Fox News anulon ‘Lou Dobbs Tonight’

0
273
Lou Dobbs

Dobbs ishte një nga mikpritësit më pro-Trump të rrjeteve

CARLOS GARCIA, 5 shkurt 2021TheBlaze.comPërktheu Arben Çokaj

Fox News e anuloi “Lou Dobbs Tonight” nga formacioni i saj dhe pritet të ndahet me drejtuesin e emisionit, u raportua të Premten.

Dobbs, 75 vjeç, ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë të ish Presidentit Donald Trump në shfaqjen e tij dhe shpesh shfaqte intervista nga fushata e Trump dhe ish administrata.

Programi transmetohej dy herë në ditë në Fox News Business. Emisionin e tij të fundit e dha të Premten me mikpritës të ftuar dhe do të zëvendësohet me “Fox Business Tonight”.

Disa spekuluan se lëvizja mund të ketë qenë e lidhur me një proces gjyqësor për shpifje, prej 2.7 miliardë dollarësh, të bërë nga kompania e makinave të votimit Smartmatic të enjten. Padia përmendi në mënyrë specifike komentet e Dobbs në lidhje me pretendimet se kompania ndihmoi në manipulimin e zgjedhjeve kundër Trump.

Sidoqoftë, një zëdhënës i Fox News e mohoi kundërshtimin për Los Angeles Times, duke thënë, “Siç thamë në Tetor, Fox News Media rregullisht konsideron ndryshimet e programit dhe planet kanë qenë në vend për të nisur formate të reja si të përshtatshme pas zgjedhjeve, duke përfshirë edhe Fox Business. Kjo është pjesë e atyre ndryshimeve të planifikuara. Një program i ri i orës 5 pasdite do të shpallet në të ardhmen e afërt.