tek (K.B.”Radniqki”), që e udhëhiqte trajneri Branko Dragishiq. Ky me zellëshmërinë e tij u bë një emër ne sportin kosovar dhe ma gjerë. Nga ky klub vazhdoj ushtrimet ne ekipin e trajnerit legjendar Lah Nimani.

Sukseset e Latif Demollit si junior ishin të mëdha. Ai fitoi 4–here titullin kampion i Kosovës në peshën 63kg. Në vitin 1977 në konkurrencën e juniorëve shpallet nën kampion i ish –Jugosllavisë në peshën për 63 kg në Beograd. Në vitin 1978 bëhet anëtar i “Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë” së bashku me Sami Buzollin boksojnë në qytetin Eger te Hungarisë. Konkurrenca ishte e fuqishme ky u kandidua për pjesëmarrje në” Kampionatin Botëror” për të rinj. Në vitin 1980 kryen shërbimin ushtarak të asaj kohe, kjo e dëmtoi pak në karrierë ku stagnoi por sportin i kishte ne shpirt vazhdoj ne karrierën e re.

Pasi u kthye nga shërbimi ushtarak u kthehet stërvitjeve prapë në vitin 1980 në ekipin e parë të “Klubin e Boksit Radniqki” Prishtina. Ai bëhet pjesë e rëndësishme e këtij klubit ne kategorinë e mesme dhe gjysmë të rëndë ku ishte zëvendësues i Nazif Gashit dhe Xheko Muhoviqit. Bokson kur kishte nevojë për klubin si në Nish, Prokuplje, Borove, Prishtinë etj., në vitet 1980-1983. Këto tri vite kanë qenë pjesa, bazë e Klubit të Boksit Prishtina” dhe ishte ekipi i brezit të artë. Klubi i boksit ”Prishtina” u stolis me 5 tituj të artë në ish Jugosllavi.

Boksieri Latif Demolli ma në forme vazhdoi drejt sukseseve te reja me pjesëmarrje edhe në turnet ndërkombëtare si në Pllovdiv (Bullgari), Eger (Hungari) për përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë së bashku me legjendën e boksit Sami Buzollin. Me iniciativën e kryesisë së Klubit Prishtina, Demolli propozohet për gjyqtare federativ të boksit në Kragujevc. Në mesin e tyre ishin edhe ish boksierët, Bajram Hashani, Xheko Muhoviq, Rrustem Konjuhi etj., por licencohen vetëm Demolli dhe Konjuhi. Në atë kohë Latif Demolli ishte referi më i ri në ish Jugosllavi dhe në moshën 24 vjeçare referon në këtë disiplinë sporti në ish Jugosllavi. Në vitin 1988 i nënshtrohet provimit për gjyqtar ndërkombëtar, ku edhe aty licencohet me titullin “Mjeshtër i referimit” ne ringjet e boksit si gjyqtar ndërkombëtar me sukses të lartë.

Periudha e viteve 1991-1999, Kosovën e gjeti nën presione psikike, fizike dhe morale, në politikë, por edhe në sport nga regjimi i Milloshviqit!

Pas vitit 1990 në Kosovë regjimi i Serbisë fillon të bej presion në institucionet e Kosovës dhe të largoi shqiptarët nga vendet e punës nga fabrika, uzina dhe po ashtu edhe nga Palestrat sportive, klubet etj.

Pamje e Latif Demollit në palestra të sportit ndërkombëtare, i nderuar dhe shumë i respektuar nga bashkëpunëtoret e tij!

Demolli i pajisur me një frymë kombëtare nga te parët e vet qe brez pas brezi ishin kundërshtar të pushtuesve, ra në sy tek regjimi me piunat e vet shqiptarë, me çka u ballafaquar edhe në forma frontale nga e cila nuk mundi të duroj dhe emigroj në Bullgari. Aty e gjeti veten edhe në fushën e biznesit, pa ju nda edhe sportit, më qe ishte një kuadër mjaft i famshëm për moshën e re që kishte.

– Ai edhe nga Bullgaria ndihmon në pavarësimin e boksit ku sporti ka qene i pamundur, dhe herë pas here vinte në Kosovë të ndaje drejtësinë si gjyqtare i boksit. Në këtë kohë garat u mbajtshin në Palestra të shkollave fillore,ne livadhe,ne ringje të improvizuara dhe vende të vështira me qellim qe mbahej gjallë edhe sporti shqiptar i pa varur nga Beogradi. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2000 kur Kosova hyri në fazën e çlirimit nga Serbia,me iniciativën e Latif Demollit formohet,shoqata e gjyqtareve të boksit në Kosovë. Udhëheq te gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si në Shqipëri – (Tirane, Durrës, Shkodër, Pogradec) Maqedoni – (Shkup, Kumanovë, Gostivar), Mal i Zi – (Podgorice, Cetinje, Berane) Bosnja e Hercegovin –(Sarajeve, Mostar, Tuzell, Zenice) Kroaci – (Zagreb, Pulle, Rjekë) Hungari – (Budapest, Debrecen, Keckemed etj.
Poloni – (Varshavë, Katovicë, Krakov, Lodg, Rybnik etj.) Çeki- (Ostava, Ustilaben, Moravska, Trebova etj.)

Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë Botërore!

Ne vitin 2012 Federata e boksit te Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërorë të boksit AIBA. Po ashtu Latif Demolli jep provimet dhe licencohet si gjyqtar Botëror me licencë R/J AIBA. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë botërorë AIBA të boksit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Pamje e Latif Demollit ne Ringun e Boksit në Palestrën e sportive duke referuar përkatësisht ngritjen e dorës së fituesit.

Nga viti 2012-2016 Gjyqtari me licence botërore AIBA z.Latif Demolli ndanë drejtësinë në shumë turne ndërkombëtare qe janë në kalendarin e garave zyrtare botërore dhe Kampionate Evropiane si në: Kampionati Evropian për femra në Poloni, Kampionati Evropian për junior në Hungari, Kampionati Evropian për femra në Hungari. Turnet ndërkombëtare botërore AIBA dhe Evropiane EUBC si në Çeki, Itali, Turqi, Kroaci, Sllovaki, Bullgari, Maqedoni, Mali i Zi, Poloni, Bosnja e Hercegovina etj.

Pjesëmarrës si menaxher i ekipit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Kazakistan, Azerbejgjan, Bullgari, Tajwan etj.
Ai shkoj edhe me tutje bë Menaxher në Kampionatin Evropian në Itali, Poloni, Hungari, Bullgari etj. Latif Demolli është dëshmuar si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këtë e dëshmojnë dhe mirënjohjet, trofetë e shumta në Kosovë dhe rajon. Nga Federata e boksit të Kosovës është shpallur si gjyqtari me i mirë vitin 2014:

Mirënjohje, diploma dhe dekorime!

Me një serë mirënjohjesh, diplomash dhe dekorimesh zotin Demolli u shpërblyer gjatë të gjitha viteve që nga viti 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2007, 2008, 2009, 2010, 2012, 2013, 2014, 2015. Po ashtu u shpall edhe punëtori me i mirë në Federatën e Boksit të Kosovës për vitin 2006.

Në vazhdën e karrierës së tij, edhe Komuna e Prishtinës Drejtorati për sport, Latif Demollin e shpall si gjyqtarin me të mirë të vitit 2009, 2012, 2013. Latif Demolli jo vetëm qe është gjyqtar AIBA i boksit por është dhe sekretar teknik dhe kryetar i komisionit të garave në Federatën e boksit të Kosovës. Në bazë të gjithë kësaj veprimtarie, qe rezultojë Latif Demolli sot gëzon një autoritet dhe respekt në shoqërinë shqiptare, por edhe ma gjerë. Zoti Latif Demolli me të dëgjuar se do të mbahen takime kulturore në Dabishec që graviton edhe fshati i lindës së tij, u prononcua që të jetë pjesëmarrës dhe përfaqësuese i Boksit që do të mbahen 4 meçe me rastin e këtij takimi me datën 13-14 Gusht 2016.