BARBARITË GREKE NË SHQIPËRI

0
1244
Barbaritë greke në Shqipëri - Costa Tomori Leusa

Libër për barbarite greke në Shqipëri, i botuar më 1917, në SH.B.A. Nga (Kosta Tomori Leusa)

Credit Dhimitri Taqka

Parathënje

Të Dashur Këndonjës !

Atdheu tonë, Shqipërija e dashur, rojtur 500 vjet në tirani, nënë bajonetën e Turqisë, Flamurin tonë, i nderçim, dhe madhështor, i cili kur rontej Mbreti tonë Skënder Beu dërmoj heshtrat e Turqisë me 27 luftëra, më së fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjë, pas vdekjes të ati mbret trim dhe kalorës i cili mbrojti nderin e Shqipërisë gjer në orën e fundit.

Dhe kështu që më 1400, më 1913, Shqipëria rojti nënë zgjedhën e Turqisë e cila na ndëroj të tëra zakonet tona. Na ndahu në dy parti: Myslymanë dhe të Kërshterë, na futi më një armiqësi të madhe midis të Krështerëve dhe Myslymanëve. Myslimanët Shqiptarë duke u verbuar nga lavdija që u dha Turqia, harruan atdhen’e tyre dhe punonin vetëm për nderin e Turqisë, duke shtypur popullin i cili i dërmuar dhe i shkelur nga këta tiranë, u shtrëngua të kërkojë një mprojtje të cilën nuk ju kurzye t’ia japë Kleri Grek.

Kleri Grek duke përzjerë fenë me kombësi, gjeti një rast të mirë, për të pagëzuar për së dyti Shqipëtarët duke dhënë emërin Grek, se kështu ka thënë Zoti Krisht. (Që ç’do orthodhoks është Grekë!). Pushtuan pra të Krështerët me anën e kishave dhe të skollave.

Të Krështerët Shqiptarë, duke u gjendur nga njëra anë nënë bajonetën e Turqisë, dhe nga ana tjatër si vëllezërit e tyre të djeshmit Myslymanët Shqiptarë duke nvarur pallën e Sulltan Muratit në qafë, po tregonëshin jo si Shqiptarë, po si kur qenë vet ata të ardhur prej Anadolli dhe zapëtuan Shqipërinë duke quajtur të Krështerët Shqipëtarë si robër. Kështu pra dhe të Krështerët Shqiptarë, duke u gjendur në mes të këtyre dy zjareve pushtuan verbërisht rasën e Klerit Grek, dhe çdo fjalë që deltej nga gojë e tyre qe e bërë ndër këta.

Ch’do njeri pra kur heth’ një farë në dhe vete me shpresë, që ajo farë do të mbinjë, do të ritet, dhe kur të arihet do të shihonjë pemët e saj. Kështu pra këtë farrë që u mbuall prej 5 shekujsh mbi kuris të Shqiptarëve, sot ardhi koha për të korrur. Farra azdis si kriza mbi kurriz të Shqipëtarëve, dhe Shqipëtarët duke pandehur se kjo farë krisje një ditë do t’i nxirtej në lumtësi, po i shërbenin me ç’do farë mënyrë për të mos humbur lumtësin’ e tyre.

Më 1912 Shtetet e Ballkanit u bashkuan tok edhe dekllaruan luftë kundra Turqisë, të cilën e dërmuan.

Në këtë luftë, Shqipëria u shkel, prej Greqisë, Sërbisë dhe Malit’ Zi. Përveç Vlorës dhe Beratit të cilat nuk’u shkelë.

Të dyja Imperatoritë fqinjë të Shqipërisë, Austria me Italinë duk me patur interesat e tyre, kur panë se më shuma tok’e Shqipërisë u shkel prej shteteve Ballkanit, nuk’ u mënuan por thirrë Ismail Qemalin dhe e këshilluan që të vintej në Vlorë dhe të dekllaronte Indipedencën e Shqipërisë.

Ismail Qemali pas këshillës që i dhanë u ngrit dhe vate në Vlorë më 7-të Vjeshtës së tretë dhe dekllaroj Indipedencën dhe ngriti Flamurin e Shqipërisë. Pastaj filloj dhe një Guvernë provizore që të Qeveriseshin ato vise të pa shkelura të Shqipërisë gjer sa t’i jepnin funt çështjes Shqiptare Fuqit’e mbëdha. Kur u mbarua Lufta Ballkanike, Fuqit’e mbëdha bënë një Konferencë në London për fatin e viseve që u shkelë prej Shteteve Ballkanit.

Djelmuria Shqipëtare të mërguar nga Atdheu në Amerikë, Misir, Vllahi, Bullgari e gjetkë, duke me rojtur në atmosferë të paqme u përmëntnë shumë shpejt nga gjumi i pa përmendur që i kishte vënë propoganda e huaj. Kupëtuam se çdo njeri në këtë botë që krioj Zoti ju dha nga një gjuhë të cilën s’ka të drejtë njeri që ta ndallonjë. Kështu pra edhe neve si Komp nga ata më të vjetërit në Ballkan duhet të rojmë të lirë, me gjuhën tonë të bukur, në atdhenë tonë të dashur, me zakonet tona të larta. Edhe për të fituar këto, djemt’e Shqipërisë që ronin lark atdheut po përpiqeshin me gjithë fuqin’e tyre, me shoqërira, me protestime ndë Fuqitë e mbëdha, me telegrame në Konferencë të Londonit, ku ju luteshin që të mos na hithnin në nonjë zgjedhje tjatër, po të na jepnin lirinë tonë. Mundimet e gjithë Shqiptarëve nacionalistë nuk u vate kot, se në këtë konferencë Fuqit e mbëdha përfunduanë që Shqipëria duhet të ronjë e lirë, nënëshkruan rojtjen e Shqipërisë si një shtet i ri në Ballkan me kufi që do të bisedoheshin prapë në këtë Konferencë. Gjithë kjo Konferencë që vazhdoi 5 muaj ndau kufijtë e Shqipërisë të cilat janë këto që nga Korça në mest të urave edhe deltej në anën e Adriatikut në stillo. Përmblodhë këto qytete të Toskërisë: Korçën, Kolonjën, Leskovikun, Përmetin, Ginokastrën, Delvinën edhe Sarandën.

Për të ndarë vijat strategjike, vendosnë që të dërgojnë një Komision Internacional i cili me të mbaruar Konferenca u nis për në Shqipëri. Guverna Greke kur mësoj që Komisioni u nis për në Shqipëri për të ndarë viset zuri nga dhelpëritë, dha urdhër që trupat vullnetare që kish filluar me pahir të merrnin armët edhe të sheshitnin në për rugat e qytetit duke kënduar këngë Greqisht, ç’do njeri që sdinte greqisht të mos të deltej jashtë po të rinin mbyllur sa të shkontej komisioni. Në për rugat, në për portat kishin vënë nga një tabellë Frëngjisht dhe Greqisht ku thoshtej, bashkim me Greqinë ose vdekje. Po Komisioni ardhi i pa të gjitha po s’u a vari torbën. Bënë urdhërin që kishin, ndanë vijat, edhe shkuan. Pastaj ardhi çështja e mbretit, cilin ta dërgonin për fronin e Shqipërisë. Dhëndurë për fronin e Shqipërisë dullë një duzinë, po Fuqit’e Mëdha zgjodhën mbret për fronin e Shqipërisë prej Oborrit Gjerman, Prince Vilhem de Ëeid, Princesha Sofia dhe trashëgimtar’i fronit të cilin e quajtën Skënder Be. Kështu pra mbret i Shqipërisë vuri Kurorën e Skënder Beut dhe u nis për në fron të Shqipërisë, që i u përgatit në Durrës.

Gëzimi që patnë Shqiptarët e kulluar, nuku tregohet, bota ju dukej se qe e tyre, derthnin lot gasmorë, dhe përhironin Zotin që i vlerësoi të shikojnë Shqipërin e lirë, me mbret dhe mbretëreshë, dhe flamurin e groposur prej 500 vjet të valontej ndë gjithë viset e Shqipërisë.

Po ky gaz nuku mbajti shumë kohë, kjo liri na u duk si një ëndër e mirë që shikon njeriu natën, dhe kur zgjohet në mëngjes hidhërohet se i umbi të gjitha ato që pa natën e shkuar dhe është ajy që qe më parë. Kështu pra o të dashur këndonjës thirrja jonë na erdhi si ëndër dhe ëndër me përfundim tragjik se Shqipëria në vënt që ti shionjë pemët e lirisë u bë kasapanë të fëmijve të saj!…. Ch’do bari, ç’do lule, ç’do pyll, dhe ç’do mal u vaditnë me gjak prej grash, foshnja dhe burra që u masakruan prej armikut e Shqipërisë, prej Grekërve barbarë. Këtë librë që u jap sot Shqipëtarëve, për shkruan mjerimet e Shqipërisë jugës dhe shkakëtarët e këtyre janë këta.

(1). Fuqit’e mbëdha që krijuan një shtet me qëllim që të vdesë para se të lindet. Fuqitë e mbëdha po të donin me të vërtetë që të rontej Shteti Shqiptar do të bënin këto plane : Shqipëtarët (shumica e Shqipërisë) si një komp i pa ditur, një komp i rritur nënë bajonetën e Turqisë barbare, si një komp i rritur me propoganda të huaja që punonin dhe punojnë vetëm për botë dhe nuku kanë arirë në atë shkallë që të jenë dhe ata një komp si çdo komp tjatër në këtë botë. Natyrisht po të lesh fatin e një shteti ndër duart e këtyre që s’kanë njohur edhe veten e tyre, do të ç’katërrohet. Fuqitë e mbëdha pra duhej të dërgonin bashkë me organizatorët e xhandarmërisë Shqipëtare dhe një ushtri të vogël internacionale që të merrnin fren’e qeverisë Shqipëtare për pak kohë gjer sa të rregullonin pak shtetin. Pastaj t’i dorëzonin fren’e qeverisë mbretit të Shqipërisë. Po Fuqit’e mbëdha jo vetëm nuk i bënë këto, po dhe ca prej tyre me anën e përfaqësonjësve që kishin dërguar në Shqipëri nuku lanë gjë pa përdorur që të përmbysnin këtë shtet.

(2). Qeveria e Ismail Qemalit e cila në vent që të përkujdesej për organizimin e një xhandërmarije, ose një trupi ushtarak për sigurimin e shtetit Shqiptar, u muar me çështjen e kondicjonëvet historike të bankës e të tramvejve.

(3). Tradhëtor’i Shqipërisë Esat Toptani, i cili kur se Shqipërija zuri të lulëzonte, ky efiaet bëri një part kundra Shqipërisë dhe mbretit. Dekllaroj luftë që të përmbysë Fronin e atdheut të tij, të vriten vëlla me vëlla, edhe i të gjitha mjerimeve që u bënë në Shqipëri.

(4). Shqipëtarëve të vetë quajtur nacionalistë, agallarë e bejlerë, të cilët, kur se u bë Shqipëria shtet më vete, nuk e aruan zakon’e Turqisë, punuan vetëm për xhepin e tyre dhe shitnë atdhenë për një vezë të kuqe.

(5). Shqiptarët grekomanë të Shqipërisë së jugës, po unë në këtë librë flas vetëm për Grekërit dhe për Shqipëtarët Grekomanë, me anën e kësaj libre nuk desha të shtonj armiqësinë midis Shqipëtarëve dhe Grekërve, se këto mjerime do tu duken si ëndra, si përhalla o të dashur këndonjës, po janë të vërteta edhe më të shumta se ato se sa kam shkruar, se ati im më hodhi atje, dhe t’i shikoj me syt’e mija! …….edhe jam dëshmor, në këtë botë, edhe në të jetë përpara Zotit.

Shqiptarë, edhe juve djemtë tanë bres pas bresi kur të zini në gojë fjalën Grek mos harroni therrjet, djegiet dhe çnderimet.

Me nder

KOSTA PAPPA TOMORRI

Brockton, Mass, 1 Maj, 1917


PROPOGANDAT TË USHTRISË GREKE NË SHQIPËRI TË JUGËS

Shkuan 5 muaj që kur Ismail Qemali vate në Vlorë dhe dekllaroj Indipendecën të Shqipërisë dhe ngriti Flamurin tonë kombëtar. Kjo ëndër që ushqenim na u mbush; po s’na durohej pa parë edhe me sytë tona. Ky shkak pra na shtrëngoj bashkë me ca atdhetarë të lëmë Amerikën dhe të vemi në Vlorë. Më 1 Gusht 1913 harritmë në Vlorë. Para se të shkellnin këmbët tona, dhen e atdheut tonë të dashur ndjemë një mallëngjim. Vapori qëndroj dhe arriti kaikja që të na merrte, duallmë nga vapori dhe rymë në kaike, kaiken e zbukuruam me flamurët kombëtare që kishim me vete, edhe pastaj mori udhën që t’i afrohet skelës. Pa harritur në skelë hodhëm sytë dhe pamë këstjellën e Vlorës, ku ishte ngritur flamuri tonë kombëtar, edhe era e Adriatikut po i jepte valja të ndryshme.

Këtu sytë na u mbushën me lot, se një zëh na tingëllonte ndër veshët tona me fjallët mirësearthtë djemtë të mij në folenë tuaj. Në mes të këtij anthisiazmi kënduam këngën “Pranë Flamurit të Bashkuar”. Duallmë në skelë dhe u drejtuam për në kështjellë për të vizituar Ismail Qemalin. Iamail Qemali na priti mirrë, na pyeti nga vinim dhe nga ç’vise të Shqipërisë qemë. I thamë vijmë nga Amerika dhe jemi nga Përmeti dhe nga Korça, pas shumë fjalimesh Ismail Qemali na tha këto: që të mos u dëshpëroni djem se për së shpejti do të marrim lajmën gazmorë që këto vise të Shqipërisë që gjenden sot nënë hijen e armikut tonë do t’i lëmë nënë hijen e këti flamuri. Rroftë Shqipëria! Rroftë Ismail Qemali! -thirrëm ne. Pastaj u drejtuam për në qytet, vamë për t’u çlodhur në një nga hotelet e këtij qyteti. Qeveria me gjithë qe me një pa rregullim nuku na dëshpëroj kur se qeverisej prej Shqipëtarësh. Duke shpresuar se duke shkuar koha dhe duke vënë rregullin, kështu do arrinte në atë shkallë që ëndëronim.

Pas katër dit ardhi lajma gasmore që Konferenca e Londonit i dha funt kufivet të Shqipërisë, dhe Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Gjinokastra, Tepelena, Delvina, Himarra dhe Saranda i mbetnë Shqipërisë dhe Greqia u zotua që këto vise dot’i dorëzonjë me rregull dhe zyrtarisht ndër duar të xhandarmërisë Shqiptare. Kjo lajme gëzoj gjithë zemrat e Shqiptarëve, dhe atë mbrëma, bëmë përgatitje për një demostracion. Gjithë qyteti u sbukurua me Flamurë dhe me drita, gjithë populli u mbloth para gjykatores. Djemtë bënë një grup të veçantë, u vunë gjithë me sërë dhe çdo djalë mbante nga një qiri në dorë. Të dy djemtë udhëheqës mbanin nga një flamur në dorë. U nisnë djemtë përpara dhe prapa po u vintej populli. Sheshitmë gjithë rugat e qytetit duke kënduar kënkë kombëtare. Qëndruam para Konsujve të Austrisë dhe të Italisë të cilët na mirëpritnë duke dalë në ballkon dhe duke thirrur “Rroftë Shqipëria”, dhe populli u përgjegj “Rroftë Austria dhe Italia” Kështu mbaroi demostracioni duke lënë një kujtim të pa arruar.

Zotimin që ju dha Greqia Fuqivet Mbëdha na dha një kurajo që të lëmë Vlorën dhe të vemi në Përmet, dhe atje të pritnim flamurin tonë dhe zyrtarët e Shqipërisë, po u gënjyem!

Më 15 Gusht lamë Vlorën dhe u nisëm për në Përmet, arritëm deri tek Hani i Babajt. Këtu qiraxhiu na qëndroj dhe na tha: “Ju lutem, vështroni mirrë se mos keni no një kartë Shqip ose Flamur se një çikë më poshtë është ushtëria Greke dhe çdo udhëtar që shkon ndër duart të atyre e qindrojnë dhe e shikojnë, po t’i gjejnë gjisendi e shpien në Kumandari në Këlcurë e cili e lith dhe e dërgon në Gjinokastrë.”

Kur dëgjyam këto fjalë vështruam njëri tjatërin se këjo qe e para shigjetë që na çpoj zëmrën. U penduam që lamë Vlorën dhe rinim ndër duart e armikut për të vuajtur por qe vonë!… Inspektuam plaçkat tona dhe hoqëm çdo gjë që mund të na hidhte në rrezik dhe kështu u nismë si Krishti që vate në Jeruzalem me dashje për të vuajtur. Harrimeë tek karakolli i cili na qëndroj, na pyeti ç’njerëz qemë dhe nga vinim. Neve ju përgjigjëm që jemi të krështerë nga Përmeti, vijmë nga Vlora, dhe vemi në Përmet. Për fat të mirë gjetëm atje ca miq të cilët na shpëtuan dhe na lanë të lirë. Morëm rrugën e Përmetit që nga Këlcyra gjer në Përmet; u habitëm kur pamë se më çdo 5 minuta kalonim tabela me këto shkrime: Gërqisht dhe Frëngjisht (Bashkim me Greqinë ose vdekje).

Harrimë në Përmet. Të nesërmen na vjen një xhandar në shtëpi dhe më dorëzon një letër ftesë nga an’e Qeveritarit Grek. Në orën që më ftonin vajta në gjykatore. Në gjykatore qenë zyrtarët Grek dhe Komisioni Grekoman i Përmetit të cilët qenë këta: veqil i Dhespotit zoti Spiridhon, Vasil Stefani, Koço Bibi, dhe Qako Gërxhë. Hyra brënda dhe u dhashë vaftin dhe ndënja. Merr fjalën qeveritari dhe i thotë kryedivizionit Z. Mallama: “Ja na ardhi dhe një mik i ri.” Z. Mallama u egërsua dhe më thotë:”

– Nga je?
– Nga Lausa, – ju përgjigja.
– Ku ke qënë?
– Në Amerikë.
– Kur ardhe dhe nga ç’anë?
– Nga Vlora.
– Duket që je dhe ti nga Turko-Albanonjtë.
– Jo jam i Krështerë.
– Po ç’diall propagande ju heq si magnit dhe punoni kundrë neve që u kemi hapur sytë?
– Kemi punuar që në kohë të Turqisë. – i thashë.
– Po tani ç’djall kërkoni.
– S’kërkojmë gjisendi – ju përgjegja.
– Qysh më thua “S’kërkoni gjisendi”?

– Ç’janë këto? – më nxorri ca numra të gazetës “Djelli”, kur qenë botuar Protestimet dhe telegramet që u dërguan nga Shqiptarët e Amerikës për në Konferencë të Londonit. Pastaj më nzjerr një listë me emërat e më të shumtëve Shqiptarë të Amerikës dhe më pyet:

– Nga këta emëra që janë këtu, a njeh ndonjë?
– Njoh shumë prej ta – ju përgjegja.
– Po tani ku gjenden këta njerës?
– Në Amerikë i lashë – iu përgjegja.
– Jo, neve kemi lajme që shumë prej këtyre janë këtu rrotull, në çeta bashkë me Turko-Allvanus.
– Nuku di gjë nga këto – i thashë – unë në Amerikë i lashë.

Pastaj merr fjalën Qeveritari dhe thotë: Këtyre duhet t’u a ndjejmë për sa që kanë punuar, se tani e tutje do të binden te Qeverija jonë.

– Do të hiqni dorë nga kjo idhe? – më thotë Mallama.
– Po – i thashë.
– Çap në shtëpi – më tha – po vështro mirë mos bëni mbi udhë e nënë udhë.

Dolla nga gjykatorja dhe vajta në shtëpi.

Të nesërmen vjen Kafaz i Mitropolisë dhe më dorrëzon një letrë. E hap dhe leçit këto:

Zoti Costa Pappa:

Pas vendimit të kryetarit dhe të Pleqve (tis ethniqis aminis) mbrojtja nacionale!…. nesër më orën 2 P.D. të urdhëroni në Mitropoli për një çështje me rëndësi.

Kryetari Konom Spiridhon

Përmet 14 Gusht 1913


Pas urdhërit të letrës u drejtova për në Mitropoli. Në dhomën e Mitropolisë gjeta kryetarin me gjithë pleqtë (tis ethniqis amina) u dhashë vaftin dhe ndenjta. Pas pak minutash merr fjalën kryetari dhe më thotë: Zoti Pappa e morët një letër që ju çuam dihe me kafazin e Mitropolisë? E mora, prandaj ardha – u përgjigja. Shkaku i thirrjes tuaj këtu është kjo

(I ethniqi amina) ka dyshim tek ty se je Shqiptar, se në Amerikë s’kini lënë gjë pa përdorur për të lënë Atdhenë ndër duart e Turqisë!……

A do të ini i bindur ndë këto që përfunduam? Ç’përfunduat? – ju përgjigja.

(I ethniqi amina) kërkon nga ty (një grapton orkon) be të shkruar që do të eqish dorë nga kjo idhe që ke patur. Jam i bindur që kurse ardha këtu – ju përgjegja me tregon ben’ e shkruar, ku thoshtë kështu:

Unë i nënëshkruari beto-hem mbi emërin e Krishtit përpara (tis ethniqis amina) që sot pendohem dhe heq dorë nga ideja që kam patur, dhe do të jem besnik (istin mitera e ladha) pas si e leçita më thotë kryetari jini i bindur? dashur pa dashur jam – i thashë. Atëhere u ngrini të gjithë në këmbë . Kryetari e leçiti me zë të lartë dhe unë me dorën e djathtë mbanja mi Ungijll, dhe kur mbaroj e nënshkrova. Kështu pra dolla i lirë nga mitropolia.

Më 16 Gusht 1913, mitropolia ndau ca zëllënjë ku ftontej gjithë djemtë dhe burrat të vërsëj 18-45 vjeç, dita e mbledhjes qe dita e Diel, në shesh të mitropolisë.gjithë kështu bënë në viset e tjera që kish zaptuar ushtëria Greke. Pas urdhërit mitropolisë ditën e Diel u mbodhë të gjithë në sheshin e mitropolisë. Suma e kapërzhe-ntej nga 800 Shpirt.

Pas pak minuta dual nga mitropolia (ethniqi amina) Kryepoliça dhe Kryedivizioni i ushtrisë Greke Z.Malama.

Del përpara Z. Malama dhe thotë këto:

“Djem (tis miteras elladhos) një gas të math ndjenj kur shikonj se vrapuat të gjithë në thirrjen tonë. Qëllim’i thirrjes është ky.

“Me hidrim të math do t’u lajmëronj që fuqit’ e mbëdha kanë ndër mënt që tu ndajnë nga gjiri (tis mitros elladhoj) dhe do t’ju japin ndër duart të barbarëve – shqipëtarë, ku do t’u prishin fenë, dot’ u shnderojnë dhe dotë vuani më keq se në kohën e tiranisë turke, prandaj sot u thirrëm që tu organizojmë për luftën e nesërme. Dot’ u japim pra të gjithëve armë, dhe do të bëni gjimnastikë tri herë në javë. Kështu pra të ini të gatitëshme për ditën e nesërme që të ini të zotë t’u bëni ballë barbarëve Shqiptarë, kur neve do të jemi të shtrënguar ta zbrazim këtë vend . Besimin e kemi të plotë në ndjenjat tuaja patriotike.

Mos u dëshpëroni pra se neve nuku do t’ju lëmë vetëm, do të dalim nga porta dhe do të ryjmë nga deriçka, do të jemi kurdoherë në krahun e djathtë tuaj. Pas fjalët këtij folë dhe të tjerë; pasi mbaruan fjalët zunë duartrokitje të parreshtura duke thirrur (enosis i thanatos) “bashkim ose vdekje” . Pastaj të gjithë siç qenë u drejtuan për në policianë dhe të gjithë me rradhë shkruheshin dhe merrnin nga një dyfek me 50 fishekë. Si muar armët e përndanë në për shtëpira. Kur vintej ora e gjimnastikës binin kambanat dhe të gjithë mbidheshin në një shesh jashtë qytetit, dhe bashkë me ushtrinë Greke ushtëro-heshin 4 orë në ditë.


TË MOS HARROJMË ÇFARË NA KANË BËRË GREKËT

Shqiptarët sot e kanë të domosdoshme ta ngulisin mirë në mendje fjalën e filozofit “Kush e harron të kaluarën është i destinuar ta përjetojë atë përsëri”.

Ende pa dalë nga trauma e rëndë që u shkaktoi genocidi serb shqiptarëve të Kososës po u afrojnë përsëri prangat e robërisë serbe nën Serbinë postmillosheviçiane “të demokratizuar” nga “nacionalizmi i moderuar” i Koshtunicës. Gjakun që derdhën dhe mjerimet e papërshkrueshme që kanë hequr shqiptarët edhe, të zgjuarit e diplomacisë botërore, një herë duan t’i bëjnë kurban në altarin e kënaqjes së lakmive serbe dhe të planeve sllave në Kosovë dhe në Ballkan.

Në Shqipërinë Lindore (Maqedoni) shqiptarët po i trajtojnë si “raja moderne”, e vetkënaqur me vetsugjestionimin për lumturinë e saj mazohiste. Për më tepër shqiptarët në Maqedoni po i vënë të grinden e vriten me njëri-tjetrit që të forcohen themelet e kalbura të një shteti fantazëm sllavo-maqedon.

Në Shqipëri ka ngulur thellë kthetrat e përgjakuara e të infektuara Greqia, e cila kohët e fundit po kultivon këtu edhe një lloj të rrallë patriotizmi vendor, “patriotizmin shqiptar grekofil”, që sipas fjalëve të Paskal Milos dhe sipas qëndrimeve që predikojnë Nano, Godo, Ceka, Gjinushi, Meidani, Meta, Rama stërgjatosh (Edi i bashkisë) dhe Rama nanosh (Luani i sekretariatit të PS-së) e të tjera “figura politike” qyqane, u dashka të ketë në flamurin e vet parrullën “ Nuk ka gjë që na prish me Greqinë”.

Qeveritarët grekë me “Sharonin e Ballkanit”, Akis Xohaxopullos, në krye duke zënë sebep nga “beteja për Himarën”, kanë filluar ditët e fundit një ofensivë të re agresive ekspansioniste kundër Shqipërisë dhe një fushatë për izolimin e saj nga Europa. Kështu, pikërisht kur në pushtet janë Nano e Ruçi që janë çjerrur papushin se “Greqia është porta e vetme dhe e natyrshme për të hyrë Shqipëria në Europë”, qeveritarët grekë si të çmendur sulen që të mbyllin edhe dritaret e Europës për Shqipërinë, duke kërkuar “bojkot ndihmash ngë Europa” deri sa të kënaqen orekset e reja të Greqisë në kurriz të Shqipërisë.

Kurse “patriotët grekofilë” të Shqipërisë ende vazhdojnë të dërdëllisin “fjalë parimore” për të mpirë nervat e shqiptarëve dhe të betohen se grekët nuk i bëkan me qëllime armiqësore ato që po bëjnë kundër Shqipërisë, por nga që nuk i kanë gjërat të qarta se çfarë ndodh në Shqipëri, nga që grekët here pas herë i zënë ca emocione të forta kalimtare dhe nuk duhet që shqiptarët të zemërohen kur grekët bëjnë paudhësira nën veprimin e këtyre emocioneve.

“Patriotët grekofilë” të Shqiprëisë në qeveri, nëpër partira e shoqata, në gazeta e mediat elektronike deri nëpër rrugë, nëpër autobuza, në dasma e në morte, pra kudo ku u jepet rasti, përrallsin e dërdëllisn për miqësinë shqiptaro-greke dhe kërkojnë nga gjithkush të fshijë nga kujtesa e vet çdo episod të pakëndshëm në marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë.

Politikanët dhe historianët e Shqipërisë, ithtarë të “patriotizmit grekofil”, duan që të fshihet nga tekstet shkollore, nga librat e botimet e tjera në gjuhën shqipe edhe gjurma e fundit dhe më e vogël mbi barbaritë greke kundër shqiptarëve, mbi synimet e shovinizmit grek kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ndërsa grekët bëjnë çdo ditë plane se si t’i përsërisin në shkallë edhe më të lartë, në përmasa edhe më të mëdha, në mënyra edhe më të sofstikuara paudhësitë dhe barbaritë e tyre në kurriz të shqiptarëve, “patriotët grekofilë” të Shqipërisë duan të vënë në gjumë anestezik shqiptarët, të paralizojnë tek ata edhe mekanizmat e alarmit instiktiv për rast rreziku që i ka çdo qënie e gjallë.

Për të mos u lënë rrugën krejt të lirë këtyre “patriotëve grekofilë” të Shqipërisë që duan të çarmatosin psikologjikisht shqiptarët deri në humbjen e aftësisë reaguese për vetmbrojtje, po i paraqesim lexuesit një shkrim shumë domethënës të dëshmitarëve okularë të barbarive greke në Shqipërinë e Jugut, në kohën kur Greqia ndërmori ofensivën ushtarake për të krijuar “Vori-Epirin autonom”, gjë që Greqia përpiqet ta përsërisë edhe në ditët tona. Dëshmtitë vijnë nga një kohë e largët tashmë, nga viti 1913-14 dhe janë fiksuar në letër në vitin 1917 në SHBA. Kemi të bëjmë pra me një dokument origjinal, autentik, të veçantë në çdo pikëpamje që duhet të shërbejë për t’u mprehur shqiptarëve ndjenjën e nuhatjes, e të kapjes së rrezikut që i kërcënon, për t’u mprehur atyre syçiltërsinë para përsëritjes së rerziqeve me të cilat janë përballur dhe nga të cilat e kanë pësuar tmerrsisht paraardhësit e tyre.

Leximi i dëshmive të tilla duhet t’u hapë sytë shqiptarëve përpara metodave më të sofistikuara që përdorin armiqtë e tyre kombëtarë, tashmë të kthyer në një lloj armiqsh biologjikë, sllavët e grekët, për të bërë mbi kombin shqiptar po ato batërdi që kanë bërë më parë brezat parardhës barbarë, të barbarëve të sotëm. Rrëfimi i përmetarit, që në vitin 1913 la SHBA të shkonte të bëhej dëshmitar i tmerrit grek në vendin e vet, është një qortim e mallkim i rëndë për të gjithë “patriotët grekofilë” të Shqipërisë së sotme që na dërdëllisin pa pushim “për miqësinë e grekëve” që duan të na imponojnë parullën demoniake e shpirtin prej skllavi se “çfardo të na bëjnë grekët (nga emocionet e tyre prej të çmendurish), ne me Greqinë nuk prishemi”.

Dëshmitë e përmetarit po i botomë siç janë botuar në SHBA në vitin 1917, duke mos tentuar as ndryshimet gjuhësore të nevojshme. Me këtë rast duhet të falëndërojmë mërgimtarin atdhetar shqiptar në Austri që e fotokopjoi materialin në një bibliotekë austriake për gazetën “Rimëkëmbja” të Tiranës.

Abdi Baleta

Marrë nga Rimëkëmbja Kombëtare


DEKLARATA E KRYENGRITJES

A, or fati yne ! A o Zot ! kur e dinje qe neve Shqiptaret do ta nzinim historine perse te na nzijne fare ne bote ? e nuku na linje ne heresiren Plutoniane….. Pas si mbaroj fjalen veqil dhespoti muaren fjalen keta zoterinj : Llambro Dhonato, Mihallaq Kriqe. Subjekti i tyre qe gjithe ay i Veqil Mitropolitit. Me te mbaruar fjalet te gjithe duall jashte, me flamurin e Autonomise. Qeveria Greke e cila e dintej se çdo te ngjiste kish derguar policien, me ushtare te rregullueshme, sfungjitare, dhe kishin zene portat e kishes qe te mos i linin gjoja te dilnin Kryengritesit. Kryengritesit pasi u vune me radhe nga kater e kater, ne krye qindroj veqil mitropoliti dhe u sule qe te dilnin jashte nga porta. Policat Greke ju thone qindroni. Ata qindruan, policat pyet veqile ku vini ? Veqili iu pergjegj, puna tone eshte se ku vemi. Policia u thote, kemi urdher nga qeveria e Athines qe te mos te beni no nje levizje te tille, po po te perndahi. Veqili kthehet nga populli dhe u thote, vellezer policia na thote qe te perndahemi, ju ç’thoni ?

Te gjithe me nje ze thire, vdesim ketu dhe nuku perndahemi, po perpara ! perpara ! Zun e po shtytnin njeri tjaterin, polica me ushtaret dhe me qeveritare po mundoheshin te varferit te ndallonin po nuku muntne ! se kryengritesit u dhane nga nje te shtyme dhe i hodhe mu ne vije ku shkontej ujet. Une qe ndodhesha atje me ardhi keq se u vrane te mjeret!…. Po or dinake me keto djallezi doni ti mbuloni dinakerine tuaj? a mbulonen kurre qiejte me plaf? Kurre! Ju po te donit vertete ta ndallonit kryengritjen jo me sfungji te vinit po me nga nje shufre ne dore. Popull’i mjere nuke tundej nga vendi, po ju i ngrit or barbare, ju me pahir. Keshtu pra kryengritesit duall faqe bardhe se poshteruan qeverine greke. Zyrtaret e qeverise Greke.si e pane pisk, nga kryengritesit u perndane. Kryengritesit duall jashte u mblodhe dhe te tjeret qe kishin rrethuar qytetin u bashkuan te gjithe tok, dhe zune te sheshitnin rugat e qytetit duke kenduar kenge Gerqisht (mavr’i nikta sta vuna!) dhe duke thirrur poshte Shqiperia…

Grekerit i shikonin keto gjera per se largu dhe u gezohej shpirti, se u vune frene kafsheve dhe po i lonin si te donin. Pa si mbaruan se sheshituri u mblodhe prape ne mitropoli dhe ngrine flamurin e Autonomise, se ne gjykatore ishte zyrtarisht flamuri i Greqise, dhe nuk’ju heptej dore Grekeve qe te ngrenin ne gjykatore, se ahere dukej faqeza bashkim’i Greqise me kryengritesit. Me te mbaruar kjo komedi, veqil mitropoliti ju tha kryengritesve qe te perndahen dhe me te nesermen te mblidheshin prape ne mitropoli. Si u perndane kryengritesit u mblodhe ne mitropoli (ethniqi amina) ne kete mbledhje mori pjese dhe qeveritari Grek Z.Dasho. Qillimi i kesaj mbledhje qe per te zgjedhur nje guverne Autonome dhe u zgjodhe keta : Qeveritar veqil Dhespoti! Sekretar Dhame Prtheni, arketar Qako gerxhe, police, Mihalaq Kriqe, sekretar i polices Illi Apopstolli, gjithe keshtu u zgjodh dhe kujdestare te ngrenjeve këta: Kryetar Mantho Nana, sekretar Lipe Hristidhi; ndihmes Dhjonis Jani dhe Ngeli Sofroni. Gjithe keshtu u zgjodhe dhe nga viset e tjera, gjinokastre, Delvine, tepelene dhe leskovik se Korça ato dit u dha zyrtarisht nder Shqiptaret dhe nuku aritne te benin Kryengritjen.

Kryetaret e ushterive me te gjitha viset qene keta: Gjinokastre… Kolloneli Grek Dhuli Delvine … Officeri Grek Joanidhi Permet… Kolloneli Grek Mavroidhi Tepelene… Kolloneli Grek Zirra Leskovik… Kolloneli Grek Leondokanaki Te Diel mbreme 15 Shkurt 1914 ardhi nje telegram nga Janina guvernes Autonome, ku ju thoshtej qe te Henen te pritni 500 ushtare Greker (lipotakte) me 10 oficere. Te Henen pas urdherit veqilit gjithe kryengritesit u mblodhe ne mitropoli. Polica i regjistroi te gjithe me radhe ne Protokoll si mbaroj se regjistruari dolli veqili qindroj ne mes te kryengritesive dhe u thote ; zer’i atdheut (i mitir Ellas) u thiri dhe ju s’vonuat ne thirjen e saj, por rembyet armet dhe u mblothte reth flamurit. Po u kishillonj qe te mos deshperoji se s’jemi vetem, nenen tone Elladhen e kemi ne kra te djathte dua te jini trima te pa trembur, dhe te mbroni atdhene nga çdo rrezik qe ti vinje, qe sot e tutje te jini te bindur ne oficeret tuaj te cilet do te na vine sot.

Pas keture fjaleve ju thote: “Tani pregatituni te dalim jashte qytetit te presim vulnetaret duhet t’i nderojme se keta po behen therore per vendin tone” U radhone te gjithe dhe duall jashte neper rugat. Kendonin kenge Gerqisht; si duall jashte qytetit qindruan dhe ndenje gjer sa te vinin vulnetaret. Pas nje ore aritne vulnetaret. Kur u afruan afer u ndreqne te gjithe me radhe, pas urdherit veqilit dhe zune te kendonin marshin e Elladhes. Si mbaruan marshin Mihallaq Kriqe thiri (Zito ta palikaria t’u paneliniu) pastaj mori fjalen veqili ku ju tha mireseardhjen. Pas fjales veqilit mori fjalen Kocifaqi oficeri Grek qe ardhi me vulnetaret, i cili tha qe mos u trempni se nuku do tu leme te vuani, do te derdhim dhe piken e gjakut te fundit dhe nuku do t’u leme te bini nder duart te barbareve! Duartrokitje buxhitne, me fjalet rofte mbreti yne Kostandini.

U gezuat or kafshe qe ju ardhe vellezerit per ndihme, se keta u shkretuan shtepite tuaj, keta u ç’nderuan grate, keta ju there femijen tuaj, keta ju bene te gjithe te ligat qe jane ne bote. Besonj qe tani do te jini penduar po eshte von! Ketu do tu them çilet qene keta vulnetare. Oficeri Grek, Jani Koçifaqi nga Narta, Psaroj, nje katil nga viset’ e tjera te Greqise. Oficere te mveshur me petkat e Qeverise vetem nga shapka kishin hequr kuroren, petkat e ushtareve qene gjithe te qeverise dhe ne koke kishin lidhur nje shami te zeze. U radhosne te gjithe dhe u nisne per ne mitropoli. Poliça u perkujdes per vend qe te çlodheshin vullnetaret, i perndau te gjithe neper shtepira nga 4 dhe nga 5 ju ndane dhe te ngrena. Ate dite vjen nje telegram nga Dhespoti i Koniçes ku thoshtej qe pritni 1500 shpirt. Keta ardhe ne Gjinokaster dhe u perndane kesisoj.

500 qind Shpirt Gjiritllinj vane ne Leskovik nene kryesine e kapedan Fiorgagaqit gjith nga Gjiriti. 500 ardhe ne Permet nene kryesine e nje prifti katil nga Suli i quajtur Papa Jani, dhe dy kapedane te tjere te quajtur Kollovo nga Eotira, dhe Jorgollaqi nga Filipiadha , edhe 900 Shpirt vane ne Gjinokaster nene kryesin e oficerit grek Z. Papula i lindur ne Himare. Ne Permet na ardhe dhe shume kapedane te tjere nje katil i quajtur Kosta Becori, per kete katil guverna Greke jepte 15000 franga aju qe t’i shpinte koken e tij; Kapedan Niko nga Suli, Kapedan Aristidhi nga Janina, na u mblodhe ne Shqiperi gjithe katilet e Greqise qe te shpetonin Kafshet!…

Topat e Guvernes Greke e kishin qendren ne Kelcyre nene kryesin’ papa Georgjiut ky zot u muar vesh me guvernen autonome, dhe e lajmeroj qe lipotaktis me gjithe topa tjateren dite na erdhi me nje parade me gjithe topa. Me te nesermen bene nje mbledhje oficeret me gjithe Kapedanet ku biseduan ku te zinin kufine Autonome, dhe vendosne keto Kufi. Qarku i Permetit zuri Brezhanin, Kosinen, Mokriçen, Hotoven, Lupçken gjer ne uren e Katiut, Ginokastra, Delvina dhe Tepelena se bashku zune ne Kodre, ne Picar, dhe bashkoheshin gjer ne Himare. Leskoviku zuri Germenjin, Arezen, Barmashin, dhe bashkoheshin me kryengritesit e Permetit ne ur’ e Katiut.

Tre topat e Kelcyres i ndane keshtu: nje top ne Brezhdan nene kumanden e Mavrojndhiut, nje ne Lupçke, nene kumanden e Papa Georgiut, dhe nje ne Kosine nene kumanden e Kapedan Tromares. Kapedanet u ndane kesisoj: Ne Brezhan Kapedan Chuli nga Maleshova. Ne Kosine 4 Kapedane, Kapedan Papa Jani, Kolloyoj, Psaroj dhe Fjorgjolaqi. Ne Mokrice Kapedan Manoli nga Gjirite. Ne Hotove, Kapedan Niko. Ne Lupçke Kapedan Bubuna nga Buhali, Kapedan Qiro Chobani. Ne Ogren Kapedan Zervua, te gjithe keta katilezune keto kufi qe thame me siper.

PABESIA E USHTRISE GREKE

Ne fshatin Odrichan dy ore nga Permeti qeveria Greke kish lene 300 ushtare dhe dy oficere per te ruajtur kufine. Pas vendimit te Konferences Leondonit, Qeveria Greke u zotua per keto vise qe t’i dorezontej zyrtarisht ne xhandarmeria Shqipetare, dhe dorezoj keto vise, Korçen, Kolonjen, dhe Frasherin, i ardhi radha Odriçanit, lajmeroj pra kumandarin e keti trupi qe ta dorezonje kete fshat nder Shqipetaret. Oficeri kur mori kete lajme, u ngrit e ardhi ne Permet dhe lajmeroj Metropoline per dorezimin e Odriçanit. Metropolia kur mesoj kete lajme, ate çast thirri pleqesin’ e fshatit, dhe ju tha vendimin e qeverise Greke.

Pleqesia e pyetne qe ç’te bejne. Veqil Mitropoliti ju thote qe te ngrihi te gjithe me femije dhe te vini ketu ne Permet, se po te rini do te vuani nga Shqiptaret. Kur mesuan kete lajme pleqesia u hidheruan po s’benin dot ndryshe. Shkuan te hidheruar ne fshat, ku lajmeruan te gjitha keto grat’ e fshatit, kur mesuan zun’ e ulerinin se do te linin malle dhe shtepite te shkreta; po te rinin kishin frike nga Mitropolia qe do u thosh qe ini Shqiptare dhe do te lajmeronte ushtrine greke qe ti pervelonje, duke mos dashur lane shtepite dhe malle dhe ardh ne Permet, ku i perndane neper shtepira.

Si u zbras i tere fshati, oficeri Grek vate dhe u muar vesh me Kapedan Psarone i cili ndodhej ne Kosine, i tha per dorezimin e Odriçanit, i thote pra qe eshte nje rast i mire per te vrare Xhandarmerine Shqiptare, te vini te zine pusine qe do t’u i tregonje une. Mori Psarone me 30 andare dhe i shpie ne Qafe te Borockes perposh qe rruga qe do te shkonin Shqipetaret. Si mbaroj kete i pabesi, oficeri, vate ne Qafe te Kreshoves qe te kembenin kartat me oficeretShqipetare. Si i kembyen, greku ardhi ne Odriçan, mori ushtrine dhe ardhi ne Permet.

Oficeri Shqipetar mori 17 xhandermanj dhe i shkujdesur u nis per ne Odriçan, kur harine ne vend’ e pusise te pabesit Greker ju dhane nje patare dhe i lane ne vend, pastaj zbritne perposht, i kerkuan neper xhepa, u gjetne 50 napolona, u muarne robat, kepucet dhe hodhe kufomat ne perrua dhe shkuan prape ne Kosine. Kur mesoj qeveria Shqipetare kete vrasje me pabesi u protestua te guverna Greke, po guverna Greke ju pergjejg qe s’kam seç benj vendi ka bere kryengritje kunder jush. Pastaj qeveria Shqipetare dergoj 50 xhandare te tjere ne Odriçan. Kur vane ne Odriçan gjetne fshatin te shkrete vetem pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri Shqipetar si pa fshatin te shkrete vulosi te gjitha shtepite qe te mos te trazoheshin plaçkat qe kishin lene Odriçanllinjte, pastaj zune kufi ne Boroçke dhe ne Lipostivan.


MASAKRAT’ E PARA TE GREKERVE

Nje gjysem ore larg Kosines ku qe kufija Autonome jane dy fshatera Paçomiti dhe Kuqari. Ndenjesit qene myslymane. Keto dy fshatra me qe qene afer kufise Autonome, andaret vinin gjithnje dhe i keshilluan qe po te kupetonin nonje levizje prej Shqipetareve ti lajmeronin andaret se ndryshe jane te humbur’! Egersirat donin shkak qe ti prishnin keto fshatera. Nuku shkoj shume kohe por nje jave qe treguan barbarite e tyre.Me 25 te Shkurtit dit e Hene ne mengjes andaret hodhe ca patare gjoja pane ca Shqipetare qe ryne ne Pacomit.

Pas patarevet u sule te gjithe ne keto dy fshatera, dhe mblodhe te gjithe burat sa qene dhe i shpune ne Kosine dhe i mbylle me nje katua; u kethyen prape katilet ne keto fshatera, femija qe kishin mbetur ne fshat u there; pastaj u sullne ne per shtepi per te plaçkitur. Muar bagetine, 1500 krere dhen dhi, dhe 100 krere lope, pastaj u vune zjar shtepive i perveluan i bene hi. Si mbaruan ket katilet u kthyen ne Kosine. Nxuarr burrat qe kishin mbyllur dhe i shpune me nje perua te fshatit ku lemerisne me thika, cave u prene hunde, veshet, kembe, duar te mjeret e dhane shpirtin me lemerire qe edhe Neroni te qe nuke doti mundonte kesisoj. Numuri i tyre qe 75 veta si dhane shpirtin i lane ne ate Perua te zbuluar.

Korbat dhe qente i hengri mishrat e tyre. Kur bene keto therje dhe djegi andaret ushteri e regulueshme e Greqise gjendej ne Kelcyre dhe ne Permet. Guverna Greke kur pa se kryengritesit i zune barbarite, para se te ikenje ushteri e regulueshme dhe po ta lintej akoma do te dukej faqeza qe qe ai vete qe i bentej keto, s’menoj po urdheroj ushterin te ikenj nga viset qe ja dhane Shqperise. Ushteri sa po mori urdherin u ngritne, iken nga Kelcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena, dhe nga Saranda, keshtu pra guverna Greke i la keto vise nder duar te egersirave, te katileve, qe i dergoj vete.

Me te ikur ushteria e regullushme nga Kelcyra, kryengritesit qe gjendeshin ne Brezhdan nuku menjan por u hodhe nga Turbe e Meço Hysos, dhe i vane Kelcyres. Si uqerit u sule ne per shtepira, dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri, masakruan, gra foshnja dhe ca burra. Gumezhintej gruk’e kelcyres nga blegerimat dhe nga ulerimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtepite, muar gjen e gjalle qe gjetne, dhe pastaj ju vune zjare shtepive; tym dhe flake shikonje, si shkretuan Kelcyren u sule ketyre fshatrave qe qene afer kelcyres, Katundishe, Beduqas, Fratar, dhe varibop, pun’e tyre s’qe me tjater perveçse zjar dhe hekur!

Nje grua nga Fratari qe te shpetontej jeten e saj mori foshnjen qe kish dhe mori pylle, nje Grek i quajtur Karazha e pa qe po iktej u sul qe ta zintej, i thiri te qindronje po gruaja i shtrengoj kembet ca me shume, si pa egersira qe do te dersinte pa te zinte e kish me kollaj qe ta vrinte, i shtyri me pushke, dhe e plagosi te mjeren grua ne kembe, gruaja, sa po u plagos ra perdhe me gjithe foshnjen pas pak minuta egersira ariti. E gjora grua qantej dhe po shtrengonte foshnjen ne krahruar, greku zuri ti rembenje foshnjen nga duart, gruaja nuk e leshoj, dhe i lutej egersires qe ne ka nje njet te na therç, therme mua perpara pastaj foshnjen, aman ne ke Perendi, ne beson ne Krisht nuke mund ta shoh foshnjen te therur, po egersira zgurdulloj syte dhe nxhori kamen qe kullonte gjak. Gruaja sapo pa thiken i ra zali, Greku i rembeu foshnjen nga duart, gruaja uleriti, aty plasi foshnjen perdhe dhe zuri pas zakonit qe kane grekerit ta ç’nderonje.