Akademi përkujtimore dhe promovim i 14 veprave shkencore në Shtutgart-Gjermani

0
1096

Shkruan Asllan Dibrani

Fillimisht kryetari i “Qendrës Kulturore Shqiptare” në Shtutgart zotëri, Vitor Spaqi i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje, shpalosi qëllimin e takimit në kuadrin e manifestimit të pavarësisë se Shqipërisë, ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.

Ekzekutimi i himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës përkujtuan Pavarësinë e Shqipërisë, me të njejtin rast u mbajt edhe “Akademinë Përkujtimore kushtuar tri personaliteteve të shquara shqiptare, Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe Gjelosh Gjokaj“. Takimi ishte aq madhështor sa që theu retoriken e paralizimit shumë vjeçar në botën e kulturës mërgimtare shqiptare!

Tubimi u mbajt në Konsultën e Republikës së Kosovës në Shtuttgart. – Kjo jap sinjale shumë pozitive, qe klasa e re zyrtare, janë shumë më të arsyeshëm, punëtor dhe veprues në interesat e shoqërisë sonë kombëtare se sa më parë… Ata jo që u ndien si spektator në ketë tubim, por ishin edhe pjesëmarrës të organizimit duke lënë objektin e tyre, pikë takimi për këta tre veprimtarë të çështjes shqiptare. Në këtë objekt janë kryer një mori aktivitetesh nga mërgimtarët tanë… Përshëndetja e Konsullit të Republikës së Kosovës z. Blerim Canaj u prit me entuziazëm qe u duartrokit disa herë. Ai masën e përshëndeti në emër të institucioneve të Kosovës, iu uroj mirëseardhje dhe përmendi vlerat e këtyre figurave si shumë te rëndësishme për neve.

Takimi jehoj shumë mirë që në këtë takim i dha një vlerë artiske edhe ma shumë me promovimin e 14 librave shkencore nga Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit” me kryetar Nue Oroshi organizuar me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Vëllim i katërmbëdhjetë librave është fryt i punës së gjatë shkencore dymbëdhjetë vjeçare i mbi njëqind e pesëdhjetë intelektualëve krijues!

Në pjesën e dytë të akademisë u bë promovimi i 14 veprave shkencore nga e Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, si dhe të librit më të ri enciklopedik i cili posa doli nga shtypi “Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Ky vëllim katërmbëdhjetë librash është fryt i punës së gjatë shkencore dymbëdhjetë vjeçare, i mbi njëqind e pesëdhjetë intelektualëve anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare.. Kjo Akademi dhe këto promovime të librave, në një datë historike, siç është përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë, është i një rëndësie të veçantë, edhe për faktin se përkujtohen tre atdhetarë, të cilët me punën dhe veprimtarinë e tyre kombëtare e shkencore kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndriçimin e të kaluarës sonë si dhe në afirmimin e vlerave tona kombëtare, kulturore dhe artistike.

Pamje e të pranishmeve pas mbarimit të takimit në objektin e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart.

Duke mos dashur të mbivlerësojmë punën e njërit dhe zbeh veprimtarinë e tjetrit, këtu u dhanë vlerësime, analiza dhe studime të shumta për këta tre intelektual, Mark Krasniqin, Emin Fazliun dhe Gjelosh Gjokaj”. Vëmendje e posaçme dhe e përmbledhur për këto figura embletike përforcojnë vlerat tona në fushën e kulturës, artit, shkencës, por edhe mund të radhiten ndër figurat më të kompletuara kombëtare.

Fjala përshëndeste e Kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” Mr.sc.Nue Oroshi e mbajtur në Shtutgart më, 26 Nëntor 2016 ai nder të tjera tha:

Sot në prag të ditës së shenjët kombëtare 28 Nëntori kemi vendosur që Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” se bashku me “Qendrën Kulturore Shqiptare” në Shtutgart në mënyrë dinjitoze të përkujtojmë tre atdhetarët dhe studiuesit shqiptarë: akademik Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe Gjelosh Gjokaj, si dhe të bëjmë promovimin e katërmbëdhjetë veprave enciklopedike të historisë sonë shqiptare, vepra të cilat u botuan në intervalin kohor prej vitit 2004 – 2016, si fryt i katërmbëdhjetë sesioneve shkencore të mbajtura në të gjitha trevat shqiptare dhe gjashtë akademive shkencore të mbajtura nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Zoti Oroshi ma tutje shtoj se shteti i ynë mbeti i ndarë edhe sot, ku çdo ditë kërkojnë që t‘i bashkëngjiten trungut amë, pra bijtë dhe bijat kërkojnë që sërish të mblidhen rreth sofrës Kastriotase me një Shqipëri të bashkuar dhe demokratike, ku do të krijohet një Konfederatë e Shteteve Shqiptare, me kryeqytet Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare nga e cila edhe këta tre burra me përkushtim vepruan për bashkimin kombëtar.

Avni Bilalli anëtar i kryesisë së Shoqatës “Trojet e Arbrit” foli për veprimtarinë e Emin Fazliu alias Emil Kastrioti i cili një jetë të tërë ia fali Shqipërisë së bashkuar dhe demokratike ish kryetar i “Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare”.
Z. Selman Etemi u përqendruar mbi vështrimin e shkurtër të 14 veprave shkencore të Shqipërisë Etnike. Si dhe librit të sapo botuar Atë Gergj Fishta Filozof ,ideolog dhe vizionar kombëtare.

Në këtë Akademi pjesëmarrës të kumtesave dhe diskutimeve ishin Zef Prenka, recitator i poezive të Ernest Koliqit ishte Gjergj Lleshaj. Ismail Hodaj poemë kushtuar këtyre veprimtareve. Evakuime kujtimesh nga kontaktet, bashkveprimtaria dhe gjurmët që lanë këta tre bura të kombit i sollën Leke Preqi, Xhafer Leci, Selman Fazliu vëllai i Emin Fazliut etj.
Takimi u përmbyll dhe në fund nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtuttgardit ishte përgatitur një koktej nga e cila u ndanë me një përshtypje mbresëlënëse të takimeve të tilla.