Koalicioni i lamës

0
452
Koalicioni i Lamës

Koalicioni i lamës

Lis Bukuroca

Trimat ngjeshur sot rreth sofrës
për atdhe po bëhen fli
me “oreks-koalicion” burrat e botës
e bënë Kosovën Tanzani

me grushte Hashimi i gjuhet flisë
Isa pret dyshime plot
eu, mendon t’i hidhet tatlisë
hyzmeqarët sytë me lot

qeshen, tallen popull degdisur
oshëtijnë, jehojnë pirunat
rreth sofrës të molisur
llupën trimat dhe sumunat

u fshi darka, u fshi lama
në obor mbeti vetëm sana
përlanë tatli e bakllava
lepe peqe, pa parà

ulur përtokë krejt elita
kuku, n’ kokërr t’ shpinës shkarravitur
plot oreks e plot taktika
kështu thonë e ka politika:
ti gatuan, unë përlaj
ti beson, unë përçaj
ti voton, unë fitoj
ti paguan, unë lloçkoj
ikën trimat, plancat plot
mirupafshim mot si sot.