KOPËSHTI ZOOLOGJIK

1
508
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Qysh fëmij, me Babain. Shkupin Historik:
Shpesh, e vizitoja Kopështin Zoologjik.
I shihja kafshët shtëpiake. Dhe, ato të egra:
Pulat. Gjelat. Patat. Rosat. Dhe, lopët e buta.

Ujkun. Luanin. Ariun. Dhelprën dinake
Gjarpërin. Bollën me flokë. Shqiponjën.
Nateditë, në Kafaz: Burg, mes hekurave
Ushqim. Dhe, shërim u jepnin njerëzit.

Po, kurrë: Asesi, nuk më shkonte mendja
Se, një ditë edhe Mua më fusin në kafaz:
Kopshtin Zoologjik. Kafshë, mes hekurave…

(Sot nuk mund t’i besoj
Robërisë – As Lirisë
)

Përditë, e vras Veten me raki rrushi
Dje, përshkak Robërisë. Sot, Lirisë?!
Edhe, Sot të Dyjat më dolën kurva:
Nateditë, më lidhin nye me zingjirë.
Dhunshëm, mbyllin në Shtëpi Publike
Thonë: Të duam, o mik! Marrëzishtë.

U përgjigjem”: Sot, jam në karantinë…

(Gomari zbretë në Lëmë
një Tjetër Nuse
)

Gomari, Dje: U barti ujë krushqëve
E thirrën në Dasëm. Jo, se: I bukur.
Aq, më pak, se: Është, dhe i mençur:
U, barti ujë krushqëve. Dasmorëve
Edhe, atë: Maleve, me koçi pa Nuse.

Koçisë, që iu thye rrota mes rruge
Komitat e grabitën Nusen e maleve.
Dhe, në koçi: Na shtinë tjetër Nuse.

Gomari, edhe Sot në Katund. Mulli
Bartë ujë për krushqit. Dasmorët:
Dhe, zbritën në Lëmë: Tjetër Nuse…

(Prodhimi serik i të papunëve)

Pajtohem, që të izolohen të sëmurët
“Armiku padukshëm”. Jo, njerëzimi:
Çerdhet. Shkollat. Dhe, Universitetet
Tavernat. Parqet. Lojërat e fëmijëve.
Jeta kulturore. Teatrot. Dhe, Bizneset
Jashtë, Kopështi Zoologjik. Hekurave
Kafshëve, që me shekuj: në karantinë.

Gëzohem, keni marrë masa ofanzive
Popullin, ta shpëtoni nga “armiku
I padukshëm”, i mbarë njerëzimit.

Po, nuk pajtohem me burgun shtëpiak
Prodhim serik, armik i të papunëve…

(Populli shqiptar nuk dalldiset
Sot me “virus” Neokomunist
)

Popullin shqiptar, me shekuj e dalldisi:
Perandoria osmane. Babadovleti. Robëria
Dhe, sistemi ish komunist: Jogosllavia.
Edhe, ai Enverist: Shqipëria komuniste?!

Sot, e dalldis Veten Nëna Parti. Pabesia
Dudumët, me metoda të vjetra komuniste:
Përpiqen, ta shesin veten si demokratike…

(Miqtë e mi besnik përinatë
do më shtinë në karantinë
)

Miqtë e mi, besnikë: Sot tinëz, përinatë
Dhunshëm, do më shtinë në karantinë.
Nuk do më lënë të vdes, “hero” partiak
Në Shtëpinë time me Miken. Poezinë.

Shkaku, hakmarrjes: “Shërojnë” si Poet
Nuk i deshi rregullat e edukimit politik.
E “rrezikoi” me poezi Natyrën. Lirinë.

Unë, jam Poet. I dua ligjet Natyrore. Jo:
Dudumët, teknefesë. ”Koronavirusin”…

(Qeveria e ka shpallë “haram”
Sot edhe rakinë e rrushit
)

Qeveria, Sot solli rregulla partiake
Arsye: “koronavirusit”, në Shtet?!
I mbylli: Çerdhe. Shkolla. Parqet
Universitete. Teatrot. Dhe, Tavernat.
Kazino. Jo, xhamitë turko – arabe?!

As, Partitë Politike, nëpër Katunde.
Edhe Unë, Sot nuk mund të gjej:
Një gotë raki rrushi. Verë të kuqe?!…

(Nuk dua të të lodhë
me ëndërra koti
)

Ëndrra po shoh, përnatë. Edhe, gjithë ditën
U besoj ëndërrave. Erdhi, Nusja e Vëllait:
Dhe, u përpoq, desh më mbyti. Shpëtova
Mëngjesin, gëdhiva me muzikë shqiptare.

Djali saj, përpiqeshte të hyjë me dhunë
Përpak e theu Derën e madhe. I thashë:
O burrë, a mund bëjmë një marrëveshje?!

Shpëtova, nga Pandemia. Koronavirusi…

(Babai im dilte nga shtëpia
me dy “nagëntë” në brez
)

Babai, gjithë jetën, me dy “nagëntë”. Brez
Dasmë. Shkrepi, nëntë plumba. Prishtinë:
Kur, Unë u martova me Nuse Xhadinë.
Edhe atë, Prishtinë. Kosovë. Asaj, kohe:
Ende, isha fëmij. Rrugaç Katundi
Nuk e thithja dot, cicën e Njerkës.

Xhadi, që e shkërdheu koronavirusi…

(Pse Unë si Poet rebel
mos dal në rrugë
)

Maci im, nuk i do rregullat e Qeverisë
Përderisa, Unë punoj në kompjuter:
Ajo vjen në prehër, lazdrohet. I them:
Hynë, mbi rekorderin! E, ke nxehtë.
Unë, sipas Qeverisë: kam koronavirus
Dhe, nuk dua të të rrezikoj Ty. Shtetin.

Maci, nuk më dëgjon. Përsëri, në prehër
Vetëmevete, them: Kur maci, Xhadia?!
Nuk i respekton rregullat e Qeverisë:
Pse, Unë si Poet, mos dal në rrugë?!…

(Ditën e Nesërme me Diell
këthehem në Katund
)

Ika, nga hekurat e Kopështit Zoologjik
Mureve, brenda Shtëpisë, në Shkup!
Burri, që nuk iku nga Lufta e Kosovës
E, as Ajo: E IRJ të Maqedonisë (2001)!
Nën Rrap, e nxorri armën e tij të Luftës
I paloi “patriotët” në Libra. Bibliotekë.

Jo, nuk ikë nga Shtëpia. “Parku i Grave”
Cucave, që më jepnin gji. Fuqi për luftë:
Shtatë sahat larg: Sot, ta fluk vargun.

Përderisa, “patriotët” e sotshëm “kuqezi”
Dje, e braktisën Vendlindjen. Shqipërinë.
Trima, pas Lufte. Zot, Sot i dalin Lirisë
Turrevrap, pas posteve politike. Pasurisë.

Jo! Unë, nuk ik nga Shtëpia. As, Rrapi
Nuk mbyllem, as në Kopësht Zoologjik:
Burgun shtëpiak. E pagëzuar karantinë.
Shkaku, se: Jam Poet rrebel. Dhe, Penën
Me Dy tyta. Sot, e kam nxjerr nga brezi:
Armë, e cila më përcjellë, Nesër në Varr.

Ditën e Nesërme: Këthehem, në Katund…

1 KOMENT

  1. O vëlla Çelik Kaloshi atë fjalë mos e thuaj;
    *NESËR në Varr..*.
    Në varr shkofshin ata që na sollën këtë MASAKËR –
    Për Popuj VARR!… …Me gjithë etien për T’iu lexuar…
    Lexuar këtë dy fjalësh po ndal… Jo Vëlla…
    Nuk është fjala as për kopsht *Zollogjik*…
    Po…
    T’iu themi shkatarëve IK!
    01-04-2020 Me Dhimbien e Madhe POPULL – komentoj!

Komentet janë mbyllur.