DASHURIA NË RRUGË

0
171
Atdhe Geci

DASHURIA NË RRUGË

E dashur, je e pangjashme me ato që
i kam njohur, je e pangjashme me ato
që unë i kam dashuruar, t’i si ngjan
asnjëres që unë një kohë i adhuroja.
Shpirt, je një e veçantë në vallëzim;
je mbi të tëra drithijet e kohës sime,
je maja e të gjitha esencave të luleve.
Ardhje, sytë tu janë aq të bukur e aq
tërheqës sa shikimet t’ua i dëgjoj si
muzikë, poezi, dhe s’i çaste krijimi.
O ti, e ndjej s’e nuk qenkam vonë, të
dashuroj një grua që më dashuron
jam i lumtur që jam një i dashuruar
dhe vdektar i një dashurie që e dua.
Ardhje, dashurinë ti din ta ndash me
të tjerët, se je grua me hire të kohës
dhe di ta qëmtosh atë që ty të çliron.
Shpirt, dashurisë ka kohë që i kanë
dalë fjalë të liga, fjalë thashetheme
zemër, le të mbushen udhët me fjalë
ty do ta jap gjakun e këngës sime, se
thirrije kam nga fara e brenda dheut,
dashuri, përqafohu kudo që të jesh!

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021