KOHA S’KA VARRE

0
476
Atdhe Geci

KOHA S’KA VARRE

Ulqin e Tivar e Kotorr jemi tërësi e jona
Ulqin e Tivar e Kotorr e kemi një emër
Tallazet e detit tonë nuk i prishin brigjet
Jemi gjaku e zemra dhe shpirti i arbërit
Jemi deti dhe kujtesa e të gjithë lumnjve…
Jemi të natyrshëm në qytete dhe fshatra

Hijet e mollës sot ndjehet të vetmuara
Shumë valë të detit llapuqitin tek brigjet
Ulqini ndihmon vëllain e vet Tivarin
Teutë e Kotorrit në Kotorr ka ca shkrime
Në faqe gurësh të të folmes së shqipes

Zemërim-miri Ulqin, e nderuara kohë
Ky qytet me det dhe me flatra epokash
Do të duhej të ishte qytet i të lumturve
Do të duhej të ishte qytet më krijues
Do të duhej të ishte qytet i dashurisë
Do të duhej të ishte më Ulqin s’e është!…

Dielli, koha dhe ajri nuk kanë varre
Flet Teutë e Kotorrit, i shtrin dorën e tij
Qytetit t’Ulqinit! Teutë Kotorrit ligjëron
Luftat e Romës i kam parë se si vdiqën
Para paqes dhe para çmendurisë së saj!

Koha deri tek unë dhe deri tek ti, dhe
deri tek e nesërmja, është një përudhë,
një hapësirë dhe një gjerësi e gjerë,
është një thëllimë e zbrazëti e pafund
që s’matet me vogëlima të së voglës
dhe as me madhësi të së madhes botë.

Të panumrueshëm në dëshirat tona
në dashuri të ditës, të natës, yejtes
por, të rrallë dhe shumë të rrallë
në çështje të humbur me vetveten…
Mikja e ime e zemëruar më thotë:
lavdi askushëve dhe kurkushëve,
lavdi gjithëkushëve e mjerkushëve,
lavdi zbrazkushëve e asgjëkushëve
do ishte loti im që mua më dhemb!

Unë e Ajo u njohëm në Ulqin, në
një pasdite të qershorit me vetima
ne i morëm çastit ç’ jep dashuria
i dhamë njëri-tjetrit puthje, qafime
fjalët i shndërruam në ëndërra, në
tregime, në shpresërima kohërash
Por, ndodhi e kundërta, e vërteta,
në Ulqin, Tivar, Kotorr e n’Malësi
koha s’ ka varre në asnjë shkronjë
konfirmoi deti dhe Qyteti i Ulqinit!…

Atdhe Geci – Prishtinë, 15. 06. 2019