Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, dënime me vdekje në kohën e komunizmit…

0
600

Me këto dokumenta i bie me ikë Spartaku nga detyra e jo Agron Tufa. Bravo Agron për nxjerrjen në dritë të këtyre krimeve të komunizmit. Ata që i shërbyen atij sistemi dhe i ndyen duart me gjak, nuk duhet të jenë më në poste publike! /AÇ

Agron Tufa

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje.

Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste