Guljem Radoja – aktori i famshëm i filmit shqiptar (Video, 2016)

0
198
Guljem Radoja

Guljem Radoja tregon në këtë dokumentar për jetën e tij, për filmat që ai luajti, për martesën me vajzën e një të prekuri politikisht, për vështirësitë e tij në kohën e regjimit, por edhe për një dorë të padukshme në “parti”, që e mbronte dhe e lejoi të luante filma…

Aktori dhe Artisti i Merituar Guljem Radoja ka lindur në Shkodër, por pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në kryeqytet, në Tiranë. Më vonë ka nisur studimet për aktor në Akademinë e Arteve ku në atë kohë quhej shkolla e lartë “Aleksandër Moisiu”.

I vogël endërronte të bëhej muzikant, mirëpo i ati, duke qenë se kishte mbaruar shkollën amerikane të Fultz, donte të bëhej inxhinier. Guljemi nuk donte, devijoi dhe konkurroi për aktor.

Në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit, por për të ka qenë periudha më e hidhur. “Kisha mbaruar studimet dhe duke qenë student i mirë, nisa punë fill pas fakultetit. Por, më vonë filloi lufta e vërtetë, lufta e klasave. Pse unë isha martuar me vajzën e armikut të popullit dhe më dërguan në Librazhd. Pra ishte si një dënim”.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role.

Për meritat e tij artistike Guljem Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar“.

Guljem Radoja u nda nga jeta para disa ditëve, nga një infeksion i rëndë nga COVID-19-të, dhe la pas një trashëgimi të madhe të punës së tij si aktor i shumë roleve…

Kliko mbi videon për ta parë, dhe pastaj kliko në linkun Watch on YouTube,
për ta parë direkt në YouTube
 )