BEHGJET PACOLLI NË KURSIN PËR DIPLOMACI TË IVICA DAÇIQ

1
571

Nga Binak MAXHARRAJ

Behgjet Pacolli njihet në rajon por edhe më gjerë si një bizismen i suksesshëm. Bizneset e tij shtrihën gjithandej botës, por me se shumti andej kah Evropa dhe Rusia. Një ditë i ra çka si ra ndërmendë dhe vendosi ti futët politikës, duke menduar së edhe këtu do te jetë i suksesshëm, por burgija e tijë e suksesshme ne bizneset e tij te ndërtimtarisë, nuk po i ecë edhe në politikë. Ai, pra hyri aksidentalisht në politikë, por politika ia këtheu shpinën, nuk e donë Behgjet Pacollin. E formoi partinë duke menduar së do te këtë sukses, por kurr nuk arrijti që të këtë ndonjë sukses ne asnjeë zgjedhje. I fitonte vetem dy tre vende ne Parlament. Për shumë kohë ai nuk mundi te ngjitet në politikë. Partia e tij e luante me shume rolin e patericës duke i plotesu birat e ndonje partje tjeter. Levizte apo tradhetonte partitë tjera dhe shkonte te ajo parti për te ia zgjatë jeten siç është PDK.

Ne zgjedhjet e fundit Parlamentare përjetoi fiasko te vertetë në politik i fitoi vetem dy deputet edhe ate ne kuadër te koalicionit me LDK-në. Përderisa PDK (me mbi 20 parti te vogla) përpilitej me shpirtë se si me ia lanë ”ngilën” LVV dhe LDK, iku nga LDK dhe ju rras PDK së Kadri Veselit dhe PAN-it. Me vetem dy deputet arrijti ti fitoj katër ministri bukur te rëndësishme,ate te punëve te mbrendëshme dhe te jashtme edhe dy ministri tjera me pak te rendesishme, por edhe postin e z/kryeministrit. Në kundrin e Ministrisë së punëve te jashtme, apo siç thuhet ne diplomaci, me gezim dhe hare u ba edhe Minister i punëve te jashtme, apo i diplomacisë.

Mendoi së ne diplomaci do te këtë më suksës së ne politikë, ashtu ia hante mendja, e ndoshta nga ushtrimi i diplomacisë do te fitonte edhe diçka për bisneset e veta. Por, kur sta donë nuk ta donë, nuk i shkojë puna mirë as ne diplomaci. Ministria e jashtme e Kosovës u ba me problematikja me plotë skandale dhe afera te ndryshme të cilat edhe ia lanë imazhin e keq Kosovës ne botë. Bente, apo nuk bente lobim të fortë për anetarisimin e Kosovës ne mekanizmat ndërkombëtar, deshtoi ne te gjitha anët, ne çdo aspekt. Nuk arrijti të ia sjellë Kosovës asnje njohje te re për këto gadi dy vjete.

Nuk i përngjante aspak kolegut te tij serb, murlanit te diplomacis serbe Ivica Daçiqit, i cili me diplomacin e tij ofansive e shkeli për tokë diplomatin inert, te padije dhe te pazotin Behgjet Pascolli. Derisa diplomati kosovar Behgjet Pacolli po bante sefa me dreka e darka ne pallatet e tij, Ivica Daçiq i binte rreth e rrotull botës për lobim duke i bindur bukur do vende qe ta çnjohin shtetin e Kosovës. Arijti te ia hjekë mbi nja 10 ç’njohje Kosovës. Këto ditë këtë e beri edhe Republika e Palauit. E, Behgjet Pacolli as që ia prishë qejfin vehete pse po ndodhin këto çnjohje, duk e akuzu Daçiqin se këto po i bejka me vajza te bukura, etj.

Pas të gjitha këtyre deshtimeve në diplomaci Ministri dhe z/kryeministri ishte dashtë te jepë doreheqëje, bile morale për mossuksesin e tij dhe damin qe po ia sjellë Kosovës në diplomaci. Por ka ngulë këmbë nuk donë me dhanë doreheqeje, as qe bile ia kërkon dikush, sepse këtu te na në Kosovë doreheqjet janë te”ndaluara më ligj”, po i hupka fytyra me ba me dhanë dikush doreheqëje, keshtu qe me u rrotullu krejtë Kosova askush nuk jepë doreheqeje.

Pasiqe Behgjet Pacolli ka ngulë këmbë si iriqi te mosë dorehiqet, por po donë hala me nejte ne diplomaci sepse kjo po ja mundesojka me e pa krejte botën por edhe bisnesit te tij. Por, atij i duhet me e ndejkë ndonjë kurs për diplomaci për me qenë më i suksesshëm për te mesuar se si dredhet dhe zhdredhet puna ne diplomaci. Nga ana tjater trashullaku serb Ivica Daçiq nuk flen nga sikleti se si me ja hejkë Kosoves ndonje njohje, dhe ne këtë po ka sukese, sepse ne ato vende qe e kan njoftë Kosoven Behgjet Pacolli as nuk dinë se ku janë e lere me ti vizitoi.

Pasiqe Behgjet Pacoli nuk ka as nje fije shkollë për diplomaci do i sygjeroi te shkojë, te ndjekë kursin për dipëomaci te homologu i tij Ivica Daçiq, i cili na çenka me i zoti për këtë punë. Ne këtë kurs Ivica Daçiq do ta mësoj Pacollin se si bahet diplomacia, si luhet lojrat ne diplomaci për te pasë sukses.

1 KOMENT

  1. O Binak,

    Pacolli eshte nje rrenc ordiner dhe s’ka lidhje me diplomacy… kjo eshte e sakte.

    Por ti e quan nje çetnik milloshviqian Daçiq …Murlan diplomatic.!!! Ky nuk eshte diplomat, sepse as ky nuk ka bere asgje per diplomacine shkavelle… por ato vende qe jane te orientuara kah Rusia, ato gjithsesi e urrejne Kosoven.

    Kur idoli juaj Daçiqi te e kthen AMERIKEN dhe BRITANINE per vehti… ajo eshte diplomacy. Por ti edhe shumë të tjere akoma jeni te okupuar mentalisht… dhe e adhuroni shkavellistanin.

    LIRIA FIZIKE FITOHET PER NJE ORE, NJE DITE… por liria mendore nganjehere nuk fitohet kurrrë. TI BINAK KE LINDË, JE RRITE DHE DO TE VAZHDOSH TE JESHE I OKUPUAR PREJ SHKAVELLEVE… sepse i adhuron dhunuesit e tu…

    Shënim: Kujdes, mos kaloni në replika fyese… /AÇ

Komentet janë mbyllur.