Historia nuk e falë asnjë popull nëse rregullisht gabon?!

0
1989
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumica sot në Kosovë janë të brengosur së në krye të shtetit janë ngjitur analfabetet politikë, e kanë kapur shtetin sehirgjinjët, e kan pushtuar aparatin shtetëror njerëzit edhe më biografi kriminale. Po e udhëheqin shtetin trashëgimtaret e sistemit komunist. Unë debatin për Demarkacionin e pashë edhe si thyerje të dy koncepteve politike. Të konceptit politikë neokomunist dhe koncepetit të atyre të cilët e mbrojtën një kauzë të drejtë kombëtare. Koncepti pushtetarë rreth vijës së Demarkacionit është krye-këput koncept i veprimit politik, e që nuk përkon më realitetin në terren, dhe nuk përkon më gjithë ato fakte të cilat i prezantuan ekspertët e lëmive të ndryshme.

Për mendimin tim krejt çka ishte e mirë në gjithë këtë debat, ishte e mirë sepse debatet e tilla politike shumë na kan munguar. Rezultati i këtij tubimi është ditur paraprakisht, së Isa Mustafa kishte deklaruar së ky debat do të jetë vetëm formal, dhe pa ndikim në ndryshimin e marrveshjës së Brukselit. Debati kishte edhe një anë tjetër të mirë. U transmetua drejtë përdrejtë në ekranet tona televizive dhe populli më në fund u njoftuan së e vërteta për Demarkacionin ishte ajo të cilën e thanë ekspertet tanë. Pas 17 vitësh shikuam pak tranacparencë e cila shumë i ka munguar opinionit të gjërë publik për çështje shumë të rëndësishme për Kosovën.

Opozita do të duhej të jetë shumë e matur në veprimet e veta, duke mos rënë në kurthin pushtetarë. Dhuna nuk i shkon për shtati së pari Kosovës, dhe nuk është në interesin edhe të Opozitës. Pikërisht Pozita do të përfitonte dhe shumë do të dëshironte një eskalim të situatës më protesta të dhunshme. Ka metoda dhe forma tjera të kundërshtimit të këtij pushteti despotik. Pushteteve antidemokratike u konvenon shumë dhuna për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Ende nuk janë shterruar të gjitha format demokratike të veprimit opozitarë dhe të popullit përgjithësisht.

Gjysëm analfabetet të cilët i kanë mbushur ulëset e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, janë pesimizmi dhe e ardhmja zymtë e Kosovës. Gjysëm analfabetet dhe materjalistët janë specilitet të thëm ashtu i “banana shteteve” në botë, siq po iu ngjanë edhe Kosova. Në mënyrë sadiste po na qendron mbi kokë kjo klasë oligarkike, e cila po bën çdo gjë për tna varfëruar edhe më shumë. Në këtë menyrë kasta politike në pushetet po i krijon secilën ditë edhe më shumë kushte vetit që e pa penguar ti vazhdojnë plaqkitjët e resurseve shoqërore. Edhe më shumë brengosëse nga Demarkacioni dhe ‘Zajednica’ është ndoshta gjendja ekonomike e dobët e shumicës në Kosovë.

Do të ishte budallaki e madhe nese populli në zgjedhjet e radhës e voton dikend nga kasta politike në pushtet. Kjo do të ishte rrënim përfundimtar i çdo shprese së do të bëhët mirë. Ofertat e tyre dhe mashtrimet që i bën deri më tash, nuk ishte dashur tu ‘dhëzin’ prapë. Ka ardhur koha që votën edhe pse vështire njeriu të përcaktohet, sepse do ti kemi të njëjtat garnitura politike, mos tu qiten këtyre njerëzve të korruptuar dhe të kriminalizuar, të cilët janë bërë kurthi më i madh i proceseve demokratike. Ky pushtet e ka humbur busullën më realitetin, e ka humbur edhe moralin politik.

Ky pushtet ka rekrutuar në Univerzitetin e Kosovës shumë “akademikë”, për ta vu kontrollin e plotë mbi institucionin tonë të dijës. Shëmbulli më i mirë është akademik, Hivzi Islami i cili në debatin e zhvilluar për Demarkacionin më shumë u duk si një fillorisitë së sa një njeri më tutull të akademikut. Kjo kastë politike është duke e bërë njeriun tonë gjithnjë e më shumë të depresionuar. Mos të lejohet nga ajo e pakëta që na ka mbetur si çënje njerëzore dhe si Kosovë të rrënohet përfundimisht. Na prêt të gjithëve një luftë e pa kopromos më të gjitha metodat dhe mjetet demokratike në dispozicion për ta larguar këtë pushtet të deligjitimuar. Historia nuk e falë asnjë popull, nese parreshtur gabon…