Koha e maskarenjve dhe historia sipas Nexhmedin Spahiut

0
1111

A shihet këtu ndonjë mundësi nënshtrimi, për shkak të favoreve osmane, apo të shpatës?

Arben Çokaj, 20 gusht 2018

Nuk e di, nëse Nexhmedin Spahiu ka origjinë shqiptare apo e ka prejardhjen nga Anadolli, gjatë pushtimit turk. Por në të dy rastet, ai vepron si mbetje osmane. Kjo duket edhe në shkrimin e tij mjeran, filo-turk e filo-islamik, me përmbajtje të theksuar anti-shqiptare e anti-evropiane, që publikoi te gazeta TemA online me dt. 18 gusht, ndaj të cilit edhe po reagoj.

Në shkrimin me titull “E vërteta e islamizimit të shqiptarëve në Perandorinë Osmane: Konvertimi prej dhunës, është një rrenë e madhe”, Nexhmedin Spahiu trajton ndër tjera fenomenin e konvertimit të shqiptarëve “paqësisht” në islam. Unë s’jam historian, për ta trajtuar këtë temë nga pikëpamja historike, por si Spahiu mund ta shoh këtë temë nga një këndvështrim tjetër, paksa më realist, duke u mbështetur edhe në përvojat e analizat e profesionistëve, si dhe në referenca historike të kohës.

Katër intelektualë shqiptarë, muslimanë e katolikë, më shkruan dje e sot, të habitur në lidhje me “historinë Nexhmedinit”, duke thënë: kush është ky spurdhjak? Një studiues në Birmingham, një gazetar në Oslo, një avokat në Torino dhe një historian e studiues në Graz. Prandaj edhe unë, duke e lexuar shkrimin në fjalë, po e bëj këtë reagim sqarues, jo tendencioz, që besoj, se i vlen lexuesit edhe për t’i parë këto perspektiva në një këndvështrim tjetër, pro-shqiptar.

Ka njerëz si Nexhmedin Spahiu, që të lënë përshtypjen me shkrimet e tyre, se janë të shitur, që e urrejnë dhe e përçmojnë kombin shqiptar, siç bënte turku e serbi. A e bëjnë këtë nga padija, se ashtu mendojnë, apo me kalimin e kohës nga shtypja e vazhdueshme, ata kanë ardhur duke u shembur në ato përfundime, apo se ashtu u thonë të shkruajnë suflerët e largët, kjo nuk dihet. Por ajo që dihet, e që shihet nga shkrimet e veprimet e tyre, është se ata i shërbejnë me zell pushtuesit të dikurshëm.

Nexhmedin Spahiu bën pjesë në grupin e vogël të atyre shkruesve në Kosovë, që së bashku me Halil Matoshin, etj. kanë hedhur idenë krijimit të kombit kosovar – një tendencë e projekt anti-shqiptar. Se pse u punon truri mbrapsht gjithmonë këtyre, kjo vlen për t’u parë nga afër… por shihet se ata nuk janë në gjendje ta bëjnë një punë të mirë në interes të kombit shqiptar. Atëherë pse u japim ne shqiptarët kaq shumë hapësirë këtyre komb-mohuesve, filo-serbëve, filo-turqve e filo-islamikëve?

KONVERTIMI ME DHUNË I SHQIPTARËVE NË ISLAM – FAKTE HISTORIKE

Është koha e maskarenjve. Nexhmedin Spahiu ka marrë vlera, sepse shan shqiptarët, dhe ndihet i lehtësuar edhe me historinë sharlatanë, ku shprehet se: “Taksa vjetore që këto popullsi ua paguanin mbretërve të krishterë ishte 50% e të ardhurave vjetore, ndërkohë që sulltanit i detyroheshin vetëm 10%. Hëpërhë popullatave të krishtera të Ballkanit më tepër u leverdiste të jetonin si subjekte të kategorisë së dytë nën sulltanin, se sa nën tiraninë e mbretërve të krishterë.

Realiteti në fakt tregon se të gjitha principatat e krishtera të Ballkanit, nuk shkuan asnjëra me Perandorinë Osmane me dëshirë, por me luftë të vazhdueshme. Ja një kronikë e kronikanit të sulltanit, Tursun Beu, për fushatat e pushtimit të tij ndaj shqiptarëve, pirgun e kokave të prera edhe më keq se ISIS (lexoni imazhin kryesor në shkrim).

Një pjesë e shkëputur nga libri i Gjon Kekës: Der Große Europäer Georg Kastriota, 2017.

Ishte gjatë sundimit të Muratit II, kur islamizmi bëri përparimin më të madh në Shqipëri, pasi Skënderbeu shkeli besimin e tij në Sulltan dhe braktisi fenë myslimane.
“Ky është dështim i dyfishtë, thotë Cantimir, Murati u inatos aq shumë, saqë i shndërroi në xhami të gjitha kishat e krishtera në vendin e Arnautëve dhe për të bërë sa më shumë viktima të hakmarrjes, ai bëri aq sa mundi në fuqinë e tij, si shenjë e riparimit të Muhametit, urdhëroi që me dhimbje vdekjeje duhet të bëhen synet të gjithë Epirotët. Kjo metodë bëri shumë prozelitë (të konvertuar), dhe i gjithë vendi ishte kthyer për një kohë të shkurtër në besimin e Muhamedan.” – nga kronika e Eugene Eugène Poujade, Didier, Chretiéns et Turcs, 1862, tregon pra, konvertimin me dhunë të shqiptarëve.

Ndërsa Znj. M. Edith Durham në librin e saj “Shqipëria e kaluar dhe e tashme”, 1917, shkruan: “Konvertimi në islam i një pjese të madhe të shqiptarëve ka pasur një efekt katastrofik mbi Shqipërinë. Megjithëse shqiptarët myslimanë janë po aq shqiptarë sa duhet të jenë, fakti se ata janë myslimanë është bërë shkak për të huajt injorantë, që t’i konsiderojnë ata si turq. Islami gjithashtu ka pasur një ndikim të vonuar në arsim.” Edhe kjo pjesë është marrë nga libri i Gjon Kekës, i përmendur më sipër, që tregon dëmin e madh, që islami i ka bërë shqiptarëve, përkundër asaj që thotë Spahiu.

Një tjetër kronist evropian, në vitin 1891 shkruan se si “një kishë të madhe dhe e ndërtuar bukur, me dritare, të cilat janë punuar me korniza… e kanë kthyer në xhami, ndërsa ende shihen gjurmët e gjakut brenda saj dhe përreth, në mënyrë të heshtur, aty flet për një masakër të turqve…”.

Një korrespodent i shtypit të quajtur “Univers”, më 8 nëntor 1839 shkruan mbi gjendjen e të krishterëve në përgjithësi dhe persekutimet e dhunën, që perandoria osmane dhe tiranët e saj ushtrojnë ndaj tyre. Ai shkruan se “të krishterët psherëtijnë nën tiraninë e perandorisë osmane dhe pashallarëve të tyre, kështu një nga pashallarët me emrin Ibrahim… kohët e fundit i çoi disa fëmijë të krishterë me dhunë, që të bëhen synet (lat. circumcise – rrethprerje) dhe të kthehen në muhamedanë”. Edhe këto dy pjesë janë marrë nga librat e Gjon Kekës, që trajtojnë atë periudhë të rëndë historike, për popullin tonë, ku shihet dhuna e jo paqja në konvertimin e shqiptarëve në islam.

Principatat e Ballkanit u bashkuan dhe e luftuan Perandorinë Osmane në Fushë-Kosovë më 1389, nën drejtimin e car Llazarit, por e humbën luftën, edhe pse sulltan Murati, që i printe ushtrisë osmane, u vra në fushë-betejë. Pasi shqiptarët u shtypën nga turku, e sidomos pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, popullsia arbërore u nda në 4 vilajete, iu mohua gjuha e etnia për 523 vjet pushtim osman, e kjo nuk ishte me dëshirë, por u bë me dhunë.

SKËNDERBNEU ISHTE HEROI MË I MADH NË HISTOTRI

Historiani i njohur danez Ludvig Holberg, në vëllimet e tij për historitë heronjve, me një shkrim gotik e një danishte të vjetër, sqaron për Skënderbeun se “Ai ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori.” E një hero nuk i del një populli ashtu kot, vetvetiu, siç aludon Spahiu, por ai është pasqyrim i shpirtit të popullit të tij. Për shkak të qëndresës së Skënderbeut, sfidës e poshtërimit, që ai u bëri osmanëve, ata më pas u hakmorën mbi popullin shqiptar, duke synuar shkatërrimin. Dhe ia kanë arritur mjaft mirë, por jo plotësisht. Pasi, Shqipëria është e shqiptarëve!

Lexo historinë nga Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti – SKËNDERBEU, përkthyer nga Arben Çokaj

Kjo gravurë e publikuar në gazetën daneze Weekendavisen tregon për dhunën osmane ndaj shqiptarëve. “Turqit i çajnë robërit e tyre. Gravurë nga libri i Marin Barletit “Nga jeta dhe historia e Skënderbeut” (Frankfurt, 1561), një prezantim i jetës së princit shqiptar Skënderbeut. Gravura të këtij lloji përdoreshin për të përhapur frikën nga turqit në Evropë. në shekullin e 16-të.”

NË LIDHJE ME MIRDITËN – PSE ATA NUK U KTHYEN ME “PAQE” NË ISLAM?

Nexhmedin Spahiu trajton disa ngjarje, ku e paraqet popullin katolik të Mirditës si mbështetës të ushtrisë osmane në fushë-Kosovë më 1389, e për këtë, Sulltani u garantoi atyre autonomi. Në atë kohë, Mirdita nuk ishte krijuar si emër dhe përmendet për herë të parë vetëm në vitin 1416. Ajo që të habit është fakti pse mirditorët pra, nuk u konvertuan “paqësisht” në islam, përderisa ata siguruan privilegje nga osmanët? Sepse feja në masë, lihet ose ndërrohet me dhunë ose me ndërgjegjësim, jo me dëshirë, sqarojnë psiko-analistët. Dhe Spahiu më poshtë del aty, edhe ku i dhemb dhëmbi i sëmurë: “Pjesë e propagandës së islamofobëve shqiptarë është edhe teza se shqiptarët u islamizuan me dhunë dhe se pushtimi osman e shkatërroi civilizimin shqiptar dhe kulturën shqiptare.”

Ndarjen në 4 vilajete të shqiptarëve, kush e bëri? (turku) Mohimin e gjuhës shqipe dhe të etnisë gjatë pushtimit 523 vjeçar turk, kush e bëri? (turku). Kush na ndau në 4 besime fetare dhe na islamizoi? (turku) Pastaj me Lidhjen e Prizrenit më 1878, çfarë kërkuan shqiptarët, kur Evropa e donte turkun jashtë Ballkanit? Kërkuan autonomi nën Turqi dhe askush nga Evropa nuk na mbështeste. A u bë kjo me qëllim, që të na shiste Turqia për reparacione, apo si? – Kjo është tjetër punë… Por Turqia e kishte delegacionin e vet në Kongresin e Berlinit më 1878, dhe ushtria turke mori pjesë në aneksimin e territoreve të banuara me shqiptarë ndaj Malit të Zi, Serbisë etj. Atëherë pse keni kaq dashuri për turkun e islamin, ju që na kritikoni? Pikërisht nga sindromi i Stokholmit, ose nga dashuria për përdhunuesin. Është e lehtë sot, të përçmosh viktimën e një pushtimi e tjetërsimi.

Spahiu si gojëlëshuar e anti-shqiptar, se nuk po i vuan konsekuencat për këtë, shkruan më poshtë:
Nëse do të kishte pasur ndonjë civilizim ose kulturë me përmasa ballkanike apo evropiane te shqiptarët, që na u paskësh shkatërruar, ajo do të ishte regjistruar ndokund jashtë këtyre trevave, siç janë regjistruar të bëmat e Skënderbeut nga shumë autorë evropianë. Ta zëmë në arkivat e Vatikanit që kanë ngelur të padëmtuara. Por, jo. Përkundrazi, tek autorët me nam, më shumë flitet për primitivizmin e shqiptarëve. Zaten popujt sa më primitivë që janë, energjitë e tyre individuale të pjesëtarëve të tij janë më të theksuara.

Kush, më shumë se shqiptarët, i dha Perandorisë Osmane kryeministra, ministra, pashallarë, poetë e arkitektë? Kur i përmendim këto fakte, ne mburremi, por harrojmë se kjo njëkohësisht tregon se shqiptarët qenë populli më primitiv i Perandorisë Osmane, aq sa sulltanët i përdornin shqiptarët për t’ua futur tmerrin të tjerëve, që nga Hungaria e deri në Sudan e në shkretëtirat e Arabisë.

Argument tjetër është se jo vetëm kultura dhe civilizimi shqiptar, që nuk ishin superiore karshi atij osmane, por edhe kultura e civilizimi evropian deri në shekullin XVII ishin inferiore karshi asaj osmane. Përndryshe osmanët nuk do të mund ta pushtonin gjithë atë territor evropian.

Kjo zaten, është tepër qesharake. Pasi niveli i arsyetimit i pambështetur askund në fakte, por edhe i vetë-kundërshtuar nga vetë autori i shkrimit, është evidente. Ngjarjet historike na tregojnë, dhe vetë kulturat e popujve e mbështesin këtë, se shqiptarët janë racë e lartë indo-evropiane, që u pushtuam dhe u poshtëruam nga Perandoria Osmane. Shqiptarëve nën pushtim iu përzie raca me kolonë nga Anadolli dhe u islamizuam më shumë me dhunë, e ndonjë si Spahiu edhe me dëshirë… Duke qenë pushtim i gjatë, dhe tjetërsim i madh, të ndarë e të lënë pa shkollim e dije, ne si shoqëri shqiptare, në ato kushte humbëm shumë nga cilësitë racës së lartë. Pasi nga racë e lartë indo-evropiane, që ishim, e ngjashme psh. me gjermanët, ne edhe sot sillemi si racë e ulët e mesme, turko-arabe, dhe adhurojmë Zotin arab, të krijuar nga beduinët, dhe i nënshtrohemi ende, me një kulturë neurotike ish-pushtuesit të dikurshëm. Por jo të gjithë shqiptarët e adhurojmë pushtuesin e dikurshëm sa Nexhmedin Spahiu, Olsi Jazexhiu & co., ndonëse nuk po dimë ende ta mbrojmë veten si duhet.

NJË SQARIM PSIKOLOGJIK E PSIKOANALITIK I FENOMENIT

Në librin e tij “Psikologjia e racave dhe e turmave”, filozofi francez i para më shumë se 100 vjetëve, Gustave Le Bon, sqaron ndër tjera se cilët janë faktorët, që çojnë në humbjen ose rënien e cilësive të racës. Këtu e kupton edhe fenomenin e humbjes së cilësive të racës sonë, dhe po e argumentoj në vazhdim. Përzierja e racave të larta me racat e ulëta, sjellë uljen e cilësive të racës tek racat e larta. Vini re krimet e sotme që i bëjnë turqit, shqiptarët, por sidomos arabët e muslimanët në Perëndim…

Racat e ulëta kanë vetitë turmave të paorganizuara. Nuk dinë të organizohen. Nuk dinë të zgjedhin lider. Lideri që zgjedhin, nuk e respekton turmën, nga ku ka dalë. Racat e ulëta nuk mësojnë nga përvoja dhe nuk janë të sakta, etj. E sipas Le Bon, beduinët arabë ishin racë e ulët, ndërsa turqit racë e mesme. Tani në gjithë këtë proces historik të pushtimit e poshtërimit nga osmanët, merreni me mend edhe tjetërsimin e racës shqiptare, humbjen e vlerave dhe kthimin e shqiptarëve në adhurues të këtyre kulturave inferiore. Shikoni psh. veshjet arabe, e krahasoni ato me veshjet e bukura shqiptare të para pushtimit turk. Edhe veshjet e cilësia e tyre, e bëjnë dallimin në mes racave…

Një vajzë shqiptare me veshje plot ngjyra nga Leskovci, krahasojeni këtë me një arabe me burka… Prandaj Le Bon thoshte se myslimanët e kanë të pamundur të integrohen në Perëndim, pikërisht edhe prej kësaj. Pasi, sipas tij myslimanët nuk janë në gjendje ta kuptojnë Perëndimin, për ta imituar atë, siç po e tregon veten edhe myslimani Spahiu, se nuk është në gjendje ta kuptojë Perëndimin.

Njeriu masokist pëlqen të vuajë dhe e pëlqen edhe objektin a subjektin, që i shkakton vuajtje. Spahiu i shan shqiptarët dhe i lavdëron osmanët. Nëse shqiptarët i shkaktojnë vuajtje Spahiut si osmanët, ky, Batoni, Olsi etj. me siguri fillojnë dhe i pëlqejnë, e i lavdërojnë edhe shqiptarët. Nëse shqiptarët kanë një bosht kombëtar, ashtu si kombet e tjera të zhvilluara, do i përjashtonin njerëzit e dyshimtë e anti-shqiptarë nga diskutimet publike, pasi ata na dëmtojnë vazhdimisht, duke infektuar njerëz.

Prandaj, nga pikëpamja psiko-analitike, nëse shqiptarët duan të respektohen edhe nga fuksat, spiunët e tradhëtarët, që i kemi në mesin tonë, duhet t’i bëjnë ata të vuajnë, duhet t’u shkaktojnë vuajtje atyre! Nga neurozat obsesionale, që turku e islami kanë krijuar mbi viktimat e tyre, dhe e kanë kthyer tjetrin si qen të rrahur të turkut, në qenie inferiore e të nënshtruar të tyre, viktima i respekton edhe sot turqit e osmanët, deri në vetëmohim.

Shkencërisht, neurozat obsesionale janë shtypje psikike, ato krijohen me dhunë, jo me dëshirë, prandaj islami si çdo fe tjetër, nuk u fut me dëshirë te shqiptarët, por vetëm me dhunë. Njeriu ka arsye dhe sillet me arsye, por ka edhe neuroza si Spahiu, etj. Kafshët psh. sillen vetëm me neuroza, sepse nuk kanë arsye. E kur njeriu sillet në bazë neurozash, si Spahiu etj., e jo me arsye, sillet pra si kafshë, si bagëti!

SHQIPTARËT DHE EVROPA…

Spahiu e mbyll shkrimin e tij, në këtë formë:
Sot, në shekullin XXI, shqiptarët janë sërish populli më primitiv i Evropës dhe, me uri prej tigri të egër, presin të bëhen pjesë e një Perandorie (të cilën shqiptarët e perceptojnë si BE, por që një Zot e di cila do të jetë ajo), që t’i kapin majat e saj, si dikur që i kapën Perandorinë Osmane.”

Shqiptarët e provuan padëshirë pushtimin turko-osman dhe mbetën të pazhvilluar, në krahasim me kombet e tjera evropiane, e madje edhe më të prapambetur se fqinjët tanë të krishterë – këtë e pohon edhe Spahiu, por ai nuk e di arsyen, se pse jemi në këtë gjendje. Po ia tregoj unë, por nuk e di a do më kuptojë, e nëse më kupton, a thua e lejojnë ata që e paguajnë, që ta pranojë këtë. Shqiptarët e provuan më pas komunizmin dhe vëllazërim-bashkimin me sllavët, ruso-serbët, prapë dështim. Prandaj si e thekson edhe Kadare, rruga jonë drejt Evropës është për jetë a vdekje, është alternativa e vetme më e mirë, që ne të krijojmë një komb të zhvilluar dhe të jemi partnerë me kombe të tjera të zhvilluara, që na i respektojnë liritë të drejtat tona, madje edhe islamin.

Orientimi Evropian e Perëndimor i shqiptarëve, dhe anëtarësimi në NATO e BE, janë jetike për shqiptarët e vonuar nga historia, dhe të kapur nga kultura neurotike, që u krijua nga pushtimi i gjatë turk, e më pas edhe serb. Aftësia jonë është të kuptojmë realitetin ku jemi, të dalim nga gjendja “psikike” e pushtimit, që na mban të lidhur pas së kaluarës, dhe t’i mposhtim edhe këta tradhëtarë të kombit shqiptar, që i kemi brenda vetes, si Batoni, Nexhmedini, Olsi etj. Në Evropë e në BE, ne jemi duke shkuar me dëshirë e me arsye, që të kemi zhvillim e të drejta si vendet evropiane, e jo me dhunë e me shpatën e turkut, që Spahiu si qenie inferiore e mbron edhe sot, fatkeqësisht.

Shqiptarët nuk ua dhanë kot disa drejtues të lartë Perandorisë Osmane, por sepse ishin racë e lartë, dhe turku qëllimisht na përdori, po na përdor edhe sot, dhe nuk është se na respekton, jo, na përbuz, sepse disa liderë shqiptarë, pa karakter e pa dinjitet, po i paraqiten Erdoganit si lypsarë…

Një revistë indiane radhiti para disa kohësh, 5 heronjtë më të mëdhenj në histori: Aleksandri i Madh, Attila, Khan, Skënderbeu dhe Napoleoni. Tani të përçmosh një popull të vogël si shqiptarët, i cili në historinë botërore ka dhënë 3 nga 5 heronjtë më të mëdhenj në histori, vetëm një psikopat e anti-shqiptar mund ta bëjë. Shqiptarët duhet të fillojnë të besojnë në vetvete, e t’i lënë lodrat e turkut.

Ky reagim ishte ndaj shkrimit “E vërteta e islamizimit të shqiptarëve në Perandorinë Osmane: Konvertimi prej dhunës, është një rrenë e madhe” të Nexhmedin Spahiut

Publikuar edhe në:
1. Gazeta TemA
2. Revista Drini
3. Arbnori.Info