BESIMI I VERBËR…

0
904

Arben Çokaj

tregim

Një njeri kishte besim të madh, se në tokën e tij fshihej një thesar ari… Dhe filloj të gërmonte…

I thanë, po ku i ke faktet? Ku i ke të dhënat se këtu ka ar? A ke të dhëna shkencore, apo të tjera, që e vërtetojnë këtë?

Ai vazhdonte të gërmonte… Gërmo Tare, gërmo… “janë budallenj të gjithë shkencëtarët”, thoshte me vete… Dhe i shkoi e gjithë jeta duke gërmuar, të gjorit, si besimtarit të shembur në kërkim të Zotit… E kështu ai e hapi gropën disa metër thellë në kopshtin e tij, ndërsa thesari askund nuk po dukej…

Ra shi, moti u prish, toka filloi të rrëshqiste dhe njerëzit e këshilluan, lëre atë punë se nuk ka thesar, mos u bëj i marrë, si ata që besojnë në diçka që nuk ekziston, me shpresën se po ua zgjithë hallet e tyre, e po i ndihmon… Por harapi mbante mendjen e vet, “o e gjej thesarin, o s’ka”… Edhe besimtari rrin gjithë jetën duke kërkuar Zotin e tij, por vdes e ai aty e ka zotin, por nuk e gjen dot… “Njerëzit janë ziliqarë” – thoshte Tarja me vete, e gërmo e gërmo…

Kur një ditë i rrëshqiti theu, dhe e zuri nën të, pa arritur ende te thesari… Thesarin aty e kishte ai, xhanëm, por nuk po e mbërrinte, e vdiq para se ta gëzonte thesarin e tij…

Gërmo Tare, gërmo…


Mark K Shkreli: Arben Çokaj a nuk e di se shumica dermuese e shkencetareve, zbulesit me te medhej te n jerezimit ishin beismtare, bile besimtare te zjare, Ateistet jane ata qe kurre ne veti nuk gjejne qetesi, gjithmone perpiqen te dalin permbi te tjeret, te ua mbushin mendjen cdokuj se nuk ka Zot dhe duane qe ata vete, ose idhujt e trye (Jungu, Frojdi, Marksi) te behwen zoter. Ashtu benin edhe Paganet, a po jo.

Arben Çokaj: Mark K Shkreli ashtu të duket ty, se i je nënshtruar e skllavëruar një iluzioni, e të duken ateistët se nuk gjejnë qetësi. Budallenj ke në të gjithë anët, por ateistët me mendime racionale kanë një kuptueshmëri reale e objektive për këtë botë ku jetojmë, nuk u duhen rrenat hebraike-arabe, për me e rrejtë veten me iluzione. A kanë besuar edhe shkencëtarët? Njerëz janë, bëhet fjalë se çfarë dimensioni ka patur njohja e tyre, se dikush është shkencërtar, mundet që ai nuk është i ditur sa duhet në njohjen e përgjithëshme, por vetëm në një fushë të caktuar.

Shqiptarët shpesh abuzojnë, “shkencëtarja nga Shkodra, që shkoi në Itali dhe atje zbuloi All’ashun, vuri shaminë!” Po çfarë lesh shkencëtareje more është ajo pallavër?! Unë flas për shkencëtarë e mendje të ndrutura, që nga Platoni – Ajnshtajni – Volteri e Frojdi, etj. etj. që kishin mbi vete kokën e vet, e jo rrenat hebraike – arabe…

Sugjerim: Lexo librin “Republika” të Platonit dhe e kupton se ai për nga arsyetimi dhe këshillat jetësore qëndron më lart se Bibla e Kur’ani dhe është shkruar para tyre. Për këta mendje-mdrituar e kam fjalën unë, për Aristotelin, si mësues i Aleksdanmdrit të Madh, që e mësoi atë si të pushtonte botën, e jo për mendje-varfër, që gjejnë rehati te nënshtrimi e skllavërimi i tyre ndaj iluzioneve.