KORONAVIRUSI NË KARANTINË MË LA EDHE PA LAPËS KIMIK

0
322
Kalosh Çeliku

KORONAVIRUSI NË KARANTINË
MË LA EDHE PA LAPËS KIMIK

NGA KALOSH ÇELIKU

Mëkot, mjekësia moderne. Reklamat televizive:
Kaq, veta: Janë me koronavirus, në karantinë?!
Dhe, kaq veta, Sot: Vdiqën, gjatë 24 orëve:
Ende, nuk e dinë “armikun e padukshën”?!

Shqiptarët: E, dinë Mikun e tyre Historik
Unë, Poeti! Sot, mbeta pa lapës kimik?!
Edhe, po vdisja mbi tavolinën e punës:
Pa raki rrushi. Dy shtamba verë të Mikes.
Shkaku, se: Nuk mund ta shkruaj Poezinë
Librin, e radhës Historik: KORONAVIRUSI.

Megjithëatë: Lapsave, mi kimik në xhepa
Çantën e zezë me vite. Ende, mbi shpinë:
E, them, atë: Struken e zezë të Babait kaçak
Që, fatkeqsisht: Ende, nuk mund ta gjej gjallë:
Tavolinënës, pa drita. Edhe, pa Diell me rreze.
Ende, pa jetë. Moti kohë: Ikën, mes varreve.

“Kashikarën”, e Dervish Nures e kam përqafe
Krahpërkrahu, me Shqiponjën e Skënderbeut.
Pa lapësat kimik. Vetëm, një laptop tavoline:
Zot, i doli: Ditën e gjykimit Varrit, Babashehu.

Edhe, pse: Xhepave tavolinës punës. Dhomës:
Nuk i gjeta me begati Tradicionale Shqiptare:
Çantën time, plotë me lapsa. Shtëpinë e Babait.

Shkaku, se: Miku im, Tomi. Shkrimtar i madh
Edhe, m’i derdhë Lapsat. Librat nëpër Dhomë.
Lëmsh, i bënë librat. Lapsat, e tavolinës punës:
Unë: Ende, nuk mund të gjej një Lapës kimik.

E, kontrollova tavolinën e punës. Çantën
Xhepat e Gunës zezë. Asnjë lapës kimik?!
Vetemevete, Thashë: Koronavirusi i kapi
Tinëz, Sot lapsat kimik. I futi në Karantinë…

(Ehu Varg nuk kam Sonte
ta shkrep pas Zogut Keq
)

Unë, Kalosh Çeliku nuk kam varg
Sonte, ta shkrep pas Zogut Keq:
I cili më këndon Natën mbi çati?!
Porosinë e Nanës përcjell n’Agim:
Bir, ai nuk këndon: Ndjellë kob
Përzenje, nga Lisi midis Livadhit!

Edhe, pse: Kalosh Çeliku, ende ka armë
Penë në brez. Fushëbetejë. Pasmesnate:
E nxjerrë Lapsin me dy tyta nga brezi
Dhe, e shkrep. E përzë, matanë Çuke.

Padyshim: Vetëm, me një plumb erotik…

(“Armikun e padukshëm”
e përzura me raki rrushi
)

Në jetë: kam pasur mike, dhe miq
I kam përzënë me Penë. Dhe, Poezi.
Ndonjërin, me një shkrim publicistik
Dudum Ziun, me libra në Bibliotekë.
Shkaku, se: nuk kam pasur armiq
Po, personazhe për libra artistik.

Shpesh, e porosisja Gruan besnike:
Nëse, më kërkon Koronavirusi
I thoni: Nuk është, sot në shtëpi.
Sigurisht, herët ka dalë nën Rrap.
Qeveria, e burgosi në karantinë
Dhe, ai s’e pret “mikun” në shtëpi.

Nëse, po më kërkoi ndonjë Grua
I tregoni: Është, te “Parku i grave”.
E pret Miken me Dy shtamba verë
E, dudumët: te Kopështi Zoologjik.

Vetëm, koronavirusin, e përzura
Me një ibrik raki rrushi, “Muskat”.
Dhe, Dy shtamba me verë të Mikes…

Shkup, 05 Prill 2020 (karantinë)