ASLLAN SELMANI NJË THESAR I TEJÇMUAR DHE ENCIKLOBEDIST I MADH

0
1868

Prof. Dr. Asllan SELMANI (foto)

Në përkujtim të përjetshëm të Asllan Selmanit, i cili ishte një vlerë kombëtare e qytetare dhe kontribuues i madh për mbarë njerëzimin.

Qemal Musliu

Qemal MUSLIU

Ishte krenari që të patë: familja Selmani, në f. Llojan, Kumanova (qyteti Dielli), Shkupi, i gjithë kombi, shoqëria njerëzore dhe shkenca në veçanti! Ishe i ndershëm, modest, shkencëtar, intelektual i plotë dhe dijetar i rrallë. Shkencëtar i shkencave ekzakte, dhe mu për atë, ishte shumë objektiv në jetë, i realët, i sakët, fjalë pak, i arsyeshëm dhe vizionar. Ishe pa hile, e pa megalomani ballkanike, ishe ithtar dhe prijës i idesë reale, prijës i dijes të asaj që e bëjnë vetëm shkencëtarët dhe për atë ishe atdhetar objektiv e i devotshëm. Ishe i lavdëruar, si nxënës, si student, si profesor: në Gjimnaz, në Universitet, në Institut të Gjeografisë si studiues dhe si shkencëtar dhe gjithkund ishe më i miri, më i veçanti ndër më të mirët.

VEPRAT E PROF. DR. ASLLAN SELMANIT

Në veprat e Prof. Dr. Asllan Selmanit, gjejmë: Trungun e origjinës – Pellazgo – Ilir – Shqiptarë; mbretërit: Bardhylin, Teutën, Lekën e Madh, Pirron dhe të gjithë tjerë, që në Shqipëri kanë lerë. Gjeografin botërore, por që me mall të atdhetarit shkrove për malet: fushat Iliro- Dardane, dhe gjithçka që shihet në horizont, në tokë, në lashtësi dhe në lartësi.

Shkenca dhe kultura e Juaj qytetare e,si një intelektuali i mirëfilltë, gjithnjë të dha shkëlqim e energji çdo herë pozitive dhe u duke vetëm si kolos e Yll në shkencë, si vizionar e Aktor në punë, si dijetar e Mentor në Universitet, si një shkencëtar kozmopolit, dhe si Kolos në shkencën e gjeografisë dhe si Demograf. Si i tillë, ishe madhështor dhe i pranueshëm në çdo mes. Këtë dhunti e pate nga Natyra, nga familja, dhe nga bindjet e Tua të formësuar dhe të brumosura, mu ashtu siç ishit çdoherë, vetëm pozitiv. Për këtë, po të ishit, siç ishit JU, i madhëruari Asllan Selmani, te popujt që kanë shumë profetë, “pejgamerë”, apo “sveta” etj. Ju, për së gjalli do ta kishit epitetin e merituar, me plotë kuptimin e fjalës: I SHENJTË.

Prandaj me të drejtë thuhet e shkruhet se, shkencëtari nuk ka datë të vdekjes, se, me vepra prekë çdo pëllëmbë të tokës, prekë gjithësinë – Universin; prekë gjitha kohërat e zhvillimit shoqëroro – njerëzorë, parahistorike dhe historike deri në ditët sotme.
Dhe për atë, me vepra e Tija, është: në çdo vatër, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo bibliotekë, rajonale, e ndërkombëtare. Për këto virtyte e mrekulli që i pate, do të jetosh në shumë dimensione të jetës dhe nuk do të harrohesh kurrë.

Shkenca dhe shkencëtari si të tillë nuk kanë ngjyrë nacionale, nuk kanë ndikim rajonale të kufizuar, në rrethe e në kufi, dhe nuk kanë kurrfarë ngjyre ideologjike, fetare por gjithmonë kanë ngjyrë të kohës moderne universale. Për atë, me madhështinë që pate si shkencëtar, i takon mbarë shoqërisë njerëzore. Mu për këtë, për ta kuptuar shkencëtarin, mirë e saktë është vështirë, se duhet të dihet gjuha e Tij, duhet të dihet vizioni dhe largpamësia Tij. Madje gjuhën që Ai fletë kuptohet nga mbarë shoqërinë njerëzore, pa dallim nacionalitet, gjuhë, racë dhe fe. Këtë mrekulli e kanë vetëm shkencëtari si, vlerë e pasuri Hyjnore. Pra, për atë, Prof. Dr. Asllan Selmani, ishte, si një faktor paqeje, si një faktor bashkimi, e barazimi, si një faktor zhvillimi të gjithmbarshëm njerëzor.

Kombi Shqiptarët ka pasur gjithmonë njerëz të mëdhenj, por shpesh ka ndodhur që vlerat e tyre t’i kuptojnë më vonë, atëherë kur ata kanë ikur fizikisht përgjithmonë. Asllan Selmani mbetet një thesar i madh dhe një enciklopedist i rrallë, një studiues shqiptarë që mbetet unik. Puna e tij e palodhshme, profesionalizmi i tij, njohuritë që ai kishte në Shkencë, Kulturë, në Publicistikë dhe sfera të tjera të ndryshme shoqërore janë një punë e madhe që ai ka bërë për shqiptarët dhe një rezistence për te mposhtur propagandat e studiuesve sllav. Ne thelb Asllan Selmani fitonte mbi t’a sepse kishte njohuri dhe argumentet kundrejt te tjerëve. Kështu e përkujtojmë sot doenin shqiptar.

Në gjuhë të ndryshme shkroi më se 224 vepra me përmbajtje shkencore dhe profesionale.
Shkroi më se 19 libra universitarë, të shkollave të mesme dhe fillore.
Shkroi një ‘Ese’, ‘Hyrje në bastion, ‘Në Tetovë po ndodhin gjërat’, ‘Babiloni’…
Shkroi 7 libra poezish, si:‘Vaji i Vashës, Llovaruna, ‘Fyelli i mëngjesit’, ‘Pusi i Ali Beqirit’, ‘Guri i kristë’, ‘Përsëri në Llovarunë’, ‘Vjenë Koha, etj, etj’…
Publikoi 11 fejtone në gazetën “Flaka“ në Shkup. Mbetën të pa botuara edhe shumë vepra të tjera. Mbeten shumë vepra e dorëshkrime të pa botuar, të cilat mbase një ditë do të publikohen nga pasardhësit familjar, e gjeneratave të reja të lapsit e të shkencës.

VIZIONAR ME PËRMASA EUROPJANE E BOTËRORE

Ky Kolos i shkencës, ky Aktor e vizionar, veproi me shumë mençuri dhe bindje të thellë se, pavarësisht nga stuhitë e kohës, qoftë nga natyra, qoftë nga faktori njeri, nuk mund ta ndalin asnjëherë zhvillimin e proceseve shoqërore, që në lëvizje duken si të ngadalshme, ama lëvizin dhe vetëm lëvizin, dhe kjo lëvizje i vjen koha, të arrijë atje ku duhet të jetë: Popull Shqiptarë autokton me histori e kulturë të lashtë; liridashës, që kanë një “origjinë” si: TOKA, NJERIU dhe ZOTI. Dhe këta, një ditë do të jenë bashkë mu aty ku duhet. Se: “Autoktonia ka peshën dhe vlerën e çmuar, që nuk mundet askush ta shesë, ta blejë, ta dhurojë, por ajo fitohet me trashëgimi, ku askush nuk ka hise si i parë, dhe si e tillë Autoktonia nuk shuhet, nuk dhurohet e as fitohet, nuk shitet dhe as nuk blihet.

Prof. Dr. Asllan Selmani, ishte një Luan, në mesin e intelektualëve, një vizionar në mesin e dijetarëve, një dritë e fortë në shkencë, një dijetar e mentor në Universitet dhe një NJERI i plotë në jetë. Dhe jo vetëm kaq, ishte njëshi i kulturës; njëshi i guximit; dhe njëshi i arsyes. Filozofia e Tij ishte i përqendruar në shkencë. Por, më gjithë atë ndjenjat kombëtare i shfaqi në shumicën e veprave të botuara. Që vetë emri i Tij ndritë origjinë dhe përkatësinë e tij nacionale.

Shkencëtarët dinë më së miri se si duhet dashtë familjen, se si duhet dashtë kombin, se si duhet dashtë Atdheun, njerëzimin, Tokën dhe Universin. Shkencëtari është pa hile, edhe atëherë kur ka karakter nacional, ama realitet është ashtu, dhe për te, në këto raste nuk çante kokë, dhe ishte i prerë, e i guximshëm, ai bënte punën e vetë, pa dyanshmëri, por i prerë, i saktë, real dhe këmbëngulës. Ishte guximtarë, se e dinte realitetin. Frikacak janë ata që nuk janë përgatitur dhe që bishtnojnë.

Për atë shumë herë u ballafaqua me “shkencëtaret” sllav, të cilët i bishtnonin faktet historike, sidomos ndaj popullit autokton shqiptarë. I kaloi me shumë sukses, dhe mu për atë, punoi dhe jetoi në piedestalin e dijes, në piedestalin e shkencës, në piedestal të kulturës, në piedestalin e punës intelektuale, mu aty ku orientohet e drejtohet dhe zhvillohet ardhmëria e një vendi, ardhmëria e një shoqërie, ardhmëria e një kombi dhe ardhmëria e mbarë njerëzimit.

Për punën, kontributin dhe respektin që pati, si në universitet, si në grupin shkencor, brenda dhe jashtë shtetit, në Ballkan, Evropë, SHBA dhe kudo, u shpërblye me shumë mirënjohje dhe dekorata të ndryshme. Do të shpërblehet edhe në përjetësi, i ndjeri Prof. Dr. Asllani Selmani, me DRITËN e përjetësisë së shenjtë, siç thuhet se, “shkencëtarët, dyert e parajsës i kanë të hapura” e, nëse për këtë jo, për Kë ? !. Dhe, AI rron në shumë dimensione të jetës, për të mos u harruar kurrë.

Prof. Dr. Asllan Selmani, lindi dhe u rritë në frymën atdhetare, të mirëfilltë, në një familje dhe në një fshat, ku kultura dhe traditat kombëtare trashëgohen brez pas brezi, dhe në një fshat, ku në mënyrë të veçantë mysafiri respektohet tej mase.

BIOGRAFIA

Ky shkencëtar, ky dijetar, ky Yll i dritës e i dijes, Prof. Dr. Asllan Selmani, lindi më 10 qershor 1945, në fshatin Llojan – Kumanovë, nga prindërit: babai RAMIZI, i cili rron dhe i ka kaluar të 100-tat, dhe nga e ama e ndjerë, SADBERE. Babai Ramizi, ishte xehetarë dhe njëkohësisht merrej e dhe me bujqësi. Familja Selmani, ishte një familje bujare, përparimtare, patriotike dhe një familje e dalluar në arsim, në kulturë, që në kohën më të hershme. Katër vjet të shkollës fillore, i kreu në vendlindje, ndërsa katër të tjera i kreu në fshatin Miratoc – Preshevë, ngase shkolla fillore në Llojan, atë kohë nuk ishte e plotë.

Ishte nxënës i shkëlqyer dhe dallohej për nga intelekti dhe aftësia e urtësia. Mësimet e mëtutjeshme, Asllani do t`i vazhdojë në Shkollë Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, në vitin shkollor 1963/64. Studimet do të ndjek në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyror, dega e Gjeografisë në Shkup, ku mbaron me sukses të shkëlqyeshëm më vitin 1968/69. Pas diplomimit punoi profesor i gjeografisë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, më vonë në Gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, në kohën kur u hapën paralelet në gjuhën shqipe, dhe përsëri pas disa viteve për të kaluar në “Zef Lush Marku” në Shkup.

Në ndërkohë regjistrohet në studimet e shkallës së tretë, në degën e Gjeografisë pranë Fakultetet Matematiko – Natyror në Zagreb. Në vitin 1976, mbron me sukses temën e magjistraturës me titull: “Aspektet gjeografike në ekonominë e strukturuar dhe të përgjithshme në komunën e Kumanovës”. Në vitin akademik 1978/79, zgjedhet Profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Ndërsa në vitin 1982, në Fakultetin e Gjeografisë në Shkup, mbron disertacionin e doktoraturës me temë “Problemet e proceseve socio-gjeografike në komunë të Dibrës, me theks të veçantë, funksioni në vend qendror”. Më 1986, Prof. Dr. Asllan Selmani zgjedhet docent në Institutin e Gjeografisë në lëmin Gjeo-ekologjike dhe bazat e gjeografisë. Më pas më vitin 2000, zgjidhet profesor i rregullt në Institutin e Gjeografisë, pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, në të cilën detyrë do të mbetet deri në pension.

Në vitin 1990, në zgjedhjet përgjithshme shumë partiake në Maqedoni, zgjedhet deputet republikan dhe në dy mandatet në vazhdim (në vitin 1992 dhe 1996) është zgjedhë Ministër për Arsim dhe Shkencë në qeverinë e RM-së. Në këtë detyrë do të jetë deri në fund të vitit 1998, ku më pas përsëri fiton edhe një mandat deputeti (deri më 2002). Koha e kaluar në politikë, i krijoi zbrazësi shpirtërore, dhe bukur shumë e mundoi që, mendonte që ta mbushë në të ardhmen, por kjo i mbeti si brengë dhe zbrazëtirë. Se, ishte i mësuar dhe i edukuar, vetëm me të vërteta, dhe jo me dredhi, e me hilet të llojeve të ndryshme, që bëheshin në kohë. Kohën e kaluar në këtë fushë e llogariste si jo shumë produktive.

Shkencëtari dinë më së miri se si duhet dashtë familjen, se si duhet dashtë kombin, se si duhet dashtë njerëzimin, natyrën e Zotin. Për to ai punoi shumë kohë dhe harxhoi edhe atomin e fundit, por me shumë përpikëri dhe me shumë pjekuri, duke mos lejuar që për asnjë çast, për asnjë çmim, të bëjë diç në damë të popullit dhe kombit të tij. Se për atë, rastësisht nuk ishte, një KORIFE i veçantë. Fundi, fundit veprimet e tija, nuk ishin me hile, edhe pse kishin karakter nacional, ama realitet ishte ashtu, dhe për te nuk çante kokën, ai bënte punën e vet dhe asnjëherë nuk kishte dyanshmëri, por i prerë, i saktë, real dhe këmbëngulës.

Për atë, asnjëherë në jetë nuk dështoi. Të hamendësuarit dhe të papërgatiturit, kanë të ngjarë që të pësojnë e të dështojnë dhe të frikohen. Por, Ai, i kaloi me mendje të mprehtë dhe me shumë sukses, dhe për atë punoi dhe jetoi në piedestalin e dijes, në piedestalin e shkencës, në piedestal të kulturës, mu aty, ku drejtohet dhe zhvillohet ardhmëria e një vendi, ardhmëria e një shoqërie, ardhmëria e një kombi dhe ardhmëria e mbarë njerëzimit.
Zotëri A. Selmani, edukoi dhe përgatiti shumë breza të rinj, e të reja që, nesër kontributin do ta japin, pa hezitim dhe rezultatet do të jenë të larta, në shumë fusha e dimensione, e sidomos në shkencë, në dije dhe në kulturë kombëtare, e qytetare moderne.

Se i tillë ishte ai vet, i tillë lindi e u rritë dhe u krijua në gjirin familjar, i tillë mbeti deri në momentin fundit të jetës së tij, shumë të bujshme dhe të mbushur me shumë vepra shkencore, e me vepra të ndryshme, si me poezi, e prozë dhe me tekste shkollore në lëndën e gjeografisë. Me punën edhe respektin që pati, si në universitet, si në grupin shkencor, brenda dhe jashtë shtetit në Ballkan, Evropë, SHBA dhe kodo, ai çdoherë u shpërblye me shumë mirënjohje dhe shpërblime të ndryshme.

SHKOI NË DRITËN E PËRJETËSISË, POR LA SHUMË VEPRA

Pas krejt kësaj madhështie, në moshën 66 vjeçare, më 3 tetor 2011, u nda nga kjo jetë e bujshme që, pati rast të bëjë edhe shumë mrekullia, por ja që proceset natyrore, janë të tilla dhe të pandalshme. Shkoi në amshim, për të lanë mbrapa, amanet, e shumë porosi, për të gjithë breznitë, pa dallim nacionaliteti dhe besimi. Të mirat edhe kontributet e tij i shfrytëzojnë gjitha gjenerata, ata që i shtrojnë për detyrë vetes, të merren me shkencë. Prof. Dr. Asllan Selmani, do të mbetet për jetë në shkollë, në universitet dhe në piedestalin shkencor. Mungesa e tij, do të ndihet për shumë kohë, e sidomos për bashkëpunëtorët në shkencën e gjeografisë dhe si, demograf e hartograf më i njohur në Ballkan e më gjërë.

I PËRJETËSHËM DO TË JETË KONTRIBUTI I PROF. DR. ASLLAN SELMANIT NË: SHKENCË, ARSIM NË TË GJITHA NIVELET, KULTURË, PUBLICISTIKË DHE NË LËMI TË NDRYSHME SHOQËRORE.

LAVDI QOFTË GJITHË ATË QË BËRE: SI KOLOS E YLL NË SHKENCË; SI MENTOR NË UNIVERSITET; SI INTELEKTUAL I PËRKRYERË NË SHOQËRI DHE SI FAMILJAR.
GJITHMONË DO TË PËRKULEMI ME PIETET TË LARTË PARA VEPRËS SË JUAJ.

3 Tetor 2018
qemalmusliu@hotmail.com