Depresioni i pashëruar dhe beteja e dështuar 16 Shkurt 2019

0
619

Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist“.

Me debat dhe bashkëbisedim me ata njerëz të kulturuar, që akoma nuk i ka gozhduar ankthi i tmerruar i depresionit, por edhe me mitingashët e irrituar që rrinë ditë dhe natë duke vajtuar.

Sali Leka

Në vitet 1992-1997 në Shqipëri u bënë shkretime të llahtarshme, duke u maskuar me slloganin e antikomunizmit dhe me trimërinë kundër diktatorit Enver Hoxha i vdekur.

Shumica e shkaktarëve dhe zuzarëve të këtyre shkretimeve dhe krimeve makabre sot nuk jetojnë por ata që jetojnë e kanë kthyer fletën, nuk flasin më për komunizmin por veprojnë të maskuar me slloganin e antikriminalizimit dhe me euforinë kundër Edi Ramës dhe oligarkëve të korrupsionit.

Populli shqiptar mendimatarë vizionar ka shumë fjalë të urta. Po citoj këto fjalë të urta “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, Dardha e ka bishtin mbrapa, Kur qerosi mbush thesin e mushkës me rrena niset me revan gjogu me frena“.

Kur jetonte qerosi në kohën e zamanit lajmet i jepte telalli me daulle, dëgjoni o milet vajtoni për ibret e mysibet“.

Sot lajmet i jep televizoni i obskuranit me gurgule, gjullurdi, potere e shamata për demostrata e protesta o bo bo çna ka gjet “. Edhe me gënjeshtra të stisura, të porositura nga spekulantët e hipokrizuar dhe qerosët e shtrembëruar.

Java e dytë e shkurtit 2019 në Tiranë spekulantët dhe intrigantët e angazhuar mbushën dy thasë mushke dhe dy larushke me sajime dhe trillime të rëmdomëta.

Dolën edhe në televizion dhe thanë:” Shqiptarët janë në rrezik vdekje, nga varfëria, krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës me qeverinë e oligarkëve po sëmuren nga ankthi i depresionit. Cdo familje ka të sëmurë me depression. Në 16 Shkurt të ngrihemi ta rrëzojmë me cdo kusht Edi Ramën përndryshe do të vdisni nga varfëria dhe depresioni”.

Kurse unë e kam obligim të tregoj fakte konkrete. Depresioni nuk shkaktohet nga qeveria as nga varfëria dhe korrupsioni, as nga perëndia dhe Solomoni. Në një tregim tjetër të gjatë voluminoz do të argumentoj shkaqet e depresionit monstruoz, por sot theksoj: Depresioni i skrupit nuk shërohet me ilace as paralizimi i trupit. Sot Shqipëria ka njerëz të shtrirë, të paralizuar, dhe nuk ngrihen në këmbë me ilace.

Depresioni është më i rëndë se paralizimi dhe nuk shërohet nga asnjë lloj mjekimi. Depresioni nuk shkaktohet nga keqja dhe e liga mizore. Shumë të liga makabre janë vërsulur mbi jetën time por ankthi skurrut i depresionit mua nuk më ka gozhduar asnjë minut dhe as nuk ka për të më gozhduar asnjë sekondë.

E theksoj fjalën gozhduar për arsye se ndodh që në trupin e njeriut ngulen dy gozhda, dy plumba por mjekohet dhe shërohet plaga. Depresioni është më i fortë se njëzet gozhda, njëzet plumba dhe të bitis, të le tërë jetën gjysmak, shulamak dhe nuk drejtohesh edhe sikur të kesh dyqind tonelata pasuri.

Falenderoj Edi Ramën me qeverinë socialiste që u japin leje mitingashëve të irrituar të infektuar të dalin rrugëve duke uluritur në 16 shkurt por edhe në 17 dhe 18 në Tiranë dhe në cdo qytet të Shqipërisë, bashkë me spekulantët dhe intrigantët e hipokrizuar të uritur për të shpifur, gënjyer, mashtruar. Uria, ligësia dhe egërsia për të shpifur intriguar, mashtruar janë më katastrofike se uria për bukë dhe gjellë.

Unë e kam obligim me tregue, me dialogue dhe me intransigjentët e turbulluar dhe me u thënë: Flisni, bërtisni deri në kup të qiellit, por mos u premtoni shiptarve krundet e dokrrave të hinit. Asnjeri të paralizuar, të depresionuar nuk keni për ta shëruar as për ta forcuar.

Asnjeri fukara nuk keni për ta bërë pasanik badihava.
Asnjeri maskara nuk keni për ta bërë fisnik.
Asnjë kaotik skurrik, rrakitik nuk keni për ta bërë kreshnik viganik eposik.
Unë dhe shokët e mi nuk merremi me demostrata, potere, gjurulldi as me protesta e shamata por ulemi këndojmë e pimë raki.

Sot do të këndoj poezinë “ KUR DO TË DASHUROHEM ME TY ”.
Lulëzoi e bleroi marsi, prilli, maji, qershori.
Avulloi korriku, gushti, shtatori, tetori, nëntori.
Unë ndal nëpër livadhe e lëndina me blin e dafina.
Përpara meje del me trëndafil Blerina sydelina.
Unë i fol me këngë e poezi je dashurua me mua.
Me shpirt e zemër, me gojë nuk ma thua.
Po unë kur do të dashurohem me ty?!
Të përmallohem, të betohem për ata dy sy.
Dita dhe nata janë të vogla 24 orë.
Kur të zgjatën të zmadhohen.
Të bëhen dyqind e dyzet million orë.
Me ty Blerina do të dashurohem.
Orë për orë gëzohemi vitalizohemi.
Gji më gji e gjoks më gjoks krenohemi.
Do të puthemi 240 miliarda herë.
Me aromë dhe jehonë gjithmonë e përherë.
Gushë më gushë me betim guxim e harmoni.
Do ta largojmë egërsinë e marrëzinë.
Bashkangjit me dy shpirt me shumë dashuri.
Do të triumfojmë mbi ligësinë dhe sekëlldinë.
Marrëzia e sekëlldia janë vdekje para kohës caktuar.
Ti dhe unë ishim dhe jemi ilminikë të aftësuar të dituruar.
Jemi dhe do të jemi me iradin teuratin të admiruar.
Me mua Blerina sydelina jeni e garantuar.
As keni për tu dëshpëruar as për tu frikësuar.
Shtatë mijë këngë dhe poezi kam kënduar.
Edhe shtaë million do të këndoj i viganizuar.

Shënim ekskluziv
Kur do të dashurohem me ty, poezi nga libri “ Blerina sydelina” u shkrua dhe u dërgua për tu botuar në vitin 1979, por nuk e publikuan as redaksitë e gazetave Drita, Zëri i Rinisë dhe Revista Nëntori dhe më akuzuan:” Shkrimtari dhe poeti Sali Leka dekadent, mikroborgjez, reaksionar dhe degjenerues i njeriut të ri proletar, revulocionar që ka formuar partia dhe shoku Enver”.

Sot këto gazeta negative regressive nuk funksionojnë në skenën publike, por veprojnë të tjera akoma më destruktive kaotike dhe as kanë kontribuar as kontribojnë për asgjë të dobishme jetike.

Mosbotimi i tregimeve faktike dhe i poezive lirike erotike eposike me vite dhe dekada më shumë kanë dëmtuar popullin shqiptar, por censuristët, brutalistë vulgaristë anarshistë nihilistë e kuptojnë keq sikur më kanë dëmtuar mua shkrimtari dhe poeti i padëshpëruar nga burgosjet dhe persekutimet e llahtarshme.

Sali Leka – Cel 0683855304
Tiranë, Shkurt 2019