DINAKËRIA DESTRUKTIVE E INDIVIDËVE !

0
551
Nafi Çegrani - portret

Shkruan Nafi Çegrani

… I inspiruar nga shkrimi i shkrimtarit Adem Gashit me titull: “MBI NATYRËN DESTRUKTIVE TË INDIVIDËVE”, ngjajshëm e titullova edhe unë shkrimin tim. Madje ky nuk është vazhdimësi e shkrimit me titull “Ura e Siratit”, i cili mban disa karakteristika dhe veçori të tjera ndryshe!

* * *

(“Jemi shoqëri në një tranzicion, ku përthyhen tradicionalja dhe bashkëkohorja; ku, me plagë e pa plagë, bën jetë pluralizmi politik; ku, me rënie e ngritje, hedh shtat demokracia e brishtë. 
Midis gjithë kësaj edhe një nyje mundësie: zgjedhjet për legjislaturë të re, gara e ligjshme e subjekteve politike.
Janë e ç’janë kalkulimet, pandehmat, logjika e numrave; janë e ç’janë përpjekjet, marrëveshtjet, koalicionet, po çudia më vjen nga natyra destruktive e disa individëve…!” – do të thotë shkrimtari Adem Gashi).

Dhe, megjithatë, qasja ime nga ky aspekt, jam duke bërë një shtjellim ndryshe si ndaj spektrit të jetës dhe asaj që është aktualeGjendja në  Maqedoni dhe në përgjithësi për shqiptarët në këtë cep të Ballkanit, është  tejet e rëndë. Kushdo që e mban shpresa duke ecur rrugicave e trotoareve, duke udhëtuar me autobus ose ndonjë mjet tjetër, duke ndejur ulur në karriget e kafeneve dhe çajtoreve, bisedat e tyre thurren rreth patriotizmit dhe gjendjen politike në vend, ngrihet “pluhur” rreth TRADHTARËVE dhe PATRIOTËVE gjithandej, dhe me atë “patriotizëm” i zë edhe gjumi, ose ndokush duke u futur në “kllapitë e ndonjë ëndrre të frikshme, pasi të kishte numëruar ditët e muajit për faturat që vijnë me afat të caktuar, sidomos ato të EVN-së, ndoshta mendojnë edhe për ndonjë  “protestë të madhe”, nuk i dihet. Mendimet i kanë të ndryshme, gjithëfaresh…! Por, shikuar situatën dhe gjendjen faktike të jetës, si çdo shqiptar tjetër në Ballkan, edhe çegranasit nuk i kanë punët mirë, ose i kanë shumë keq!…

Po, ashtu është, sepse nuk kemi se ku të qajmë hallet, nuk kemi as Parti të drejtë në pushtet, nuk kemi as Shtet juridik, ku të dominon demokracia dhe drejtësia, ndaj dhe jemi në këtë hall që jemi!” – thotë me fytyrë të vrejtur një bashkëfshatari im…! 

E të flasish për natyrën, huqet dhe dinakërinë e individëve, qofshin atyre në institucione, qofshin gjetiu në mesin tone, njeriu aspak nuk e ka të lehtë. Por, përkundrazi bën një jetë si në ëndrralla, plotë rrëmuja e rrëmete, sepse, pas gjithë kohës së tranzicionit ku ndeshen fenomenet e tradicionales me normat e asaj bashkëkohores, ku njeriu normal duhet të ec i lirshëm dhe i shëndosh, pa brenga e halle, ashtu siç e kërkojnë normativat e jetës demokratike, ku duhet të dominon logjika e MIRËKUPTIMIT, tolerances dhe faljes si virtyt human i njeriut, ashtu siç parashikojnë edhe ajetet kuranore. Atëherë nuk ka pse të kemi frikë nga demonët, nga hilexhinjtë dhe atyre taboreve, që sot në mesin tone shiten si të “denjë” si “patriota” e që nuk janë fare në ato frekuenca… Fytyrat e tyre, kudoqofshin, mbeten si hije dhe plotë me huqe e dinakëri DESTRUKTIVE… të cilët bëjnë sehiri karshi popullit dhe jetojnë mbi kurriz po të atij populli, sidomos atij shqiptar, i cili jeton me peshën e Gurit të Sizifit mbi shpinë!,, – thotë me një seriozitet burrëror hoxha Qani Bafqari.

Por, ku jemi këtu, të cekim edhe ca aspekte lidhë me fenomenin e “Tradhtisë”, e cila është me veçoritë e veta si çdo vepër tjetër kriminale dhe e cila bie ne kundërshtim me parimet juridike, politike, morale, shoqërore dhe… të cilat janë ndeshë me rregullat dhe normat e të një kauze kombëtare, apo edhe aq më shumë, nëse kjo shtjellohet edhe nga aspekti social, sociologjik e psikologjik në një  bashki, apo shoqëri ku jetojnë bashkarisht edhe populli si masë edhe INDIVIDËT destruktivë dhe të kriminalizuar, të cilët, me sjelljet e tyre të papërgjegjëshme, veprojnë ashtu me dinakërinë e tyre, kur DEMOKRACINË e shëndrrojnë në një arenë ANARKIE dhe zullumi…

Kur është fjala te nocionet tradhtar dhe patriot, këtu duhet të theksoj se me gjendjen aktuale të jetës dhe politikës, kemi rrëmuja sin ë Shqipëri, në Kosovë, sidomos kohëve te fundit janë bërë madje mode edhe në Maqedoninë e Veriut, apostafat pas të ashtuquajtura “bomba” të  El Çekës apo të ndonjë tjetri, e të cilat e preokupojnë mëndjen e popullatës.

Dhe, kjo sot, duhet kuptuar edhe ndryshe: nëse këto individë dinakë e destruktivë, që përfaqësojnë popullin, institucionet, qofshin bile edhe ato të partive të ndryshme apo edhe të BFI si institucion i pamvarur fetar në Maqedoninë Veriore, absolutisht është e kuptueshme se ato aspak nuk i shërbejnë vendit… Atëherë, edhe shtrrohet pyetje: vallë, po kujt pra i shërbejnë këto persona ekstremistë dhe ushtrues të funksioneve të ndryshme politike, partiake, fetare e shoqërore?

A po mos vallë, janë vetëm klane, të cilët veprojnë në emër të shtetit me të gjitha arsenalet dhe mjetet e NËNTOKËS kriminale (ose edhe të stilit mafioz të ndonjë Al kapone apo Karlosi të Spanjës, e të mos rradhiti këtu krerët e organizatave kriminale të shembullit të “Brigada Roso” etj. etj., të cilët sidomos në kohë paqe tek ne, qoftë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, fare nuk do të duhej të gjenin hapësirë në diskursin publik, madje aq me pak në atë të elitave politike, gjegjësisht e Parlamentit dhe institucionet më të larta të shtetit, e nëse do ishin në funksion gjykatat, prokurorët dhe  SHTETI JURIDIK sipas standardeve europiane, NATO-s dhe SHBA-ve.

Ose ndryshe, mund të them thënien e Branko Merxhanit të para afro një shekulli, kur thotë se mjerë ata të cilët mundohen ta udhëheqin një popull pa iderale dhe ideologji kombëtare! Ordia e personave që kemi të rradhitur në qarqet e disa partive, ose edhe ata në “folenë” e BFI në Shkup, apo edhe në Prishtinë, udhëhiqen kinse nga një “nacionalizëm i rreptë”, e në fakt janë dhe duken të “trulluar” para opinionit dhe vetë popullit, duke u shitur si persona me “kulturë” dhe të lexueshëm, por që në dejtë e gjakut dhe prirjes së tyre mugullojnë cilësitë e admirimit për kolltuqe e pushtet, me ndjenjën e brutalitetit, kokëfortësisë së tyre, që i bën të “paluhatshëm” në vazhdimësi, duke u përballur në një krah me “fshesat” dhe në krahun tjetër “fenerin” e dritës në fund të tunelit…

Prandaj, edhe mund të pyes: si ka mundësi disa individë–politikanë, apo qofshin edhe nga rradhët e BFI në Shkup, apo edhe atyre  në Kosovë, të cilët përfaqësojnë institucionin, përfaqësojnë institucione publike, mund të akuzohet për të gjitha veprat e liga të mundshme të bëra gjatë një mandati, duke shfrytëzuar postin politik dhe institucionet për qëllime mafioze, kriminale, duke pasuruar gjithnjë në mënyre të paligjshme veten, rrethin e ngushtë dhe atë të gjerë klanor, fisnor dhe ideologjik dhe  jo vetëm që nuk thirret në përgjegjësi para drejtësisë, por e keqja më e madhe, të njëjtët (për mos i përmend me emra dhe mbiemra, si në artikullin tim të mëparshëm: Ura e Siratit), në rast votimi rradhiten si tabore, duke kërkuar votat nga populli, sepse janë të vetëdijshëm se prapë “fiton” votat e popullit. Por, tanimë populli duket i “lodhur”, i rraskapitur nga hallet dhe dertet e veta, për egzistencë dhe për të mbetur gjallë, nuk besoj se “orditë” e politikës do t’ia dalin me sukses betejës që i pret…!

Shqiptarët e Maqedonisë Veriore, njashtu si ata në Shqipëri dhe Kosovë, me politikanët e tyre në krye, kohët e fundit janë në krizë shumë të thellë, si rezultat i një politike të paaftë dhe të korruptuar. Si rezultat i krimit te organizuar, i cili është bërë pjesë e pandashme e politikës dhe mekanizmave të saja, politikë dëshpruese e deformuar, dinake dhe e tërbuar, e ka humb çdo koncept normal, i cili do të shërbente në favor të vendit, shqiptarëve gjetiu, e jo ai popull dhe gjithë shqiptarët kudo që janë (bile edhe ata të diasporës), tanimë janë bërë rob dhe jetojnë në tehun e greminës nga skamja, duke vuajtur edhe nga politikat e llojllojshme të ditës, edhe nga shteti, pikërisht si rezultat i një politike të papërgjegjshme.

Sot, secili individ merr guximin të thirret në emër të shtetit dhe të nxjerrë duke trombetuar pallavra, dhe duke u shitur si “patriot” e  të “ndershëm” edhe ndaj diplomatëve të huaj dhe faktorit ndërkombëtar. Kjo nuk do të ndodhte sikur shqiptarët të kishin politikanë e  udhëheqësa të aftë dhe të përgjegjshme, sepse një shtëpi që ka zot shtëpie nuk ka nevojë secili që kalon rrugës të jap sugjerime e “këshilla” ashtu siç ka disa palaço këshilltarë (si M.B. karierist, i Zoran Zajevit), të cilët kanë ide të shterrura, ose nuk i kanë fare as idetë dhe as idealin(!), por në një shtëpi që s’ka zot shtëpie, të përgjegjshëm, atëherë secili e ndjen thirrjen që të përkujdeset për të dhe natyrisht që secili e bën sipas mendimit dhe interesave të veta personale.

Fronti i Partisë dominuese shqiptare në qeveri, është bërë si një arenë e çutitshme dhe qesharake e një nacionalizmi populist, dhe të rrejshëm, i cili është i ndarë në dy ekstreme, totalisht të kundërta dhe që asnjeri nuk i shërben të mirës së vendit në formën siç do duhej t’i shërbente, e aq më pak shqiptarëve në përgjithësi. Të gjitha aktivitetet politike si në Shqipëri, në Kosovë, njashtu edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sot bëhen në shërbim të pushtetit, ku aktërrojnë INDIVIDË, të cilët nuk janë të gatshëm të shohin as argumentet e së vërtetës njerëzore dhe kombëtare në horizont kah lind edhe dielli dhe i cili e di rrugën e vetë, sepse ajo është e vërteta e hynishme, për të cilën e kemi dëshmitar Zotin e të gjitha botave !

( Vijon )