ANTOLOGJIA E BASHKAUTORËVE YMRIJE BEQIRI DHE ILMI DERVISHI HYNË NJË HORIZONTË TË VEÇANTË ME POEZI TË TË GJITHA TREVAVE SHQIPTARE

0
946

U përurua libri i titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji, të bashkautorëve, Ymrije Beqiri e Ilmi Dervishi, në prani të shumë krijuesve e po ashtu edhe z. Naim Latifi, sponsor dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi. Ky event kulturor u organizua nga Drejtori i Qendrës për Kulturore në Kamëz, z. Baftjar Cera dhe nën moderimin e zonjushave Dorisa Kecani e Anila Zyberaj. Referuan për këtë antologji me poezi z. Hysen Ibrahimi dhe z. Vladimir Muça.
Në kuadër të këtij eventi kulturor u deklamuan shumë poezi nga poet të cilit ishin pjesëmarrës në antologji. Kurse Juria në përbërje: Hysen Ibrahimi, kryetar, Fatmire Cecelia e Baftjar Cera, anëtarë, ndanë ”ÇERTIFIKATA” për krijuesit e kësaj antologjie.

Nga Hysen Ibrahimi, Recension

Përurimi i librit të titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji, bashkautorë, Ymrije Beqiri e Ilmi Dervishi, Tiranë, 7 nëntor 2018

Duke i qëndruar besnik poezisë që pasqyron jetën konkrete e shumëherë edhe të imagjinuar, bashkautorët e librit të titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji, Ymrije Beqiri e Ilmi Dervishi, kanë bërë një përzgjedhje të shkëlqyer të poezive nga autorë të dëshmuar në fushën letrare e poetike.

Në këtë Antologji me poezi, me 117 faqe, kanë marrë pjesë, gjithsej 29 poetë me nga katër poezi, gjithsej 115 poezi.
Madje, do të thosha, se përfaqësimi i poetëve nga të gjitha trevat etnike shqiptare, pastaj nga mërgata i jep një sharm të veçantë vet librit. Mbase për këtë secili lexues do e ndjen ngrohtësinë shpirtërore për nga emocionet që zgjojnë fuqishëm ndjenjën kryesore që kanë për poezinë.

Poezia e këtij libri të titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, po ashtu dëshmon vet emërtimin e titulluar, që hynë në një horizont të veçantë me poezi të të gjitha trevave shqiptare, që do të thoja tema të jetës urbane gjithëshqiptare. Vërtetë, kjo duhet vlerësuar nga shumë kënde, edhe në përfshirje poetike me vlera artistike, edhe me përfshirjen e autorëve shqiptarë me një bagazh të madh në këtë fushë.

Poetët e përfshirë në këtë antologji, si: Ymrije Beqiri, Ilmi Dervishi, Afrim Shatku, Gerti Ahmeti, Gjyste Dajani, Mimoza Milo Rusa, Raif Gashi, Sami Sherifi, Safet Hasani, Hasan Elshani e të gjithë të tjerët, janë të dëshmuar në krijimtarinë e tyre poetike dhe nuk janë të përzgjedhurit e rastit. Këtu mund të vërejmë se poetët në poezitë e tyre më tepër janë paraqitur në qartësinë e shprehjeve por me ide të impulseve të reja dhe tejet precize.

Forma se si është bërë përzgjedhja e poezive, mënyra e përfshirjes së poetëve, i gjithë ky kërkim i poetëve Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi, i përngjet një niveli të lartë artistik, krijues dhe kombëtar ku përmes rradhitjes së poezive nxjerrin mësim për krijuesit tjerë në të ardhmen se si duhet punuar në një Antologji.

Në recensionin tim kushtuar libri të titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji e dy autorëve, Ymrije Beqiri e Ilmi Dervishi, kam vlerësuar bindshëm duke u nisur nga fakti se kam hasur në poezi jo vetëm që korrenspondojnë me realitetin, por që kanë lënë gjurmë në shpirtin e poetit, e jam i bindur se gjurmë kanë për të lënë edhe te lexuesi. Këtë mund ta shofim në poezinë e titulluar ”Për ty babë” të poetes Ymrije Beqiri. Po citaoj strofën e parë:

Kur isha e vogël ti në prehër më mbaje,
T’u hidhja në përqafim e sytë nga unë si ndaje
Në vend të vajzës ti më quaje djalë
Babë, të ëmbla ishin ku mi thoje ato fjalë!

Shifet hapur dashuria ndaj babait, ku përmes perfeksionimit të shprehjeve poetike të autorës, poezia fiton vlera dhe ka një kuptim të drejtëpërdrejtë. Kurse në poezinë në vazhdim të titulluar ”DUA TË HARROJ” autorja fsheh dedikimin. Por përmes vargut shfaq një emocion të fuqishëm. Përballë dashurisë së përflakur, autorja paraqet kualitet artistik dhe tejet interesant, ajo në strofën e dytë të kësaj poezie shkruan:

Dhembje ç’ndjej në shpirtin tim,
Në trupin tim më s’kam fuqi,
Mendoja që vdekja do vinte ndryshe
E mendja m’ka mbetur çdo herë në ty.

Këtu mund të themi se autorja Beqiri, pavarësisht se poezia është në drejtim të individit, përmes kësaj poezie që ka përmbajtje dhe vlerë artistike, lidhet me realitetin, që autorja ndoshta në kushtet dhe rrethanat e kohës ka menduar ndryshe por jeta ka ndryshuar drejtim, ajo me të drejtë me pa dëshirën e saj ka shkruar këtë poezi, me një frymë optimiste për të ardhmen, sepse e thot kjartë E mendja m’ka mbetur çdo herë në ty.

Në poezinë e titulluar ”MEDITIM”, të poetit Ilmi Dervishi , ndonëse me një takim çasti, dëshmon prirje të veçantë në idenë për krijimin e një vargu që do të thoja artistik dhe tejet kuptimor. Jam i bindur se lexuesi, do ta vlerëson kur t’a lexon këtë poezi, ku unë po citoj dy strova nga kjo poezi:

Dy kolltuqe, një tavolinë rrumbullak
Katër shkallë druri me u ngjit atje
Aty ku dita nga puthjet u përflak,
Ku jemi sot, ku ishim dje…

Të dhemb koka, pusho, po ikë unë,
E thash krejtë qetë sigurisht,
Jo, po ike ti, më dhemb më shumë,
Befas fole ti, krejt sinqerisht

Kësaj poezi i shkon së tepërmi rima, sepse autori Dervishi, dëshmon prirje poetike, i cili aplikon parimin e takimit të dy të dashuruarëve në një kontest të ri, kur edhe sëmundja gjen vend në një moment, do të thoja. Rimën në këtë rast e përdor jo për shkak të pamundësisë për të gjetur shprehje të reja artistike, por e ka ideuar me shumë të drejtë shprehjen, e cila e ka përforcuar idenë e autorit, por edhe që i shkon atij takimi. Nga prirja që posedon poeti Dervishi, shifet se nuk i mungojnë shprehjet artistike, përkundrazi ai në kohë arrinë zgjërimin e fuqisë shprehëse të fjalës poetike që dëshmon se ka një përvojë të largët në fushën e krijimtarisë në poezi.

Duke u shetitur nëpër këtë antologji, vërtetë do të hasni në një krijimtari të mirëfillt poetike, sepse janë thurur vargje nga shpirti i poetit, që i përkasin kohës. M’i preku telat e zemrës poezia e autorit Raif Gashi , ku në një poezi të tij, shkruan:

Hej më tregoni
a ka nisur festa
a ngritët edhe ju ndonjë gotë
e të thoni
gëzuar o Gjergji ynë

Kjo poezi nënkupton kjartë, se poeti Gashi, me poezinë aktuale për mrekulli kujton kohën historike, duke ngritur dollin për Gjergjin. Kjo nuk është një poezi e rastit, sepse poeti don ta manifestoj 550 vjetorin e shkruarjes në amshim të Gjergj Kastriotit tonë të lavdishëm. Të tilla poezi te ky poet kemi mjaftueshëm, sikundër poeti Gashi, është i njohur, i cili përveç vlerave të tij poetike, ai shkëlqyeshëm mbështetet në angazhimin rreth problemeve të përditshme të kombit tonë, sa që poezie e tij me të drejtë shndrrohet në poezi satirë që stigmatizon dukurit negative të kohës. Poetët në shumicën e rasteve edhe përmes poezisë së tyre janë roje e mirëfillt e kombit. Ndaj të gjithë poetët duhet thënë edhe përmes poezisë at që është në dëm të popullit tonë Shqiptar, sidomos në kohën kur po flasim.

Prandaj, libri i titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji, kap vlera artistike dhe të njejtatë vlera të poezive, i gjejmë edhe te poezitë e krijuesve të tjerë të cilët janë përfshi në këtë Antologji, sidomos vërehet pjesëmarrje e knaqëshme e poeteshave që e përbëjnë zgjërimin e gjinisë femërore, si një shembull për të gjithë krijuesit që përgadisin antologji poetike.

Kështu, poezia në këtë antologji, arrin të harmonizojë dukshëm idenë e poetëve me idenë poetike duke dhënë mesazhin me qëndrim të kulluar ilirik, por që herë herë reflekton nga aktualja moderne me motive të dashurisë. Këtë më së miri e hasim në poezinë e titulluar ”Pika që derdhi gotën”, e autores Gjyste Dajani . Në strofën e dytë të kësaj poezie autorja thurë vargje vërtetë artistike. Ajo shkruan:

Dashuria nuk është varësi emocionale,
Nuk është e prekshme si send çdo ditë,
Është paqë e trupit dhe e shpirtit,
Që botën mbarë e çuditë.

Pra, në këtë poezi të Znj. Dajani, nga vergjet e cituara, hasim në një kuptimësi të kjartë, reflekse të autorës që për mrekulli përqëndrohet në pasqyrim të drejtë. E themi të drejtë, sepse pasqyron diç që është globale dhe e thot për mrekulli në vargun e fundit: ”Që botën mbarë e çuditë”.

Janë pra, të gjitha këto poezi të shkëlqyera dhe duke u nisur nga ky parim që duhet vlerësuar, mund të marrim në konsideratë këtë punë të shkëlqyer të autorëve dhe mund të themi se koha për barabarësi të gjinive është duke ardhur e me gjithë këtë shoqëria shqiptare do të konsiderohet e barabart pa diskrimimin e ndonjëres gjini. Vet numri i poeteshave i përfshirë në këtë antologji me 15 veta, është afër 50 % (përqidëshit) të përfshirjes. Kjo duhet vlerësuar si një shembull i shkëlqyeshëm. Kjo formë e bashkëpunimit duhet të dominoj me të gjithë krijuesit që mirren me përgaditjen e antologjive poetike, sepse koha do të na vlerësoj, kur e dimë se libri jeton gjatë.

Bashkautorsia (duke u bazuar në libri të titulluar ”NA BASHKOI POEZIA”, Antologji e dy autorëve, Ymrije Beqiri e Ilmi Dervishi), është vlerë e veçantë dhe priret për kah korrenspondimi i autorëve, duke dëshmuar vetëdije intelektuale dhe pse jo edhe historike në fushën e krijimtarisë. Thënje sipas mendimit tim:

”Poezia është vetmja që ruan plagët e një të kaluare që çdo zemër e dridhë, çdo kokë e trazon, çdo sy e bën me lot dhe çdo shpirt e bënë të vuaj sa të është gjallë”!

Krejt në fund, Znj. Ymrije Beqiri (tani edhe anëtare e Shoqatës tonë), Z. Ilmi Dervishi dhe ju të gjithë poetët pjesëmarrës në këtë ANTOLOGJI, më lejoni të ju përgëzoj përzemërsisht dhe shumë sinqerisht në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi dhe në emrin tim personal, për këtë vepër, e cila e shtoj numrin e antologjive në fondin e bibliotekave tona private dhe kombëtare. JU LUMT.

Referencë:
1. Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.
2. Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artiastëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
3. Lindi më 25.08.1971, në Dubofc, komuna Vushtrri, Republika e Kosovës. Autore e librit të titulluar ”NË KUFIJTË E HARRESËS” dhe bashkautore e antologjisë së titulluar ”Na bashkoi POEZIA” Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi, 2018. Ka në dorëshkrim edhe disa libra të tjerë. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
4. Lindi më 2 prill 1956 në Zalldardhë, Dibër. Ka botuar poezi e publicistikë nga viti 1972. Pjesëmarrës në disa Antologji poetike. Fitues i disa çmimeve letrare. Është autor i disa veprave: ”Flas me trishtimin tim”, poezi, ”Një shpirt përgjysëm”, poezi, ”Fotografi e grisur”, poezi, ”Ngjyrat e jetës”, poezi, ”Dinjiteti përballë intrigës”, monografi me bashkautor, ”Skoreja në vështrimin tim”, monografi, ”Gjurmë në vite”, poezi e publicistikë, ”Flöetorja e shpirtit” poezi.
5. U lind në fshatin Meshinë, Malësia e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961. Shkollën fillore e kreu në Meshinë, ndërsa të mesmen në Dardanë. Studioi në Universitetin e Prishtinës, porn studimet iu ndërprenë në vitin 1981, ngase u burgos dhe u denua për veprimtari në lëvizjen studentore. Jeton në Prishtinë. Ka botuar librat: ”Çiltërsia prej qelqit”, 2005, ”Mollë e egër”, 2008, ”Ecje nepër etje”, 2010, ”Hije e trishtë”, 2011, ”As ëndërr as jetë”, 2012, ”Fjalët mbesin gjallë”, 2013, ”Secili për vete…”, 2014, ”Mugëtira e lanës”, 2014, ”Jeta ka një pikë”, 2015, ”Dashuria nuk është mëkat”, 2016, ”Udhë pa ftesë”, 2017 dhe ”Hamshori dhe devaja”, 2018
6. Ka lindur në Lezhë më 14 mars 1950. Pas mbarimit të shkollës së mjeksore në Vlorë ka punuar si dentiste. Ka botuar: ”Me sinqeritet”, ”Malli i nënës”, ”I pavdekshmi”, ”Jeton brenda meje”, ”Princesha e Zadrimës”, ”Përjetsia rrënjë hodhi” dhe ”Vargjet e mia”.