KUR TË VRET PA LIGJ SHTETI YT?!

0
398
Drejtësi për Astrit Deharin

Nga Binak MAXHARRAJ

– Vrasjet si e Astritit ndodhin vetëm në diktaturë?!

Në vitin 2016 ka ndodhë vrasja me dhune e Astrit Deharit ne qelin e tij ne burgun e Prizrenit. Une nuk dua te hyje ne shkaqet pse Astriti ishte i burgosurpor, boterisht dihet se ishte shkaku i partisë se tij LVV, e cila varg e vij tentohej qe LVV te shpallet organizat terroriste, jane inskenua edhe skena te ndryshme per me ia lane fajin LVV. Por mua me interesojnë se pse u vra Astriti ne burg, aty ku do te ishte i mbrojtur nga shteti. Pse eshte deshte te ndodhe kjo ne shtetin tone?!

Rastet e tilla ndodhin vetem ne diktaturë, kur te vrasin dhe i humbin gjurmet. Vrasja e Astritit ate kohe u kamuflue dhe u spekulua nga gjithe andej qe nga eproret e burgut e deri te Qeveria, te gjithe njezerit thonin se ishte nje vetevrasje. Dhe keshtu disi turpshem u mbyll kjo çështje. Por familja nuk u pajtua kurrë me verisonin e ”vetevrasjes” se djalit te tyre. Kerkoi ekspetiza shtese nga një Institut prestigjioz ne Zvicer.

Dhe ekspertiza me mbi 58 faqe erdhe me nje konstatim te dhembshem se Astrit Dehari eshte vrarë. Shume e tmershme dhe shume e turpshme per shtetin, i cili e kualifikoj rastin si vetevrasje. Pas ketij rezultati eshte e pakuptueshme se pse po heshte shteti tani kur dolen rezultatet e verteta per vrasjen makabre te ketij aktivisti ne qelinë e tij?

Lamshi duhet te zgjidhet, te nxirret e verteta, te zgidhet i tere lamshi, i cili edhe u ngaterrua sipas zinxhirit komandues. A ka ketu fajtor, fajtorë ka shume bile, qe nga qelia e deri ne majen e shtetit, sepse kesaj rruge duhet te gjendet shtisi i kesaj vrasjeje. Nuk thotë populli kot se “shtisi eshte me fajtor se sa vrasesi”. E shtisi duhet te gjendet. Kete nuk mund ta bejne keta qeveritaret e sodit, qe ishin ne pushtet edhe atehre kur u vra Astriti, te cilet edhe e kamufluan te tere rastin si vetvrasje. Hetimin per kete vrasje duhet ta bejne nderkombetarët.

Familja Dehari duhet qe te kerkoje hetim nderkombetar. Do te ishte me se mire qe rastin ta marr FBI e Amerikes, per te pasur nje hetim te plote, dinjitoz deri ne zbardhen e vrasesit, motivet pse e beri kete, por me zbardhjen edhe te shtisit, te cilet gjenden ne zinxhirin e shtetit.