Fahri Xharra, Masakra e Manastirit. Pse u mashtrua elita shqiptare ?

0
1016

Nga Fahri Xharra, Revista Drini30 Mars 2018

Më vjen shumë keq që në shumë pak nxëmë nga historia, nga pësimet dhe mësimet e historisë me serbët dhe turqit, nga tradhëtitë dhe kurthat e tyre, nga paraja dhe floriri i tyre. Me keqardhje më duhet t’iu rikujtoj juve, miq të nderuar, tradhtinë turke mbi shqiptarët e jugut të tokave shqiptare ndaj atyre që në ato toka e mbanin mu atë perandori .. Një herë në “ëmbëlsinë“ e tyre – ndarja është shumë e veshtirë, ajo lahet vetëm me gjak.

Në ditët e para të gushtit 1830, në krejt viset shqiptare, u shpërndanë lajmëtarë të Mehmet Reshit Pashës, të cilët u dorëzuan prijësave shqiptarë, ftesat e firmosura prej vetë Sadrazemit, me ç’rast thirreshin në Manastir. Sipas teksteve të këtyre fermaneve, prijësat shqiptarë thirreshin në Manastir për të marrë pjesë në ceremoninë ushtarake për shkak të riorganizimit të Ushtrisë, si edhe për të lexuar disa dekret-falje të Sulltan Mahmutit ndaj disa prijësve shqiptarë, si edhe t’u jepeshin rrogat atyre shqiptarëve që patën luftuar kundër Greqisë.

Mehmet Reshit Pasha (1780–1839)

E vërteta është se shumë prijës e kapedanë shqiptarë, menduan se gjithshka ishte normale. Ndërsa grekët festonin pavarsinë, fqinjët e tjerë do të kishin mundësi së paku për t’iu shmangur atyre taksave të rënda apo detyrimeve ushtarake tejet të ashpra. Të rritur mes maleve, të edukuar me nder e besë nga gjenerata në gjeneratë dhe për më tej, kur shumica e shqiptarëve të asaj kohe e pat rregulluar jetën sipas ligjeve të kanunit, këta prijës shqiptarë nuk do të mund të arrinin deri tek djallëzia e skajshme e Mehmet Reshit Pashës (nga Gjeorgjia me preardhje). Ndërkaq ky i fundit, pat caktuar datën e saktë (të djelën e fundit të gushtit), në të cilën do të zhvillohej parada e madhe ushtarake për nderin e të fituarve.

Kësisoj për të ardhur më 26 gusht 1830, ditën e asaj gjëme të madhe. Burimet osmane flasin për më shumë se 500 prijës shqiptarë, të cilët patën zënë vend në tribunën e ngritur në qendër të qytetit të Manastirit. Ndërsa çadra e zbukuruar e Mehmet Reshit Pashës, ka qenë e vendosur diku më larg tribunës, në një vend më të lartë, kinse për të ndjekur më mirë këtë paradë. ”Por ndërsa parakalonin përpara mysafirëve, ushtarët turq përnjëherësh, sipas udhëzimeve u ndalën nga tribuna dhe filluan të qëllonin në befasi mbi feudalët dhe prijësit shqiptarë. Brenda pak minutave u shfarosën kështu me tradhëti, më shumë se 500 shqiptarë”. (Historia e Shqipërisë – Tiranë, Vëllimi I 1959, faqe 483).

Manastiri

Janë sërish burimet arkivore Turke, që thonë se pas vrasjes barbare, prijësit shqiptarë iu nënshtruan një tjetër barbarizmi, Mehmet Reshit Pasha, urdhëroi që kokat e prijësve të priten dhe të dërgohen menjëherë në Stamboll, me ç’rast Sulltan Mahmuti II i ka afruar shpërblime të majme Sadrazemit të tij. Gjaku që skuqi rrugët e sheshet e Manastirit vazhdoi deri në Stamboll, kudo i binte erë tradhëtie. Kjo masakër e Portës së Lartë, nuk mund të kalonte pa u ndier në krejt vilajetet shqiptare e më tej. Ajo ishte e para në llojin e vet dhe për të arritur qëllimet e veta, Porta e Lartë nuk mungonte të organizonte edhe tragjedi të tilla. ( nga Eugen Shehu )

Por masakra e Manstirit e 26 gushtit 1830, do të kishte edhe një dimension tjetër, po aq rrënqethës, por tanimë në një tjetër trevë shqiptare, në Janinë. Edhe këtu, në të njëjtën ditë është organizuar tragjedia sipas të njejtit skenar, prej Emin Pashës, të birit të Mehmet Reshit Pashës, Ky pati thirrur aty dhjetëra prej kapedanëve më të dëgjuar nga jugu i Shqipërisë, midis të cilëve e dhe Çelo Picari, Zuluftar Poda, Zenel Gjolekën etj. E vërteta është se këta prijës shqiptarë, nuk u besuan këtyre ceremonive ushtarake ndaj edhe refuzuan pjesmarrjen.

Pas masakrave në Janinë dhe Manastir, ku u vranë dhe therrën rreth 500 prijës shqiptarë, Mehmet Reshit Pasha dhe i biri Emin Pasha, vijuan djegiet, vrasjet dhe plaçkitjet në masë, kundrejt popullsisë shqiptare të pambrojtur. Mbi bazën e një plani fort bukur të studiuar, babë e bir, iu drejtuan me ushtrinë e tyre dhjetramijëshe, sidomos fortesave dhe kalave natyrore të shqiptarëve, duke i djegur ato, me ç’rast donin të shuanin me çdo kusht, qëndresën e “arnautëve të pabindur”. Në këtë varg luftimesh të papara, Porta e Lartë kërkonte të rriste edhe të fundmit prijës shqiptarë që patën mbetur gjallë e për më tej, të qeveriste jo vetëm me pashallarë por edhe nënpunës të vegjël turq.

Shqiptarët e masakruar në Manastirin tonë nga ana turqve

Duhet përkujtuar fuqishëm nga se edhe me 1830 kishte shqiptar që ndihmuan Sulltanin ta organizoi këtë masakër dhe ju gëzuan vrasjes se 1000 bashkëkombasve të tyre. Fara e këtij plehu ka mbi tash pas 188 viteve dhe po përpiqet të organizoi masakrën e radhës”, paralajmëron Kajtazi. Këto të dhëna i ka paraqitur në një reagim të tij Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete, i cili ka kërkuar që kjo ngjarje të përkujtohet, sidomos për faktin që ai thekson se “vrasja e kësaj elite njerëzish shtyu për 100 vite krijimin e elitës shtetformuese, duke bërë që të gjithë fqinjët tanë Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia të fitojnë pavarësinë para nesh dhe të zgjerohen në dëm të territoreve tona”. Shekulli i ri që tashmë kishte ardhur me kërkesa imediate, po e kërkonte një gjuhë të re komunikimi mes njerëzve, qofshin ata të dobët apo të fuqishëm.

Të shpeshtën, sundimtarët, të cilët fuqinë e marrin nga ne, njerëzit e thjeshtë, nuk dëshirojnë të kuptojnë se mbështetja për muri e më të dobëtit do të thotë shtyrje për një rezistencë dhe mobilizim të përgjithshëm, gjithsesi të imponueshëm. (J. Krasniqi)

Masakra e Manstirit, kjo Natë Shqiptare e Bartolomeut, Nata e Kristaltë e terrorit mbi shqiptarët, pati pasoja të pariparueshme që reflektojnë edhe sot e gjithë ditën.

E përgatiti Fahri Xharra
Gjakovë, 30.03.18