Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç: “Shqiptaret, njerëz të zbritur nga mali”

0
2971
Harta e Evropës

Ai (ajo) që thotë të vërtetën, është armik i të gjithëve

Klajd Kapinova

A është pohimi i Kryeministres së Serbisë Ana Bernabiç një deklaratë “raciste”!? E vërteta e thënë hapur, është luksi i të fuqishmit, sepse të vegjëlit dhe të varfërit me ose pa vetëdije jetojnë me helmin e mitit.
Mos të harrojmë se ndodh gjithëmonë, kur ai që thotë të realitetin përkufizohet apriori si armik i të gjithëve.
Le të shprehemi me fjalën e fundit qysh në fillim, se Bernabiç ka thënë të vërtetën, pavarësisht se si kuptohet dhe intepretohet ajo nga individë apo shtresa të ndryshme me nivele të shoqërisë shqiptare.
Në thelb, gjuha është një mjet për të fshehur ose thënë të vërtetën. Për më saktë, përgjigjen faktografike e jep vetë pozita gjeografike dhe relieve malor i shprehur pastër në hartën natyrore fiziko gjeografike të trojeve të Arbërisë.
Kur them të vërtetën, nuk e bëj këtë për të bindur ata që nuk e njohin, por për të mbrojtur ata që e njohin.
Shqiptarët, shquhen në mënyrë të natyrshme për përdorimin e fjalorit plot foklorizma të trashiguar nga koha e gjatë e shtypjes dhe ndikimit të thellë të kulturës orientale të kolonizatorëve otomane, të shoqëruara shpesh me ngarkesa negative, duke shpalosur në kohë dhe rrethana të ndryshme një nacionalizëm demode me foklorizma e primitiv të standartizuar.
Mungesa e kulturës dhe njohjes së vetëvetës dhe në këtë rast të gjeografisë së vendlindjes dhe venbanimit të shqiptarëve, ka bërë që kudo në mënyrë të vijueshme të bie në sy injoranca.
Botërisht është vertetuar se e vërteta sado e hidhur që shfaqet ndërton, ndërsa gënjeshtra e kthyer deri në mit sjell vetëm shkatërrim.
Kjo tregon se shqiptarët kanë njohuri të kufizuara ose dyfiqitare në njohjen e shkencës së gjerografisë natyrore fizike të vendlindjes si Shqipëria, Dardania etj.
Përballë kësaj situate të padëshiruar, media dhe rrjetet sociale kur manipulohen verbërisht shpesh luajnë rolin e sherr budallit apo viktimës të prekur në sedër.
Top Channel, shkruan në ëebsitin e vet, se: “Qytetarët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale kundër gjuhës së urrejtjes të kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila tha se “ka zyrtarë shtetërorë që vërtet kanë dalë nga mali”.
Është e vërtetë, se zyrtarët e Kosovës kanë lindur ose e kanë origjinën e tyre dhe familjes nga zonat apo krahinat malore, sepse Kosova është e përbërë në vështrimin natyror fiziko gjeografik nga një reliev malor mesatar, i lartë, pra qindra metra mbi nivelin e detit.
Nëse shikohet vendlindja e secilit prej zyrtarëve kosovarë, del se ata kanë lindur në qendrat e banimit që ndodhen në territore me reliev të mesëm dhe të thyer malor.
Sërisht, nëse e shikojmë me kujdes dhe me mend në kokë hartën fiziko gjeografike, do të na bie në sy menjëherë se relievi i Dardanisë antike, përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave, luginave etj.

Harta e Shqipërisë

Kështu, malet përbëjnë rreth 63 % të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qendrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.
Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vargmalesh, grup malesh dhe malesh të veçuara, shtrihen në territorin e Kosovës dhe jashtë saj.
Malet qendrore janë male të ulëta, zënë më pak sipërfaqe, janë të veçuara ose në grupe dhe shtrihen brenda territorit të Kosovës.
Në grupin e maleve periferike bëjnë pjesë: Vargmalet lindore të Alpeve Shqiptare, Malet e Hasit me Pashtrikun, Malet e Sharrit me Koritnikun, Mali i Zi i Shkupit (Malet e Karadakut), Malet lindore të Gallapit (Gollaku), Kopaoniku dhe Rogozna.
Malet Qendrore gjenden në pjesën e brendshme të Kosovës në mes Rrafshit të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit.
Këto male në jug dhe në veri lidhen me Malet e Sharrit dhe Malin e Thatë, në mes ndahen nga Fusha e Drenicës.
Malet qendrore të Kosovës i përbëjnë: Caraleva, Lipovica, Goleshi, Berisha, Kosmaçi, Drenica, Qyqavica, të cilat janë të larta nga 800 deri 1200 m.
Lumi Mirusha e ndan grupi tjetër të maleve, që shtrihet në jugperëndim të Maleve Qendrore dhe të cilat përbëhen prej maleve Millanoviq, Gajrak, Zatriq, Bajrak dhe Gremnik, të larta në mes 706 dhe 1039 m. (Për më shumë shih hartën natyrore fiziko gjeografike të Kosovës, Google.com, GoogleEarth etj.)

Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç
dhe presidenti neo-otoman Erdogan

Kur serbët thonë se “Kosova është Serbi”, të gjithë reagojnë me nervozizëm me ose pa të drejtë, ndërsa kur Presidenti neo-otoman Erdogan (si person non grata në Europën Perëndimore), shprehet hapur dhe plot mburrje (për hir të vëllazërisë fetare islame dhe origjinës së tyre turke, sukurse janë shprehur zytarët e tij), se: “Kosova është Turqi!”, në prani të Presidentit të Kosovës Hashim Thaqi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edvin Ramës, gjatë takimit tre palësh në Kosovë disa vite më parë.
Pse përdorim dy standarte në shqiptarët për serbet që mbajtën të pushtuar Kosovën për 100 vjet, ndërsa për otomanët dhe neo-otomanët e ekstremistit politik islamik Erdoganit, që na mbajtën në robëri dhe mjerim për 800 vjet deri më sot ne heshtim!?
Askush nuk thotë asnjë fjalë për baba dovletin shpirtëror Erdoganin dhe investimet e tij marramendëse me prapavija të rrezikshme skllavëruese dhe shkatërruese ndaj trojeve tona shqiptare.
Media, akademitë e “shkencave” të Kosovës dhe Shqipërisë, qeveritarët kuislinge pro neo-otomanizmit erdoganist në Prishtinë dhe Tiranë janë bërë palë me planin e shkatërrimit afatgjatë dhe de-shqiptarizmit kombit tonë.
Shalëgjati rozë, me papërgjeshmërinë mendore, arrin deri aty sa të quaj trathtarë, të gjithë ata që kritikojnë vëllain e tij diktatorin dhe sulltanin Erdogan, të cilin për fat të mirë se do as media dhe populli i vet i plandosur në burgje…
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i vetmi personalitet me dinjitet dardani prej shumë vitesh me radhë, që i është përgjigjur flakë për flakë tre kërcënimeve të presidentit të Turqisë diktatorit Recep Tayyip Erdoganit: “Të gjithë duhet ta dine, se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Kosova, nuk ka hyrë në asnjë punë të brendshme të Turqisë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë.”

Harta e Kosovës

Ku ishin, gjenden dhe jetojnë ende sot shqiptarët!?

Kjo shprehje “raciste”, nuk është ndonjë opinion apo deklaratë e re e fqinjëve tanë.
Historikisht dihet se ka pasur shumë udhëtarë europianë, studiues të huaj etj., që për shqiptarët gjatë shekujve, në gazeta, buletine dhe revista të ndryshme, kanë bërë përcaktim jo të këndshem për sedrën tonë,nisur nga disa faktorë, që ata i dijnë vetë. ”
Kështu po marrim një shembull klasik nga historia e polemikës midis një prifti katolik shqiptar me një koleg meshtar italian.
Në librin e tij Dom Nikollë Mazreku (Nikë Bacolla), shkruar në italisht: Risposta a Cordignano sui suoi giudici nei riguardi degli Albanesi (Përgjigje Kordinjanos përmbi gjykimet e tij mbi Shqipërinë), ai kritikon prifitn albanolog italian, pader Fulvio Cordignano, sepse ai kishte shprehur kritika mbi Shqipërinë.

Lartësia mesatare e relievit është 708 metra ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës

Le t’i referohemi fakteve. Në Shqipëri gjenden më shumë se 50 shpella, të cilat dallohen për vlerat e tyre historike mijëravjeçare.
Shumica prej tyre janë subjekte të legjendave të ndryshme, të cilat i përshkruajnë ato si vende të banuara nga krijesa mitologjike ose si vend-strehime shqiptare.
Ne, shqiptarët gezohemi dhe bëjmë hartime dhe poezi jargavitëse adolishentësh, simpoziume serviluese, nëse dikush nga të huajt na lavdëron ndër sy, për të na bërë qefin.
Në kohën e komunizmit, për shumë dekada linder të partive fantazëm dhe terroriste komuniste, si Zheo Amazona nga Brazili, etj., nga kontinenti i Afrikës, Azisë, Amerikës Latine, të cilët vinin dhe bënin pushime me nga 6 muaj, ku hartonin plane me Dullën gjirokastrit, për të shkatërruar kapitalizmin dhe kampionin e demokracisë botërore të SHBA-së dhe Europën Perëndimore.
Dulla, i mbante gjallë partitë marksiste – leniniste të botës së tretë me dollarë dhe napolonat prej floriri, që ua kishte sekuestruar (marrë forcërisht) familjeve fisnike tregtare apo zotnive shumë të pasur shkodranë…
Në Shqipëri ka ardhur edhe kryeterroristi Che Guevara, fytyra e të cilit sot është fotografi nderi, në koridoret komuniste të Parlamentit Europian (e kam pa me sytë e mi), që drejtohet nga Bashkimi Europian Socialist.
Por nga ana e tjetër, Turqia e Erdoganit sot, ka shumë dekada, që shtetet europiane nuk e lejojnë me hy si Kali i Trojes në Bashkimin Europian dhe perfundimisht ia kanë djegur letrat kredenciale…
Në një farë mënyre Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç, duke njohur shumë mirë hartën gjeografike të Shqipërisë dhe Kosovës ka të drejtë se të parët tanë zbritën nga mallet në aspektin natyror fiziko gjeografik, sepse aty jetojnë edhe sot shumica e shqiptarëve.
Nëse e shikojmë me kujdes hartën fiziko gjeografike të Shqipërisë, del se 3/4 e territorit të saj ka ngjyrë kafe të hapur dhe shumë të errët.
Kështu, sipas hartës në fjalë, del se ne kemi 4 njësi (rajone) të mëdha natyrore fiziko gjeografike:
1. Krahina Malore Veriore (ku përfshihen Alpet e Shqipërisë (Perëndimore dhe Lindore)).
2. Krahina Malore Qendrore.
3. Krahina Malore Jugore (ku përfshihen edhe Gropat Juglindore).
4. Ultësira Perëndimore (që fillon nga Ultësira e MbiShkodrës, e cila përfshinë atë të NënShkodrës dhe vazhdon deri në fund të Gjirin e Vlorës, ku nodhet edhe fusha me të njëjtin emër.
Relievi i Shqipërisë, është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë.
Nga ana e tjetër, duhet thënë se lartësia mesatare e relievit shqiptar është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës, c’ka tregon se shqiptarët kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në male dhe në këtë rast ne quhemi natyrshëm malësorë.
Ti thuash një zviceriani, që jeton me krenari mijëra vjet në Alpet (Alpi) e Europës, ai të buzëqesh dhe falënderon, se i rikujton me respekt se nga vjen dhe ku ai jeton, ndërsa nëse i thua një shqiptari, që jeton në male (sepse atje iku për ti shpëtuar ndjekjes nga Perandoria Osmane) se je malësor ose ndryshe malok, skuqet dhe fyhet në sedër dhe nëse nuk i kanë rënë kacabujtë, ai falë kulturës së tepër dhe gjaknxehtësisë (sanguine), është gati të të hidhet në fyt…
Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella.
Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat po ashtu të banuara ndër shekuj dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit.
Krahina Malore Qendrore, nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj.
Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore.
Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug.
Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje deri ne 50 km.
Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm e i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel.
Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000 m mbi nivelin e detit.
Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore.
Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar
Deri në vitin 1990 rreth 95% e popullsisë së Republikës së Shqiperisë ka jetuar ne zonat malore dhe kodrinore dhe 15% ne zonat fushore.
Po ashtu në fillim te vitit 1900 analfabetizimi i popullsisë shqiptare ka qenë në masën 97%, ku, qytet në formë katundesh kanë qenë të numëruara me gishta.
Sot, dendësia e popullsisë është 97 banorë/km2, ku, kur shumë shtete të Europës dhe SHBA e kanë shifër disa fish më të lartë se ne…
Gjithashtu sot në vitjn 2019, vlen për t’u theksuar se popullsia që jeton në zonën urbane e tejkalon atë të zonës rurale me 6.8%, ku 53.5% e popullsisë jeton në zona urbane dhe 46.5% në zona rurale kur të gjithe shtetet e Europës popullsinë rurale e kanë 2-3%, dhe në këto “fshatra” jetojnë njerëzit më të pasur të shteteve të tyre, që duan qetësi, larg zhurmave të qyteteve metropolitane…
Në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, popullsia shqiptare ka qenë shumë e varfër nën pushtimin e gjatë kolonial islam otoman, sa që trevat tona ishin kthyer në shtojcë të Perandorisë në fjalë, mbasi shqiptarët kishin shtetësi otomane sepse ishin pjesë e otomanëve.
Osmanët ndër shekuj nuk kane lejuar shqiptaret të mesojne gjuhën shqipe, historinë, kulturën etj., dhe në këtë mënyrë kultura dhe dituria për historinë dhe lashtësinë e trojeve tona nuk ka qenë e njohur nga banorët e varfër etnik.
Kjo prapambetje e trashëguar e trojeve të Arbërisë, është për faj të kohës së gjatë të kolonizmit të egër nën pushtimin barbar otoman, pasojat e së cilës do t’i ndjeme fatkesisht edhe në të ardhmen pa shpresa, sepse shqiptarët për hir të fesë së pushtuesit vazhojnë të besojnë verbërisht mashtrimin mediatik dhe politik se me turqit ne jemi vëllzër.
E kundërt paraqitet pamja me shtete rrethuese dhe të tjera të Ballkanit, të cilat të gjitha kanë qenë për shumë shekuj nën hartën e zezë të pushtuese të Perandorise Islame Otomane.
Ato të gjitha janë shtete më të zhvilluara se ne në të gjithe drejtimet.
Duam apo nuk duam ne, une, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato, serbët, grekët, rumunët, maqedonasit, sllovenët, bullgarët, etj., ishin dhe mbetën ashtu si para dhe mbas pushtimit barbarë islam otoman më të zhvilluar se ne, kurse ne shqiptarët që i shërbyem Turqisë për pak pushtet, dhe më e keqja u rreshtuam në garnizone mizore otomane, për të mbajtur të shtypur dhe mjerim ekstrem për shekuj me radhë banorët etnik të krishterë shqiptarë.
Për Perandorinë Kalifatiste Osmane arritën të bëhen si drejtues të lartë qeveritarë mbi 39 vezirë (kryeministra) shqiptarë ose me origjinë shqiptare, ku pjesa më e madhe e tyre kanë beërë krime për llogari të padronëve otoman, për ofiqe, aspra, dhurata verbuese apo dekorata që mbajtën erë gjaku të Perandorisë së cilës i kanë shërbyer me besnikëri.
Mos të harrojmë edhe faktin tjetër historic, se kryekoamndanti i jenicerëve (famkeq që bënin krime të përbindshme kudo që shkelnin në shtetet e krishtera të Ballkanit, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut) apo Gardës Speciale (sikurse Gestapo dhe trupat special SSS, të kohës së nazismit gjerman) ishte shqiptar, sikurse 70% e trupave të tij ishin shqiptarë…
Kur xhonturqit erdhën në pushtet deputetët “shqiptarë”, të stërturqizuar familjarisht në disa breza, nuk dinin asnjë fjalë shqip, por flisnin gjuhën e vjetër osmane (persisht) mbetën bythzbuluar.
Ato ishin hedhur në rruge si limona të shtrydhur, sepse xhonturqit e rinj i hoqen të gjithë “shqiptarët” e turqizuar me dëshirë nga postet dhe Parlamenti i tyre i ri, duke mos u dhënë të drejtën për tu rizgjedhur.
Këto pseudopatriotë mbas kosit, kur e panë se mbetën pa asgjë, atëherëu u rikthyen në kasollet e tyre prej kashte të të parëve të tyre në mallet dhe katundet e trojeve të mjera shqiptare.
Sot mbas 700 vjet, shqiptarët përmes kanaleve televizive private vazhdojnë të ndjekur cdo mbrëmje telenovelat e shpërlara me sulltanë e sulltanesha, jenicerë, vezira, pasha, etj., ku tematika kryesore është incesti, vrasjet brenda gjakut dhe familjes për motive të dobta si trathtia bashkëshortore, homoseksualizmi, flirtet për lira otomane, intriga dhe lufta për pushtet dhe prostituta sarajesh etj.
Presidenti laik dhe reformator i Turqisë Moderne, me ide pro Perendimore shqiptari sybojqiell Mustafa Qemal Ataturku, duke njohur karakterin e dobët “burëror” apo telperdredhur të shqiptarëve të otomanizuar me dëshirë, gjatë kohës më të zezë në historinë shqiptare e otomane, kur ato sherbyen me besnikëri robotike të bindur pranë Perandorisë Kalifatiste Islame Osmane, atyre nuk u ofroi asnjë post me rëndësi në qeverisjen e tij laike…