Impresion nga Zhuliana Jorganxhi për librin e Kristaq Turtulli: MISTERET E PARISIT TË VOGËL

0
824
Kristaq Turtulli - Misteret e Parisit të vogël

I dashur miku im i vyer dhe i talentuar Kristaq!

Ju uroj shendet te plote familjarisht frymezim, pasion, PENE TE ARTE dhe suksese! Sa kam mbaruar se lexuari romanin tuaj “MISTERET E PARISIT TE VOGEL” dhe kam mbetur e mrekulluar nga talenti, gjuha dhe stili juaj, nga shpirti juaj poetik, mendja e ndritur dhe PENA E ARTE!. Romani eshte per mua nje veper e shkruar mjeshterisht dhe qe te rremben dhe nuk te leshon, qe nga germa e pare deri tek e fundit. Jam plotesisht dakord me Parathenien e shkruar aq bukur dhe mjeshterisht nga gazetari zoti Illo Foto, nga urimet dhe mendimet e shprehuar me konsiderate te larte per ju dhe romanin nga Dr. As. Prof. Dion Tushi dhe poetja Zhuljeta Grabocka Cina.

Per mendimin tim, rralle, se gjen ne letersine e sotme shqipe nje roman me permasa historike kaq te medha dhe te shkruar aq bukur. Aty hyjne personazhe, qe bene historine jo vetem te qytetit te Korçes, por gjithe Shqiperise. Hyjne heronj te vertete, atdhetare te shquar, qe jo vetem nuk kursyen gjithçka si pasurine etj., por as gjakun per alfabetin me te cilin ne shkruajme, per Pavaresine dhe lirine e Shqiperise dhe gjithe trojeve, ku jetojne shqiptare. Figura e ndritur e Themistokli Germenjit ngrihet ne kete roman me lart, se shtatorja e Tij ngritur ne qytetin tone te lindjes. Jam kaq e mrekulluar nga leximi i ketij romani, kaq e mbushur me emocione, sa fjalet sado t’i zgjedh me duken te varfera.

Te falenderoj perzemersiht per kete dhurate te çmuar, qe me bete. dhe ju jam shume mirenjohese. Urimet e mia me te perzemerta, o mik i shtrenjte, qe me beni krenare t’ju kem MIK. Ndoshta njehere tjeter do t’ju shkruaj me gjate per personazhet e gdhendur aq bukur dhe mjeshterisht, duke i veshur ju me aureolen poetike.

Ju perqafoj familjarisht me shume respekt dhe mirenjohje
Zhuliana G. Jorganxhi

Dërgoi për publikim, Kristaq Turtulli, autor i librit