Isuf Heba, vjen me librin me poezi “Lëndina e fluturave”

0
909
Isuf Heba - Lëndina e fluturave

POEZI NDJENJASH

(Në vend të prologut)

Dekada më parë, në këndin e klasës, e pastaj të shkollës 8-vjeçare “Rifat Nuzi”, Reç, vendoseshin poezi të nxënësve më të mirë. E, ai që shkruante rregullisht për mësuesin, nënën, natyrën, ëndrrat, për të ardhmen, për shokët e klasës dhe të shkollës, ishte nxënësi Isuf Heba.

Ndonjëra prej tyre mundi të botohej edhe në shtypin lokal të asaj kohe. Pasioni dhe dëshira e madhe për të shkruar dhe botuar, e ndjek poetin si hije ogur-mirë. Ndoshta ishte e vështirë të mendoje se një ditë nga mendja dhe dora e poetit tashmë të afirmuar Isuf Heba, do të botohej libri i pestë me poezi, pikërisht ky vëllim, që kemi tani në dorë, “LËNDINA E FLUTURAVE”.

Fragment nga Parathënia, e shkruar nga Fadil Hasmujaj, profesor

KUR VJEN PRANVERA

Kur vjen pranvera, nis e rinë bari,
Lulet e vjollcës, çelin më parë.
Dhe ti gëzon, po vjen behari…
Sythet nxitojnë të bëhen lastarë.
Nis bulkthi me këngë të na lajmërojë,
Se vlagë e tokës, ka nisë me ardhë,
Dhe bleta në zgjua ka nisë të gëlojë,
Mali ka heq “kësulën” e bardhë.
Thanë e kuqe sa herët ka çelë,
Por fruti i athtë, vonon të rritet.
Kalojnë bashkë, pranvera me verë,
Në vjeshtën e parë, frut’ i saj piqet.
Kur vjen pranvera, të mbyt me aromë
Dhe lulet mblidhen, të promovojnë
Ti vjen e ulesh mbi barin e njomë,
Pranverat e hershme t’i kujtojmë.

LËNDINA E FLUTURAVE

Mbi një pellg të vogël uji.
Sa shumë flutura rreth i vijnë,
Ç’bukuri syri më zuri,
Një sfilatë për bukurinë!
Syri më kërkoi më t’bukurën,
Më thanë:- rri tek një lëndinë.
Era fryu, e trembi fluturën,
Nuk e la me shoqet t’rrijë.
Renda lëndinës, pa fjalë,
Mbi një lule flutura rrinte.
Sa e pashë, më zuri mall,
Malli plot dashuri rridhte.
S’doja fluturën ta trazoja,
Veç me sy, thashë, ta vështroj.
Pranë një shtegu ta rrethoja…
Ndër gjergjef, sa më mikloi!

Si u habit, e bukura flutur,
Mbi gjergjefin, n’rreth rrethuar,
Gjithë me gishta bezen skuqur…
Se n’gjilpërë i kishte shpuar.

***

E kujtoj fluturën e bukur,
Gjithë sa herë mbi atë lëndinë.
Faqet kuq, buzët pa puthur,
Më ngatërroi t’i gjej shtëpinë.

KAZAN…

Gjithë jeta kazan,
Një çorbë pa kripë.
Të shkretët, kush e ha,
Na mbyti përditë.
Kazan politika,
Të gjithë brenda kanë ra,
Popullit i ra pika,
Se ky i shkretë e ha.
Po ç’të hajë më parë,
Ky popull i shkretë.
Janë vënë në garë
Kush më parë ta rrjepë.
“Qosheve”, me piratët,
Njësh partitë.
Flirtojnë me oligarkë,
Bashkë i pinë gjinjtë.

Thyejnë, shkatërrojnë,
“Ata” vetë “ndërsejnë”.
Se për çfarë luftojnë,
As s’e kanë idenë.
Në turma vrapojnë,
“Kope e vërtetë.
Ç’gjejnë para, rrënojnë
“Partia” mbështetë.
Vrapojnë reporterët,
Të kapin ç’të zënë
Krekosen gazetarët
Pamjet marrin dhénë
Pas kësaj çfarë ndodhë,
“Kazan televizorët.
Politikë të hollë,
Bëjnë moderatorët.
Gurin bëjnë e hellin,
Dorën shpejt e fshehin.
Bythët i përdredhin,
“Nder” popullit i shesin.

Në kazan bllok shkojnë,
Nga brenda ulërijnë,
Popullit i thonë,
E duam Shqipërinë.
Ka që bëjnë të urtin,
Ka që bëjnë trimin.
Të tjerë bëjnë makutin
Çojnë në Evropë kushtrimin…
Me luksin lundrojnë,
Thonë: kapeni hajdutin,
Me të flirtojnë,
Pastaj bëjnë makutin.
Mbas popullit struken,
Bukur gjejnë sebepin,
Herë fërkojnë “Duçen”,
Herë përkëdhelin “mbretin”
Po bëhen “tridhjetë”,
Sillemi si kali…
S’dallojmë me kopetë,
Shkojmë nga do çobani.

Për vete gjë s’kërkojmë,
Të rrojnë partitë.
Për ta ne luftojmë,
I majmim përditë.
Gjithçka provuar,
Dekada vërdallë…
Jemi dërmuar,
S’na qan kush hall.
Brenda ç’të bëjmë,
Kërkojmë asistencë,
Jashtë na përzënë,
Jemi pa “liçensë…”
Flasin diplomatët,
Flet diplomacia,
S’ndjejnë oligarkët,
…Kur i do partia.
Po u deh shteti,
Ikën hesapet,
Zagarët lëpihen,
Shpërvilen kasapët…

Kazan politika,
S’i bëjmë ballë,
Na është dhënë ika,
Gjithçka rrumpallë.
Kazan, kazan,
Kush thirri i pari,
Dhjetë milion muaji,
Merr gazetari!!!
Kazan gazeta,
Kazan ekrani,
Si “as” në xhepa,
Rri gazetari.
Ka “vipa” gazetarë,
Më me “specifikë,”
Gjithë ditën bëjnë pazar,
Flirt me politikë.
Popullit i qajnë hallin,
S’dihet me kë janë,
S’dihet pagë sa marrin,
Bëjnë dhe fukaranë.

Gjithë konkurrojnë…
Panelet blinduar…
Bëjnë dhe për ke bëjnë,
Kush më mirë paguan.
Çorbë politika,
Gazeta, ekrani,
Rroftë republika!
Rroftë pehlivani!
Pasuria lumë,
S’dinë se nga ta çojnë,
Në garë për më shumë,
Ekranet pushtojnë.
Vetting-u përvëlon,
Kë detyron ligji,
Askush s’i shpëton,
Rënkon “maliqi”.

Bënë e ç’nuk bënë,
U bënë “korifej,”
S’menduan se i zëmë,
Na marrin budallenj…
Thonë demokraci,
Kemi pes’ pushtete.
Ka njeri ta di,
A kemi një me vete?!
Çfarë regjimi jemi,
Vend, demokraci?
Një pushtet s’kemi,
Veç autokraci…
S’ka alternativë,
Parti pa vizion.
S’ka as perspektivë,
E populli rënkon.
Akuzojnë në të s’ëmës,
Nuk lënë gjë pa thënë.
Porsi qeni hënës,
Lehin e kënd s’hanë.

***

Po vetë ekrani,
Ku i gjen k’to paret,
I di pehlivani,
Mos ia qani hallet!
Ja si vjen fati,
Në derë, kur troket,
Dhe mprehet “thumati”,
Vu në “bereqet.”
Popullit është dhënë ika,
Çfarë të bëjë i shkreti,
Rroftë politika,
Dhe i pesti pushteti !
O bobo, ky leku,
Na qenka sebepi
Herë përkëdhelin “Duçen”,
Herë fërkojnë “mbretin”.

Kazan “gjykim”,
Yxhym mileti,
Nis të zë trishtimi,
Si është kiameti?!.
Kazan në tempujt,
Ku “ulet” besimi,
Flasin për dishepujt,
Leku edhe… krimi.
A do të vijë dita,
“Djersa” të ndrijë,
T’vrapojë politika,
Në mes nesh të rrijë.
Po ikin mëkatarët,
Oligarkë e ç’janë…
Ikin dhe kusarët,
T’shpëtojmë të tanë.

Shënim: Libri do të dalë së shpejti nga shtypi…