Eli Fara dhe (pa)dashuria për Shqipërinë…?

0
1056

Nga këndi lajmit ndryshe

Në TV Vizion Plus(Al Pazar) me medoratorin Agron Llakaj, ku mori pjesë këngëtarja Eli Fara, ndër të tjera, u fol për rrugëtimin e këngës së bukur shqipe dhe (Seneradat Korçare).

Pas shumë pyetjeve të A.Llakajt …dhe pyetja se, a ju pëlqen Shqipëria, me fjalë tjera, a e doni këtë vend të bukur shqiptar ,Eli… Fara… e tha me buzën në gaz:

JO! Nuk me pëlqen Shqipëria…(!).

E tmerrshme për ne dhe për ty Shqipëria ime, kur e kur një artiste e njohur pa fije sikleti e tha fjalën e kohës së Toptanëve …dhe Zogollive… dhe… që e”mësonin” popullin, që mos ta duan Shqipërinë – më të bukurin vend në botë…!

Eli Fara, kësaj radhe, keni ngelur para këngës së bukur shqiptare…! Po, kush është ai “njeri shqiptar” (sic!), që nuk e do SHQIPËRINË…?!

Eli Fara, po ua përkujtojmë nga Amerika se, Shqipëria ime dhe Shqipëria jote është më e bukura në botë…!

Eli… Fara… mos gaboni, mos bëni gafë, që mosha dhe arti i këngës së bukur shqiptare nuk e duron kurrë, as sot e as nesër, më besoni…!

Ani pra, Eli… më keni prishur ditën sot…!

Çikago, më 31 janar 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com