HERO-STRALL ILAZ KODRA

1
612
Ilaz Kodra - hero

Poezi përkushtimi për Heroin Ilaz Kodra,
në 21 vjetorin e rënies heroike për lirinë e Kosovës

Naxhije Doçi
Naxhije Doçi

Naxhije Doçi

HERO-STRALL ILAZ KODRA

Në tela lire Hero-Strall
Komandant Brigade Ilaz Kodra
me damar të përflakur trimërie
nëpër poret e etura të zemrës.
U linde në atë cep të derdhur toke
historish të shtuara nëpër mote,
në Prekazin me kulla te ngjeshura guri
bashkë fjalë e besë burri
sfond hirësie.

Rrita jote uratë e bekuar
përkundur në djepin e trashëguar
me ninulla sublime në vargëzim
si një mrekulli e dehur
që nuk shuhet kurrë,
krenari rrënjësh të ruajtura
thellësive të dëshmuara skofiare
pellazde-ilire-shqiptare.

Nëpër stinorë të rënduar frymimi
nga furtuna të trishta ligësish
vrullet tua me ndezje shpirti
në aksione të guximshme guerile
për nënqiell të buzëqeshur, pa re,
për drejtësi dhe dashuri mbi dhe.

Luftëtar trimërie i pandarë
i Adem Jasharit të madh legjendar
këndet e grisura të atdheut
nga armiku serb barbar
thekshëm ta copëtonin zemrën
shkrirë në dallgëzime përmallimi.

Shkëmb-Viga Ilaz Kodra
apologji e theksuar shëmbëllimi
në kurim kohësh me pikim loti
në Kosovën me shpresa purpuri
për lirinë art i shenjtëruar,
frymëmarrje e munguar
një shekull peng-plagomë.

– Poezi nga libri “Vargëzim mbi gjurmë” – Naxhije DoçiPrishtinë-2017

1 KOMENT

  1. Të RËNËT për ATDHE – përjetësisht me NE !
    Me të lumtë ajo mëndie, komanduar atë PENË,
    E nderuara Naxhie Doçi, Heroin-Iliaz Kodra sjellë…
    Ditët NJËMIJË.shkruar në këtë ditë*1 MAJI.*…
    Solidariteti Klasës PUNTORE – NGADHNJOI…!
    *Ishte Ai solidariet i *Klasës puntore* – mbarë…
    Treguar popujve të shtypur, ç’duhet BËRË…
    Ani se Bota ditë të VËSHTIRA po jeton…
    E ardhmia;POPUJVE dhe Klasës PUNTORE…
    U TAKON..!
    Atë ç’ka *1 MAJI* në ÇIKAGO…
    Në emër të *PROLETARIATIT BOTËROR…!
    DEMOSTROI !
    Në mbarë BOTËN-Do të NGADHNJOJË…
    LAVDI Klasës PUNTORE!
    Tiranë, 1 Maj 2020 *Pasuesi Veteran* GURI NAIMIT D.

Komentet janë mbyllur.