GJAKU IM KOSOVË

1
429
Skënder Karaçica

Skënder KARAÇICA

GJAKU IM KOSOVË

I vranë në mënyrën më mizore
vetëm pse ishin shqiptarë
vetëm pse ishin Kosovë

I morën me vete
varre në tokën e huaj

Prishtina ka hapur dritarët
ka fikur dritat
terr është sonte

Ata na mungojnë
ata sonte protestojnë
shpirtërat e vdekur
varre në tokën e huaj

Prishtina kujton në heshtje
numëron plagët
numëron pikat e gjakut
sa gjarpërinj e kishin fytyrën
sa urrjetje për ty njeriu im

Gjaku im nuk fle
në tokën e huaj
gjaku im Kosovë!

Çikago, prill 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

1 KOMENT

  1. E tash qenke permiresuar i nderuari BUKOLLOG… se para disa muajve shkruajshe se ne nuk ju lamë pa buke ne KS…

    Na s’kena pase problem me buke, por me nje shtet qe solli 220 mije terrorista shterorë, qe vranin…

Komentet janë mbyllur.