GURGULJA DHE POTERJA E GAZHULEVE

0
465

Gallata dhe demostrata për të friksuar kryeprokuroren Arta Marku, për ta larguar nga funksioni juridik shumë i dobishëm jetik dhe i domosdoshëm për shtetin demokratik.

SALI LEKA

Këtë tregim duhet ta lexojnë ministrat, kryetarët e bashkive, titullarët dhe funksionarët e dikastereve të shtetit.
Se nuk lexojnë dhe nuk dijnë me iu përgjigjur popullit, për telashet që i shkaktohen.
Nga mos dituria dhe mos kultura janë zhytur dhe përlytyr me injorancë totale obskurantiste vahabiste dhe lehebiste e përçudnuar.
Dituria dhe kultura të mbushin dhe të forcojnë me vullnet, guxim dhe vitalitet. Ashtu si Arta Marku që tregoi dituri dhe pasqyroi kulturë në sallën e parlamentit përballë rrëmujaxhijve poterexhijve dhe shamataxhijve të padituruar, të pakulturuar që skërmiteshin si vjerdulla në strofkën e dhelprës.
Populli shqiptarë fisnik i kulturuar mendimtarë vizionarë i admiruar dhe lexues me vullnet solid të aftësuar.
Arta Marku bija e popullit u betua me solemnitet jetik sublim, si kreshnike eposike për të punuar dhe kontribuar me kushtim për drejtësi dhe demokraci shembullore triumfatore me të drejta të plota njerëzore, dhe me ndëshkim të klaneve dhe klikave negative regresive me afera korruptive galopante, duke grabitur, xhvatur dhe rraskapitur popullin e shumë vuajtur shqiptarë. Popull i lashtë në Ballkan me tradita Atdhetare kombëtare të shkëlqyera shekullore që kanë mahnitur botën njerëzore, në lindje dhe në perëndim.
E falenderoj Edi Ramen që nuk ka larguar nga zyrat e shtetit asnjë punonjës injorantë obskurantë as pedeistë dhe leseistë ata duhet të jenë mirënjohës ndaj Edi Ramës, ndaj popullit shqiptar dhe të diturohen, të kulturohen, të dinë për kombin, për tokën atdhetare, dhe për gjuhën amtare shembullore e lashtë qindra shekullore.
Gjuha shqipe ka shumë fjalë, fraza e fjali.
Është gjuha leksike gramatikore më e pasura në botën njerëzore.
Fjala gallata, folet e thuhet: Edhe tollovia, gjurulldia, zallamahia, sakelldia, gurgulja dhe gazhulja.
Fjala demostrata folet e thuhet: Edhe poterja, rrëmuja, kërdia, batërdia, tymnaja, katrahura dhe shamata.
Në 18 dhjetor 2017 parlamenti mazhoritarë i Shqipërisë, i besuar nga populli në 25 qershor 2017, zgjodhi kryeprokurore të Republikës Z. Arta Marku juriste e aftësuar e specializuar, në Amerikën e madhe demokratike, për të forcuar dhe konsoliduar reformën në drejtësi, që ka katër vjet që po lëngon dhe rënkon. Kurse mizorët, kusarët, fallsifikatorët, zuzarët dhe kriminelët vallzojnë, këndojnë dhe brohorasin me tampone pompozike o sa mirë, jemi pa organe juridike, pa gjygjtarë, as prokurorë, as hetues, as revizorë inventarizues, as investigim verifikues, por të mbushur me sejmentistë dhe sekseristë që marrin tinzisht nën dorë nga njëzet milion lekë, për çdo kriminel, mizorë, zuzarë dhe kusarë langarë.
Kurse deputetët opozitarë në 18 dhjetor në sallën e parlamentit u ngritën në këmbë, u hodhën në sulm me britma dhe ulurima me rrëmujë, batërdi, tymnajë, katrahurë dhe shamatë të madhe bombastike edhe me këpucë llastike: Nuk e duam Arta Markun për kryeprokurore juridike. Kurrë jo!
E ka kapur Edi Rama. Kryeministri i drogës i kanabisit dhe ka formuar narkoshtetin.
Fjala “E ka kapur Edi Rama është puro shqipe, por deputetët opozitarë nuk e dijnë mirë shqipen dhe e shfaqin shumë keq.
Fjala e kapi Edi Rama do të thotë: “E ka prekur, ngacmuar, për ta turpëruar dhe për ti poshtëruar dinjitetin moralin dhe karakterin, por zonja e nderuar Arta Marku nuk ka burrë, as bir nëne as horr cubist pisanjak me e kapur, me e prekur dhe cënuar, ngacmuar për ta turpëruar dhe poshtëruar dinjitetin, moralin dhe karakterin e lartë eposik se ta shkrep në lule të ballit.
Edhe fjala “Ta shkrep në lule të ballit“ është puro shqipe e pastër e bardhë, por deputetët opozitarë e kuptojnë shumë keq. E kuptojnë sikur Arta Marku, do të vrasi, do të masakrojë, do të groposi djem dhe burra, vajza dhe gra të pafajshme, ashtu si u vranë në 15 mars 2008 në Gërdec të Vorës 26 njerëz, u plagosën 270 pleq dhe fëmijë.
Ashtu si u vranë katër burra të pafajshëm në 21 janar 2011, u vranë duke ecur në bulevard me duar në xhepa, ndërsa vrasësit gjakatarë të armatosur me nga katër kallashnikovë, katër pistoleta, katër bomba, dhe katër makina të blinduara, që nuk i shpon as plumbi i kallashnikovit, as predha e mortajës.
Në Tiranë kriminelët, mizorët, kusarët, zuzarët dhe fallsifikatorët kanë makina të blinduara ndërsa njerëzit e mirë fisnikë, djem dhe burra që punojnë me djersën e ballit kanë biçikleta dhe Erion Veliaj po u ndërton rrugë korsi që u siguron jetën.
E falenderoj Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë Tiranës, për punën e madhe të dobishme dhe unë do të shkruaj ditë tjetër për këto mrekulli progresive për zhvillimin dhe modernizimin e Tiranës, ndërsa sot do të vazhdoj për juristen e devotshme Arta Marku
Po, po juriste e devotshme mendimtare vizionare, por duhet të bëhet akoma më shumë guximtare eposike, për arsyese: Ka 25 vjet që proçedurat juridike janë zhgarravitur, koklavitur, ngatërruar dhe fallsifikuar, për interesin e kusarëve, mizorëve dhe kriminelëve dhe kanë dëmtuar akoma më shumë njerëzit e pafajshëm dhe viktimat e krimit dhe të korrupsionit galopant.
Unë me shokët e mi na u bë zemra mal në 18 dhjetor kur Arta Marku u betuanë parlament si kryeprokurorejuridike e Shqipërisë demokratike.
Arta Marku u betua nën vërshimin dhe breshërinë e britmave të ulurimave, për ta frikësuar dhe për ta larguar nga funksioni juridik që e meriton ta mbajë, por edhe ta forcojë dhe ta konsolidojë. Aftësimin, mendimin dhe vizionin e admiruar që ka zonja Arta Marku duhet ta bashkojë ta ngrejë lart, me guximin, vullnetin dhe vitalitetin jetik sublim.
Mendimi dhe vizioni nuk triumfojnë nëse nuk bashkohen me vullnetin dhe guximin.
Unë me shokët e mi ishim dhe jemi intelektualë dhe shkrimtarë demokratë humansitë, modernistë të përkushtuar antimizoristë dhe antikomunistë të betuar, por të burgosur, të përndjekur, të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht edhe mbas vitit 1992 na kanë rraskapitur, vjedhur, grabitur dhe stërmunduar.
Betimi i Arta Markut në parlament në 18 dhjetor 2017, nëpër dallgët e katrahurës, rrëmujës me tymra dhe gazra të djegura me fjalë të pista na kujtuan arrestimin e shkrimtarit demokrat liberalist modernist Fadil Paçrami në fermën e Kamzës në vitin 1975.
Arrestim dhe burgosje përpara 450 punëtorëve duke e ofenduar, diskriminuar dhe duke e qëlluar me vezë të prishura dhe domate të kalbura.
E goditën me akuzën absurde si armik i partisë i komunizmit, rrufjan politik i modernizimit.
Betimi juridik publik i juristes Arta Marku, pa iu dridhur qerpiku nga poterexhijtë dhe shamataxhinjtë e gallatave skurrike pompozike na kujtuan arrestimin dhe burgosjen e shkrimtarit dhe poetit lirik erotik eposik Sali Leka përpara 250 djemve, burrave, vajzave dhe grave të grumbulluara me detyrim duke uluritur, bërtitur dhe llomotitur, shkrimtari dhe poeti Sali Leka me libra, tregime dhe poezi dekadente liberaliste mikroborgjeze dhe degjeneruese për njeriun e ri socialist proletarë që ka formuar partia dhe shoku Enver Hoxha vigjilent revolucionarë.
Shkrimtari Sali Leka reaksionarë, armik dhe tradhëtarë të burgoset, të torturohet dhe të varet në litarë.
Me këto akuza mizore antinjerëzore unë shkrimtari Sali Leka, bashkë me shokët e mi fisnikë eposikë dhe guximtarë kreshnikë i përballuam burgosjet dhe përsekutimet e tmerrshme të llahtarshme të viteve të skëterrit mizorist enverist ramizist.
Me shumë gëzim dhe admirim sublim i urojmë zonjes juriste Arta Marku, vullnet, guxim dhe vitalitet si kreshnike eposike dhe mendimtare vizionare filozofike e kulturuar e admiruar, që mos të zhytet në llumzhumin e ingranazheve sofistike enigmatike të mizorëve, zuzarëve, kusarëve langaruc, të kriminelëve cubistë, dhe të fallsifikatorëve monstruozistë, të gënjeshtarëve zgerdhec dhe shtrembalarëve gelboc që janë shtuar. Po, po, janë shtuar!
E pse? Sepse ka 25 vjet që mungon hetimi juridik, investigimi mediatik dhe demaskimi artistik publik. Shkrimtarët dhe intelektualët kanë heshtuar, nuk bëjnë, as gek, as mek, as nuk dalin, në ballbelik. Akoma më keq gazetarët janë fshehur si urithk skurrik.
Stafetën e transformimit e tërheqin zvarrë obskurantët, spekullantët, delengjinjtë, maskarejtë dhe reziluckit injorantë duke zbrazur nëpër studiot televizive jargosjet e tyre të pista infektuese.
Jargosjet, sajimet dhe trillimet e tyre të neveritura i zbrazin nëpër llozha, podiume dhe konferenca publike, ashtu si dolën dhe i zbrazën me 27 janar 2018 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“, përpara godinës së kryeministrisë. Në podiumin e ngritur llomotiten, gumëzhiten dhe uluritën tetë persona dhe nuk thanë asnjë fjalë të vërtetë, nuk treguan asnjë fakt konkret nuk hapën asnjë program me alternativa dhe përspektivë për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Atdheut.
As nuk ftuan asnjë bir shqiptari për debat me bashkëbisetim jetik sublim me vizion dhe diapazon demokratik, por dy orë përsëritën dyqind herë zgërdheckat dhe mysibeckat e njëri-tjetrit, sajimet dhe trillimet e tyre të rëndomta.
Kurse unë me shokët e mi e kemi obligim të falenderojmë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e rendit Fatmir Xhafaj që i lejuan poterexhinjtë, shamataxhinjtë dhe gallataxhinjtë për të llomotitur në bulevardin “Dëshmorët e kombit“, por në konferencën tjetër duhet që karriget, llozhet dhe podiumet e gelbockave të zgërdheckëve, duhet me i kurdisur dhe mbërthyer në tarracën e godinës të byrosë politike komuniste enveriste ramiziste.
Rrugët piktoreske dhe bulevardet e pastra klimatike të Tiranës historike duhet të jenë të lira çdo minutë dhe mos të bllokohen, mos të pisanjosen edhe sikur të ngrihen nga varri Enver Hoxha dhe Ramiz Alia bashkë me zuzaristët dhe sharlatanistët e tyre monstruozistë të skremuar.
Prandaj e theksoj: Arta Marku duhet të bëhet akoma më shumë guximtare dhe stratege viganike se ka përballë anarshistë, gjurulldistë, kaotistë me kërdi dhe batërdi makabre 70 vjeçare. Se as kanë dashur, as duan shtet juridik me ligje të drejta të forta kombëtare Atdhetare, por kanë dashur dhe duan gurgule dhe gazhule zuzare langare me sulme revolucionare absurde dhe abstrakte despotike.
Akoma më keq sot gazetaria vepron si në kohën kur e sundonte Ramiz Alia, zuzariste e llumzhuar sharlataniste, gënjeshtare langarucke dhe rezilucke e shtrembëruar, që nga viti 1948. Nostalgjia për vitet e skëterrit mizorist u ka qelbëzuar mushkëritë, u ka bllokuar frym-marrjen, u ka mykur dhe atrofizuar mendjen, u ka tharë logjikën e mendimit dhe të vizionit.
Në vitin 1978 në redaksinë e gazetës “Bashkimi“ më thanë: “Nuk i botojmë tregimet e tua Sali Leka. Ty nuk të ka caktuar shkrimtarë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Gazeta e frontit të partisë “Bashkimi“ boton librat dhe tregimet e shkrimtarëve të caktuar nga Enver Hoxha gjeniu i madh i komunizmit dhe Ramiz Alia bilbili i kuq i marksizmit madhështorë.
Kurse unë u fola u tregova: Shkrimtar dhe poet lirik erotik eposik dhe besimtar i betuar Apostolik Teuratik, mua më ka caktuar, gjuha shqipe, gjuha pasanike Albano pellazgjike me shumë fraza ritmike dhe fjalë të urta shinike të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi, dhe të çdo rrace në botë.
Gjuhën e shkëlqyer dhe të mahnitëshme shqipe e flasin Engjujt e bekuar të Mahsherit dhe rrezatimet e ylberit, bashkë me vezullimet e yjeve të qiellit.
Kanë kaluar 40 vjet nga viti 1978 dhe akoma vazhdon katrahura kaotike dhe në pamundësi për ta rikthyer kohën e skëterrit mizorist enverist antidemokratik janë rreshtuar në skalionin anarshist korruptivist galopantist, të inkuadruar nëpër klika regresive e kusariste sofistike enigmatike.
Me shokët e mi jemi të gëzuar për Arta Markun zonjë fisnike e lindur e rritur në familje Atdhetare tradicionale nga plejada e familjeve demokrate të deklasuara të diskriminuara pa të drejta legjitime në kohën e skëterrit mizorist.
Bashkë me shokët e mi jemi garant se Arta Marku, do të hetojë kusarët, mizorët, kriminelët dhe fallsifikatorët por janë egërsuar zuzarët, langarët, shtrembalarët dhe gënjeshtarët zgërdhec.
Egërsinë e tyre e maskojnë me fjalë spekullante rezilucke, nëpër gazeta dhe në studio televizive gërhasin: Arta Marku “U ngjit lart duke shkelur kushtetutën, ka bërë hatanë, kërdinë dhe ka shtypur demokracinë“ kurse e vërteta qëndron ndryshe: Kushtetutën e kanë shkelur, demokracinë e kanë shtypur rëndë ata prokurorë, avokatë dhe gjygjtarë që kanë liruar nga burgu 250 kusarë të rrezikshëm dhe kriminelë të egër.
Akoma më keq asnjë organ artistik mediatik nuk i ka demaskuar në publik këta shkretues të jetës së popullit. Krimet dhe aferat korruptive e kanë shkretuar, rrënuar dhe rraskapitur mirëqënien e njerëzve.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
Kujtim Dusha cel: 068 33 98 129
Dhe pesë shokët intelektualë të kulturuar demokratë modernistë të betuar të burgosur të vërtetë politik për motive atdhetare kombëtare të pastra antimizoriste, por ka 25 vjet që përkrahen, ndihmohen, favorizohen të burgosurit ordinerë për motive të pista brutale vulgare dhe për interesa meskiniste të kohës së komunizmit, duke zbrazur nëpër studiot televizive gelbocka langare.
Neve shtatë intelektualët dhe shkrimtarët të burgosurit e vërtetë politik falenderojmë redaktorët e talentuar të kulturuar me kontribut të çmuar për letërsinë dhe gazetarinë që në vitin 2018 e filluan përsëmbari.
Në muajin janar botuan dy tregime të dobishme të shkrimtarit Sali Leka. Tregimi “LETERSIA DISIDENTE MODERNISTE DHE PËRBALLJA ME CENSURËN MIZORISTE” dhe tregimi “MISTERET E DOSJEVE TË SIGURIMIT” nga libri “MASAKRAT E VËRTETA TË KOMUNIZMIT”.
Me shumë vullnet i kërkojmë shkrimtarit Sali Leka të shkruajë akoma për masakrat tragjike enveriste ramiziste gjakatare të pamëshirshme.
Këto masakra mabakre të llahtarshme i dijnë i kanë parë 40 shkrimtarë dhe gazetarë, por nuk i tregojnë kurrë. Nuk shkruajnë as dy fjalë se disa nga ata ishin vetë përsekutorë mizorë zuzarë kundër kolegëve të tyre shkrimtarë dramaturgë, poetë shembullorë, por antikomunistë të burgosur, të internuar të përsekutuar me vite dhe dekada tmerrësisht dhe sistematikisht.
Me shumë nderim dhe kujtim sublim për shkrimtarët e burgosur, të masakruar që sot nuk jetojnë dhe as nuk i kujtojnë por edhe mbas vdekjes i diskretitojnë.
KUJTIM DUSHA Emrat, fotografitë dhe adresat e pesë shokëve të shkrimtarit Sali Leka do të tregohen ditë tjetër. Shokë të betuar me shkrimtarin dhe poetin lirik, erotik dhe eposik Sali Leka që nga viti 1977 kur ishin të mbyllur në burgun e skëterrit mizorist, por nuk jemi trembur nga lukunia dhe egërsia e komunistëve tipikë enveristë ramizistë, as sot nuk trembemi, nuk prapësohemi nga sakelldia dhe katrahura kriptokomuniste pedeiste leseiste, as nga gjurulldia dhe gurgulja e gazhuleve dhe capaculëve të shtrembëruar që duan të pengojnë akoma Vetingun dhe reformën në drejtësi.
Akoma më keq duan të mbyllin digasterin jetik Autoriteti Publik për verifikimin dhe informimin e dosjeve të sigurimit komunist me kryetare zj. Gentiana Sula.
Digasterin kryesor kombëtar historik që ka hapur Edi Rama me qevrinë socialiste moderniste kurrë nuk mund të mbyllin skandalozet monstruozistë.
Kurrë jo nuk kan ëpër ta mbyllur digasterin shembullor të merituar me në kryye zonjen e nderuar Gentiana Sula e përkushtuar për të informuar ngjarje të vërteta për dosjet makabre të sigurimit. Neve të burgosurit e vërtetë politik demokratë modernistë të amdiruar dhe antikomunistë të betuar do ta zmadhojmë dhe forcojmë Autoritetin e Verifikimit dhe infomrimit të dosjeve të sigurimit.
Urime shumë urime për zonjen Gentiana sula, Arta Marku dhe për z. Edi Rama kryeminsitri shembull dhe model i këtij fillim shekulli XXI.
Urimet dhe falenderimet e përzemerta nga shtatë intelektualë dhe shkrimtarë demokratë liberalistë dhe humanistë modernistë.

Shkurt 2018