ANALISTË – HISTORIANË – APO…!

0
599
Lulash Ara

ANALISTË – HISTORIANË – APO…!

Në televizione
Gazeta e portale
Janë ca analistë
Janë ca gojë hale…!

Servila të pacipë
Që fëtyrë nuk kanë
Kalojnë sa te njëra
Sa te tjetra anë.

Sikur “filozofë”
Mbahen me demek
K’ta që edhe by….
E japin për pesë lek.

Janë të konsumuar
Duke dërdëdhitë
Askush nuk don tjetër
Që t’ja u shohë sytë.

Për të marrë vëmëndje
Nga publiku prap
Provojnë që të hedhin
Dhe një tjetër hap.

Papritur na dalin
Sikur “historian”
Çuditërisht i shohim
Çdo natë në ekran..!

Turkut edhe serbit
Shumë besnikë ju mbesin
Për një grusht me pare
Krejt Shqipërinë e shesin.

Kanë marrë një mision
Punës ja kanë nisë
Duan Kastriotin
T’ja dhurojnë Serbisë..!

Jo.. o të pafetyrë
Gjergji qe shqipëtarë
Me rracë e me gjak
Me fis e me farë.

Nuk luftoj për serbin
Shqipëtarët i bashkoj
Luftoj për këtë tokë
Gjerë sa vdiq e shkoj.

Kundër Kastriotit
Ju që nxirrni vrerë
S’jeni asgjë tjetër
Servila të mjerë…

Jeni shumë të vegjël
Mos u lodhni kot
Njerzimi ka njoftë
Veç një Kastriot.

Që në jetë të jetëve
Lavdia si ulet
Para emrit Tijë
Europa përkulet.

Le ti shkojë në vesh
Kjo fjalë ç’do tradhëtari
Kush s’don Kastriotin
Nuk ka gjak Shqipëtari.
— — — — — — — — — —
Lulash Ara.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar