Kush mund ta kuptojë këtë terr, këtë liri…?

0
276
Nikolin Lëmezhi - pagëzimi te kisha e Shën Eufemisë

…për ty errësira është porsi drita!” (Psalmi 139/138, 12)

Sa tmerr,
ky terr,
si ferr!

Ç’mister,
se ç’tmerr,
ky terr,
si ferr!

As shoh, as nuk ndiej,
veç di, se Ti je
e për dore më mban,
sa të zgjasë ky tmerr,
ky terr,
si ferr.

Kush mund ta kuptojë
këtë terr që më bën të lirë,
e më siguron
se në fund
do jetë shumë dritë?

O bashkim,
me Qiellin,
që veç paqe më jep
e në paqe më lë!

Në mesin
e këtyre dallgëve,
kam zgjedhur të hesht,
dhe siç çohet
i vdekuri në varrezë
unë të çohem në Jetë.

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 26˗27.08.2020