DHIMBJA

0
1370

Bedri Zenel Islami

Kushtuar te ndjerit Ramadan Bigza.

DHIMBJA

Rekuiem per largimin e mikut tonë, Ramadan Bigza
Hiqe tej këtë natë,
nuk jam i gatshëm të ndaj
me askënd dhimbjen…
askush nuk është i gatshëm
të bëhet gjysma e dhimbjes sime
në dhimbje
nuk më përgjigjet askush…
as hëna, që lundron si një amalgamë hijesh
as retë,
as direkët e anijeve ku janë varur pulëbardhat,
as mjegulla
që rri mbi qytetin si një gjumë i rëndë,
as profetët e rremë,
që u bënë të shumtë,
askush
në këtë qytet të largët ku të mirret fryma…
hesht nga mosprania e dikujt
ku mund të mbështesja dhimbjen ,
tepër larg është bardhësia e heshtjes,
nuk e kuptova kurrë se ç’do të thotë
hapësirë dhe kohë,
kur nuk e di me cilin
të ndaj dhimbjen…