Dritëro Agollit, në përvjetorin e shkuarjes në amshim

0
215
Dritëro Agolli, firmë

Zymer Mehani

Emri yt

(Dritëro Agollit, në përvjetorin e shkuarjes në amshim)

I

Yti emër nuk është vetëm i poetit që i këndoi atdheut
Vlera e fjalës sate matet me diamantet e botës
Ajo u shndërrua nga vargu- lule për Shqipëri…
Emri yt është qëndresë e lindur në stuhi
Në emrin tënd rrahin shumë zemra
Dhe flakërojnë shumë dashuri

II

Koha u vërenjt
E qielli rigoi
– E dini përse
Se Dritëroi na shkoi

Dielli u fsheh
Ylli n’ qiell nuk ndriti
– E dini përse
Se Ditëroi na iku

Nata është skëterrë
Zemrat na lëngojnë
– E dini përse
Vetëm për Dritëroin

– Ty Nënë Shqipëri
Më mirë kush t’këndoi
– Bijtë e mi më t’mirë
NAIMI, DRITËROI

Dritëro dritësove
Me vargjet e tua
Atdheun e nderove
Vullkan i Pashuar

Shpirti të ndrittë prore
Ty në përjetësi
Shqipet me dorë n’zemër
Po luten për Ty…

Prehu i qetë n’paqe
I madhi Poet…
O Shpirt i trazuar
Si vala në det