Anashkalim i shqiptarëve për emrin e ri të Maqedonisë do ta thellojë krizën!

0
522

Nga Luan – Asllan Dibrani

Shqiperia bëri gabimet e veta me njohjen e Maqedonisë, pa kushtëzime për shqiptarët e atjeshëm!

Problemi i emrit të Maqedonisë me presione nga Greqia, ka lindur që në momentin që u shkëput nga ish Jugosllavia dhe doli si shtet i veçantë, por me ermin e çuditshëm FYROM, me idenë se mund ta rregullonte emrin më vonë. Këtë shtet të ri e njohu e para Shqipëria! – Edhe nuk morri parasysh se rreth 35 deri 45 % është me popullsi shqiptare. Ata kishte kufizime në liritë dhe të drejtat e veta si në etnitet ashtu në gjuhë dhe kulturë! Ky problem po vazhdon akoma me mos njohje gjuhe e historie nga një “Maqedoni artificiale” qe u bë edhe në kurrizin e tokave shqiptare.

Shqiperia bëri gabimet e veta me këtë njohje pa kushtëzime për shqiptarët e atjeshëm. Në kohën kur Shkupi dhe Athina përpiqen maksimalisht për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth kontestit të emrit, shqiptaret duken se janë te qitur jashtë këtij problemi, apo me mirë me thënë edhe vet faktori shqiptar po rrinë pasiv pran kësaj ngjarje që më vonë duhet ta zgjedhin ndoshta edhe me konflikte lokale apo lufte.

Maqedonasit janë edhe si nacionalitet i pa identitet i përzier nga e cila në të ardhmen pritet qe të ndahet midis shteteve fqinje në Bullgari, Serbi dhe Shqipëri!

Përplasjet për emrin kryesisht me Greqinë e cila nuk e pranon emrin e thjeshtë “Republika e Maqedonisë”. Ajo pretendon se ka një zonë me emrin Maqedoni me kryeqytet Selanikun (Thesalonikun) në Greqinë e sotme. Greqia po përdor prapaskenën “gjuaj gurin e fshih dorën”. – Po bënë presion në vendet fqinje edhe në Shqipërinë, por edhe në Maqedoninë duke pasur parasysh gjendjen jo stabile në mes shqiptareve dhe maqedonasve.

Shqiptarë e Republikës së Maqedonisë, nuk janë prononcuar seriozisht akoma në debatin për emrin pos “llafeve të odave dhe kafeve”. Edhe ashtu Maqedonia nuk ka qëndrueshmëri edhe me një përcaktim emri pa “pjesëmarrjen e shqiptareve”. Maqedonasit janë edhe si nacionalitet i pa identitet i përzier nga e cila në të ardhmen pritet qe të ndahet midis shteteve fqinje, si në: Bullgari, Serbi dhe Shqipëri.

Shovinistet e Athinës përpiqen te ndezin edhe më shumë konfliktin shqiptaro-sllave, nga e cila, as ajo nuk po e sheh veten se është jo stabile nga vet uzurpimet e vendeve të huaja sidomos me Shqipërinë dhe Turqinë.
Nëse orkestrojmë sipas politikes greke pa faktorin shqiptar atëherë do te bëjmë një vetëvrasje me pasivitetin karshi politikës aktuale që po sillet në Ballkan!?

Shqiperia dhe shqiptaret e Maqedonisë nuk duhet të pranojnë asnjë kërkesë greke qe cenon integritetin dhe interesat e shqiptareve të Maqedonisë qe padrejtësisht mbeten nen administrimin maqedan me të pa drejtë me rastin e copëtimit të trojeve shqiptare.

– Shqiptaret ma duhet të vetëdijesohen me djallëzitë hileqar të grekëve dhe serbëve që bënë kundër nesh gjate historisë.
“Nëse ne pranojmë që edhe me tutje te mbesin ky emër, apo të orkestrojmë sipas politikes greke pa faktorin shqiptar atëherë do te bëjmë një vetëvrasje me pasivitetin karshi politikës aktuale që po sillet në Ballkan!?

Po sikur ta bëjnë një kompromis Greqia dhe Maqedonia “Pa një marrëveshje ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve”, do të jetë i pavlefshme.
– Shqiptarët duhet ta kundërshtojnë këtë, sepse sipas propozimeve të këtyre ditëve, ka tendencë për sllavizmin e emërimit të ketij shteti nga e cila nuk do të jetë i pranueshëm për shqiptarët.
Mos na turpëro Shqipëri me detin! Mos na turpëroni shqiptarë të Maqedonisë, po lëvizni për interesat tuaja! Mos na turpëroni Kosove me fale toka Malit te Zi! Mos bleni viza me tokat shqiptare!?…

Ky shkrim le të jetë si mesazh dhe thirrje me force tek Shqipëria, shqiptaret e Maqedonisë dhe Kosovën, qe të bëjnë trysni ne faktorin ndërkombëtar kundër Greqisë, po pa e mbrojtur as Maqedoninë si emër. Iu bëjë, qe ta shpalosni të “vërtetën historike të fshehur dhe falsifikuar në dëm të shqiptarëve” sidomos pas vitit 1913 dhe gjatë ish regjimit komunist.

Tregoni botës se jeni gjallë diku me një gjeneze autoktone para sllavëve. Tregonju armiqve se jeni të verbuar nga propaganda e shteteve tuaja se këtu shqiptaret ishin të parët si popull e jo ku tu teket me t’i qit mexhat sllavo-greket. Politikaj dhe qeveritar shqiptar, “zgjohuni nga gjumi, aman mos na turpëroni”. Mos u kënaqni me kolltukët e butë karshi rrudhjeve dhe cenimit te drejtave të shqiptareve ne Ballkan. Mos na turpëro Shqipëri me detin!Mos na turpëroni shqiptarë të Maqedonisë, po lëvizni për interesat tuaja!Mos na turpëroni Kosove me fale toka Malit te Zi!Mos bleni viza me tokat shqiptare!?…