ERIK FRIED – poezi të tjera

0
604
Erich Fried

(ERICH FRIED)
1921 –1988

Erich Fried ka lindur në Vjenë në vitin 1921.
Në vitin 1938 ai la Austrinë dhe u transferua në Londër. Ndër vëllimet e tij me poezi: Gjermani (Deutschland, 1944), Kundërshtimi (Anfechtungen, 1967), Njëqind poezi pa vend (100 Gedichte ohne Vaterland, 1978). Ndër romanet dhe tregimet e shkurtra: Fëmijë dhe budallenj (Kinder und Narren, 1957), Një ushtar dhe një vajzë (Ein Soldat und ein Mädchen, 1960), Pothuajse asgjë, 1975 (Fast alles Mögliche, 1975).

TI

Aty ku s’ka liri
ti je liria
ku s’ka dinjitet
ti je dinjiteti
ku s’ka nroehtësi
dhe afërsi midis qenieve njerëzore
ti je afërsia dhe ngrohtësia
zemra e botës së pandjeshme
Buzët dhe gjuha jote
janë pyetje dhe përgjigje
midis krahëve dhe në prehrin tënd
ka diçka që i ngjan paqes
çdo nisje jote e detyruar
dëshiron shumë të kthehet
ti je fillimi i së ardhmes
zemra e një bote të pandjeshme.
Ti s’je koncept feje
e asnjë filozofie
i asnjë rregulli apo pronësie
pas së cilës të kapesh
dhe mund të gabosh dhe të dyshosh
dhe ta lësh atë të shkojë
zemrën e botës së pandjeshme.
Kush ka nostalgji për ty
sa kam unë ?
Kush të përkëdhel
kur dora ime të kërkon ?
Jam unë apo janë
eshtrat e rinisë time?
Jam unë apo janë fillimet
e pleqërisë sime?
Është guximi im për të jetuar
apo frika ime nga vdekja?
Po pse nostalgjia ime
duhet të të tregojë diçka
E çfarë të jep ty përvoja ime
që më ka bërë vetëm të trishtuar?
Dhe çfarë të japin poezitë e mia
në të cilat unë them vetëm
sa e vështirë është bërë
të jesh ose të japësh?
Megjithatë shkëlqen në kopsht
dielli në erë para shiut
dhe ermon bari që vdes
dhe ligustra
dhe unë të shikoj
dhe dora ime duke hetuar të kërkon ty.

PRITJE

Zëri yt i largët
në telefon kaq afër
dhe së shpejt nga afërsia
do ta ndiej edhe më larg
sepse nga goja jote
në veshëve të mi
duhet të përshkojë rrugën e gjatë
që kalon nëpër gjoksin tënd
përtej kërthizës
dhe kodrës së vogël
dhe nçpër tërë trupin tënd
gjatë të cilit ti shikon veten tënde
poshtë lart deri te koka ime
që e ka fytyrën
të varrosur mes kofshëve të tua
të mbuluara
me flokë
dhe në prehrin tënd.

SHI I NXEHTË VEROR

Shi i nxehtë verëor,
Shi i nxehtë i verës,
një pikë e rëndë bie,
gjithë gjethnaja dridhëron
kështu dridhet pçrherë zemra ime
kur bie sipër saj emri yt

Përktheu: Faslli Haliti