DOKTOR SHELDIA

0
182
Dr. Agustin Sheldia

Kolec P. Traboini

Kam qene 14 vjeç. Nisa me pase dhimbje koke por me teper me trembte nje si therje ne krahun e zemres.

Nuk e dija se rritja e trupit e zmadhimi i kafkes ne adoleshence të jepnin dhimbje te kesaj natyre. Shkova ne ambulance per nje vizite. Me tha infermjerja prit ketu mbas dere se te therret vete doktori.

Ne nje fare kohe del nje plak me bluze te bardhe e me pyet. Ja thashe shqetsimin. Me vizitoi, merr fryme, hap gojen, fytin e ke ne rregull. Per ate qe kisha ardhe nuk e vuni ujin ne zjarr.

Para se me dale i thashe “Doktor, po ndonje ilaç?” Ai qeshi e me tha, “Çfare ilaçi, mor djale. Pse po e helmon trupin. Ti je i ri plot shendet. Me kete zemer qe ke, ti i kalon te 70.

Para se me ik, e pyeta kush ishte ky doktori plak. Infermjerja qe rrinte te sporteli me tha “Asht doktor Sheldia! Doktor shume i mire!

Kurre s’e harroj fytyren e buzeqeshjen e tij qe te ngjallte besim

Edhe per Doktor Prelen e ruaj kete imazh, nje burre i vjeter me fytyre te dashur. Kur vizitonte femijet dukej si babagjysh.

Po do te permendja dhe te tjere, Dr. Bungo qe u vra te Ura Zeze ne aksident ne Fush-Kruje, Dok. Kel Naraçin, Dok. Sander Ashta, Dr. Litin, Dr. Kopliku e plot te tjere, por une po shenoj e kujtoj veç emrat e atyre mjekeve qe rasti e ka sjelle te vizitohem.

Doktoret e Shkodres ishin padyshim dishepujt e perkushtuar te urdherit te Hipokratit!